25 prill 2011
Koha e Del Neri-t mbaroi. Agnelli në kërkim
Juventus nuk ka më asgjë për të thënë, për të dhënë këtë sezon. Ato grimca të mbetura ëndërrash, u thyen nga goditja e dënimit e Lodi-t. Një pjesë e fajit i hidhet arbitrit Bergonzi, por gjithsesi, ai Juventus ishte i frikësuar dhe i pafuqishëm. Mundësitë që Del Neri të qëndrojë tek Juventus janë 0% dhe është deklaruar zyrtarisht një projekt rindërtimi.
Del Neri është treguar shumë i ashpër si me arbitrin ashtu edhe me lojtarët, të cilët i quajti egoistë. Skuadra e propozuar nga ai nuk arrin të qarkullojë topin në një avantazh 2-0 dhe nuk di të përfundojë një kundërsulm, e gjendur 4 lojtarë përballë një mbrojtësi të vetëm. U duk një skuadër që tmerrohej nga një Catania që lufton për qëndrimin në Serie A dhe këtë herë, ndryshe nga herët e tjera, tifozët juventinë po mbështesnin ngrohtësisht skuadrën.
Marotta dhe Agnelli po kërkojnë një skuadër të re. Kërkohet një trajner më kurrikulum, me eksperiencë dhe mentalitet fitues dhe kanë gjetur 3 emra me këto karakteristika: Spalletti, Mazzarri, Mancini. Të tre janë nën kontratën e ekipeve respektive dhe mund të lirohen vetëm nëpërmjet negociatave të gjata. Spalletti madje, është deklaruar i paprekshëm nga Zenit. Flitet për objektivë ambiciozë por jo të lehtë, por Juventus duket se ka mjetet për t’i bindur. Ana ekonomike nuk shihet si problem për të sjellë në Torino njërin nga ta.
Zgjedhja e katërt është Antonio Conte, që vlerësohet shumë edhe nga tifozët. Juventusi i Del Neri-t nuk ka të sigurtë as Europa League dhe ky është një falimentim i vërtetë për të gjithë. /fcjuventus-news/