27 prill 2011

Andrea Pirlo në Juventus?


Mesfushori i AC Milan, Andrea Pirlo është shumë pranë kalimit tek torinezët e Juventusit.

Sipas të përditshmes sportive “La Gazzetta dello Sport”, Juventus ka dërguar një ofertë të majme në drejtim të mesfushorit të kombëtares italiane, gjë që vështirë se mund ta refuzoj veterani.

31 vjeçari ka kontratë me “Rosonerrët” e Milanit deri në fund të këtij sezoni dhe këtë mundësi po mundohet ta shfrytëzoj “Zonja e Vjetër” duke e joshur mesfushorin me një pagë vjetore që vlerësohet të jetë katër milionë euro në vit plus bonuset.

Për Pirlon kohë më pare kanë shfaqur interesim edhe sheikët e Manchester Cityt.
/JUVENEWS.TK/