21 prill 2011

Vuçiniç është kthyer në një çështje


Dita e djeshme në Trigoria ka qenë ditë ballafaqimesh ku është folur përsëri për humbjen në Kupën e Italisë kundër Interit. Para stërvitjes, Montela ka folur me skuadrën në dhomat e zhveshjes.

Në fushë është riparë Hulio Serxhio, që ka zhvilluar të gjithë seancën stërvitore me portierët e tjerë. Ndërkohë Borrielo, nëpërmjet faqes së tij në facebook, ka bërë të ditur se do të jetë në dispozicion kundër Kievos: "Fatmirësisht, kam marrë thjesht një goditje të fortë në kokë.

Më pas do të vendosë trajneri". Lojtari simbol i gjendjes delikate që po kalon në këtë moment Roma është pikërisht Vuçiniç: dy gola të humbur me portën bosh brenda katër ditëve, një rekord për një sulmues që në tre sezonet e fundit ka realizuar 50 gola. "Në këtë periudhë, Mirko nuk është i qetë", ai mun të largohet në drejtim të Jives ose Interit - ka konfirmuar Montela.
/JUVENEWS.TK/