26 prill 2011

Montolivo gjithnjë e më pranë Juves


Pasioni i drejtuesve juventinë për lojtarët e kombëtares italiane është i dukshëm tashmë. Pas Barzagli, Toni, Pepe dhe Quagliarella emri i ardhshëm që përflitet është Riccardo Montolivo(26), i cili është gjithnjë e më pranë Zonjës së Vjetër, sic na tregon e përditshmja torineze Tuttosport.

Mesfushori i Fiorentina-s është në përfundim të kontratës me ekipin e tij dhe marrdhëniet me drejtuesit nuk janë të mira, kështu që hipiteza e një trasferimi në Torino është e gatshme të rikthehet në realitet në pak kohë. Drejtuesi Marotta ka qëllim të ndërtojë një mesfushë me cilësi të lartë dhe pika e parë është rikonfirmimi i Aquilani.

Sic u thamë edhe dje, të Mërkurën Marotta do të udhëtojë për në Liverpool ku do të bisedojë me drejtuesit e Reds për një skonto prej 4-5 mln euro ose për një rinovim të huazimit. Kjo e dyta duket pak e realizueshme. Sapo të rikonfirmohet lojtari, drejtuesit do të hidhen në sulm për Montolivo.

Duke parë skadencën e kontratës, ardhja e Montolivo-s në Torino duke shumë e sigurtë. /fcjuventus-news/