26 prill 2011
Beck në Bayern?
Reparti defansiv i Bayern Munchen ka qenë më i dobëti në ketë kampionat dhe gjatë verës pritet të ketë përforcime. Kapiteni aktual i skuadrës së Hoffenheim, Andreas Beck mendohet të jetë ndër të parët që do të “aterrojnë” në “Alianz Arena”.
Në rast të transferimit të 24-vjeçarit në Bayern, atëherë kapiteni Lahm do të vendoset në krahun e majtë në mënyre që t’ia liroj vendin Andreas Beck që luanë në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Për reprezentuesin gjerman interesim kanë shprehur edhe Milan, Juventus, dhe Borussia Dortmund, kurse kontrata e tij më Hoffenheim është deri në vitin 2012. /JUVENEWS.TK/