22 prill 2011

Zidane: Juve ta transferojë Hazard


Ish-ylli i Juventusit, Zinedine Zidane e ka këshilluar Zonjën e Vjetër që ta transferojë mesfushorin fantastik të Lille, Eden Hazard.

“Unë do ta transferoja Hazard nëse do të isha tek Juventusi. Ai është lojtar i madh edhe pse vështirë të thuhet se ai do të ishte në gjendje të ndjekë hapat e mi te Juventusi”.

“Por, nuk ka dyshime se ai do të bëhet yll në të ardhmen. Ai është shumë i shpejtë, ka shumë klas individual dhe jam i bindur se ai do të bëhet lojtar i madh”, ka thënë Zidane për Tuttosport.
/JUVENEWS.TK/