22 prill 2011

Vëllezërit Appelt Pires janë përfundimisht të Juventusit


U blenë përfundimisht vëllezërit Gabriel dhe Guilherme Appelt Pires, të dy lojtarë të Resende, skuadër carioca e Rio de Janeiro. Gabriel është një mesfushor mbrojtës, datëlindja 1993 kurse Guilherme është një sulmues datëlindja 1992.

Të dy kanë pasaportë europiane sepse janë me origjinë portugeze. Babai Fernando ka dalë para pak kohësh nga selia e Juves bashkë me agjentët Peppino dhe Luigi Tirri. Operacioni u permbyll për një shifër afër 3 milion eurove. Këta lojtarë kanë qenë ndjkur më parë edhe nga Inter, e cila dërgoi vëzhguesin e asaj kohe Pierluigi Casiraghi. /fcjuventus-news/