24 prill 2011

Del Neri: Gabimet na kushtun shtrenjtë


Trajneri i Juventusit, Luigi Delneri e ka komentuar për televizionin Sky barazimin në shtëpi ndaj Catanias, i cili arriti vetëm në minutën e fundit të ndeshjes.

Ky barazim ia zvogëlon gjasat "Zonjës së Vjetër" që të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, sezonin që vjen.

"Nuk duhet lejuar që një skuadër ta përmbys rezultatin që e ke në dorë, kemi bërë gabime të mëdha. Kemi gabuar shumë në kundërsulme, në Serie A nuk mund të bëhen gabime të tilla".

"Më vjen keq shumë, duhet të piqemi, por situatat në fushë na ndëshkojnë. Catania luajti mirë, por shënoi nga një gjuajtje e lirë që nuk ekzistonte", theksoi trajneri italian.

Juventus po udhëhiqte 2-0, por Catania e barazoi në fund rezultatin.
/JUVENEWS.TK/