Modric, i lumtur në Tottenham
Luka Modric do të largohet nga Tottenhami vetëm nëse klubi merr vendim të tillë, ka njoftuar menaxheri i tij, Nikki Vuksan.
Modric ka zgjuar interesim nga disa prej klubeve të mëdha evropiane duke përfshirë Manchester Unitedin, Interin dhe Juventusin, mirëpo Vuksan ka theksuar se klienti i tij nuk planifikon të largohet nga White Hart Lane gjatë verës.
“Ka vetëm spekulime. Por, Luka ka kontratë të gjatë me Tottenhamin dhe është shumë i lumtur në Londër. Nëse merr ndonjë ofertë të madhe, vlerësimet i bën klubi”, tha Vuksan për calciomercato.it. /JUVENEWS.TK/