30 prill 2011

Agjenti i Buffon: “Buffon tek Roma, e pamundur”


Agjenti i Gigi Buffon nuk nguroi të flasi rreth zërave qe e duan Buffon-in larg Torinos dhe shpjegoi situatën aktuale:

“Kam dëgjuar shumë fjalë këto ditë rreth nje largimi të mundshëm të Gigi-t nga Torino dhe e mohoj këtë gjë katërcipërisht. Gigi është i dashururar me këtë fanellë dhe është i lumtur në Torino. Nuk e ka tradhëtuar këtë fanellë kur kishte mundësinë për ta bërë dhe nuk do të bëjë tani.

Ai ka një kontratë deri në 2013 dhe do ta respektojë atë. Zërat për një kalim të tijin tek Roma janë fjalë të cilat janë fryrë nga gazetat. Nuk ka asgjë ë vërtetë”. /fcjuventus-news/