27 prill 2011
Amauri mund të rikthehet te Juvja
Pas një fillimsezoni me Juventusin, që u kushtëzua me dëmtime, Amauri vendosi të veshë fanellën e Parmës. Këta të fundit, që e huazuan lojtarin nga Juvja deri në fund të sezonit, i besuan vendin e titullarit sulmuesit italo-brazilian, i cili është rikthyer në nivelet më të larta të tij.
Kjo rilindje e tij po tërheq vëmëndjen e shumë klubeve, mes të cilave dhe Fiorentinës. Ndërkohë agjenti i ish-bomberit të Palermos dhe Kievos, Xhiampiero Poçeta tenton t’i qartësojë gjërat duke thënë: “Nuk ka të reja rreth së ardhmes së Amaurit. Normalisht dua të nënvizoj meritat e Parmës që arriti t’i besojë lojtarit.
Jemi të gjithë të kënaqur me rezultatet që ai po arrin dhe për këtë s’ka nevojë për diskutime.
E ardhmja?
Ka një kontratë me Juventusin deri në qershor të 2012-ës gjithsesi është shpejt të flasim për këto gjëra.
Për momentin Amauri është i përqëndruar me Parmën. Në fund të kampionatit do shohim. Është vetë lojtari ai që do të vendosë rreth së ardhmes së tij.” /JUVENEWS.TK/