22 prill 2011

Del Neri: E ardhmja ime vendoset nga klubi


Dyshimet, të cilat janë legjitime, shtohen ditë pas dite për bardhezinjtë. Juventusi tashmë është duke menduar për sezonin e ardhshëm, por ajo që nuk dihet, është nëse do ta fillojë me apo pa Del Nerin. Pyetja nuk ka marrë ende një përgjigjie, ndërkohë që koha shkurtohet. Pas një fillimi të mirë, Juventusit tashmë i kanë mbetur edhe pesë ndeshje, për të shpresuar për një vend në Ligën e Europës, pasi Liga e Kampioneve duket një objektiv i pamundur. Shumë pak, për një Juventus që në dhjetor madje flitej se pretendonte edhe titullin kampion. Dhe kështu, ndërsa Juventusi është duke kërkuar një zëvendësues të Del Nerit, ky i fundit është parë në Bergamo, ku mund të marrë pikërisht drejtimin e këtij ekipi gjatë sezonit të ardhshëm. Gjatë konferencës së shtypit për ndeshjen kundër Katanias, Del Neri ka sqaruar disa nga gjërat që fliten në media.

Vetëm fjalë- “Në fund të ndeshjes me Fiorentinën, Marota tha se llogaritë për trajnerin do të bëhen vetëm në fund të kampionatit, për mua nuk ka ndryshuar asgjë. Ka tre muaj që flitet vetëm për pankinën time, duket sikur jam bërë një personazh për gossip. Mua ndërkoë më intereson vetëm vazhdimi I kampionatit. Është e drejtë që shoqëria të bëjë llogaritë e veta në fund të sezonit. Prezenca ime në Bergamo? Është çështja ime, ndoshta mund të kem vajtur edhe për të blerë rroba. Vështirë se mund të kem qenë për punë, pasi puna ime është në Torino”.

I qetë- “Për të patur një gjykim mbi punën time, duhet të pyesni shoqërinë, jo mua. Kundërshtimet e tifozëve ndaj meje? Unë vazhdoj që të eci përpara në rrugën time. Bëhet fjalë vetëm për një pjesë të vogël të tifozëve, e rëndësishme është që skuadra është rritur dhe po fiton. Akualiani ka thënë që gjatë këtyre muajve e kam ndihmuar? Me lojtarët kam një raport të drejtë, më pëlqen kjo gjë”.

Formacioni ndaj Katanias- “Do të përballemi me një ekip të përqëndruar dhe me dëshirë, që kërkon të shpëtojë. Të dyja ekipet kanë stimuj të shumtë, ata duan që të shpëtojnë, ndërsa ne kërkojmë një vend në Europë. Del Piero do të jetë titullar në këtë ndeshje”.

Ndërkohë, në ndeshjen ndaj Katanias, bardhezinjtë do të duhet që të bëjnë sërish pa mbrojtësin Xhiorxhio Kielini, i cili do ta shohë ndeshjen nga tribuna, për shkak se nuk ka mundur që të rikuperohet pas dëmtimit të pësuar një muaj më parë. Për këtë arsye, dyshja qendrore e mbrojtjes do të përbëhet sërish nga Bonuçi dhe Barzajli.
/JUVENEWS.TK/