29 prill 2011

Tuttosport:”Nis plani për Tevez”


Në pritje të 11 Majit të ardhshëm kur do të mbahet mbledhja e ardhshme e grupit drejtues të Juventusit, fjalët e djeshme të John Elkann u kanë dhënë zë lajmeve të merkatos.

Sipas Tuttosport, ëndërra mbetet Carlos Tevez (27), sulmues i gatshëm të lërë Manchesterin për të kërkuar eksperienca te reja. Trasferimi do të kushtonte 35 mln euro kurse lojtari do të përfitonte 5 mln euro në vit.

Takimet me Tevez dhe përfaqësuesin e tij janë gjykuar si pozitive nga drejtuesit bardhezinj, që po projektojnë blerjen e 3 lojtarëve të kalibrit ndërkombëtar për të risjellur Juventusin në krye të Italisë dhe më pas të Europës. /fcjuventus-news/