30 prill 2011
Duhen forcuar krahët
Vazhdohet të flitet për emrat në sulm, pa harruar mbrojtjen, krahët e të cilës vazhdojnë të jenë të brishtë.
Emrat janë gjithnjë të njejtit: Cissokho, Ziegler, Clichy majtas dhe Cassani, Beck Van der Ëiel djathtas. Të gjithë emra interesantë, që mund të rrisin forcën teknike të mbrojtjes, që me Grosso, Traore nga një anë dhe Grygera, Motta, Sorensen nga ana tjetër nuk kanë bindur në korsitë e mbrojtjes duke dalur shpesh të zbuluar dhe duke mos ofruar shtysën e nevojshme në sulm.
Majtas do të mundohen të rinisin De Ceglie-n duke e lidhur atë në sulm me Bastos. Përpjekjet janë për blerjen e Ziegler që me parametër 0 ngjall urinë tek shumë skuadra.
Djathtas lufta është mes dy lojtarëve, Van der Ëield he Beck, me Cassani-n si alternativë dytësore. Ditët e fundit janë shfaqur shumë zëra nga Gjermania që bëjnë të ditur se Juventus e ka praktikisht në dorë Beck. Në arkat e klubit gjerman do të shkonin 9 mln euro. Më në fund një mbrojtës që mund të quhet një përforcim i sigurtë për krahët. Do të na mbetet të shohim cilët do të jenë goditjet përfundimtare në krahë, por një gjë është e sigurtë. Krahët do të përforcohen. /fcjuventus-news/