31 tetor 2010

Cassano: Dua të qëndroj te Sampdoria

Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, u ka thënë gazetarëve se ai i ka kërkuar falje presidentit të klubit gjenovian. Riccardo Garrone dhe se ai dëshiron që të qëndrojë te Doria.

“Më vjen keq për atë që ndodhi dhe tashmë i kam kërkuar falje presidentit Garrone para bashkëlojtarëve të mi”.

“Unë kam lexuar shumë për çështjen e ndonjë transferimi, por e përsëris se përderisa ekziston mundësia më e vogël, unë dëshiroj të mbes te Sampdoria”, deklaroi sulmuesi italian.

Rezultatet mjeksore për lojtarët e lënduar

Pas garës në San Siro, sot u kryen ekzaminimet klinike për lojtarët e lënduar të cilët kanë treguar një situatë shumë serioze.
Martinez ka një frakturë në këmbën e tij të majtë. Ai iu nënshtrua një operacioni në këmbë. Prognoza për kthimin e tij është dy muaj.
Paolo De Ceglie ka të lënduar rëndë gjurin e tij të majtë, prognoza për kthimin e tij është tre muaj.
Manninger ka të ndrydhur kyçin e këmbës. Portieri do të kthehet në dispozicion rreth më pak se një muaj.
Chiellini pësoi një tendosje të lehtë të muskujve ku do të mbajë disa ditë pushim më së paku deri në javën e ardhshme.

Lista e lojtarëve të lënduar:
Buffon
Manninger
De Ceglie
Traore
Martinez
Lanzafame
Grygera
Rinaudo
Iaquinta
Chiellini

Berlusconi: Më mirë të hesht

Se sa e rëndë ishte humbja e Milanit nga Juventusi, e dëshmon deklarata e presidentit Rossoner, Silvio Berlusconi, që ka vendosur të fshehet prapa kuintave dhe të mos flasë për takimin.

Berlusconi e shikoi takimin nga tribuna VIP e San Siros dhe momentet e takimit nuk kaluan mirë në lozhën e lartpërmendur për shkak të reagimeve të kryeministrit italian, gjë që u reflektua dhe në intervistën pas takimit.

“Kur fitoni flisni, por kur humbisni atëherë qëndroni të qetë, sidomos nëse humbisni sikurse që bëmë ne sonte”, theksoi Berlusconi. /

Marotta: Nuk na intereson Cassano

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, është distancuar nga spekulimet që flisnin se sulmuesi në largim i Sampdorias, Antonio Cassano, do ta shohë veten në janar në fanellën e Juventusit.

“Unë mund të them se Juventusi nuk është prapa kësaj. Juventusi nuk ka për qëllim që ta tradhtojë Sampdorian”.

“Dhe Cassano nuk është pjesë e projekteve tona. Për këtë arsye, zërat janë thjeshtë të kota dhe të pa baza”, konfirmoi Marotta. /

Del Piero: Nuk e kemi fituar Scudetton

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ishte tejet i qetë pas supersfidës së fituar ndaj Milanit, ku pos tjerash shënoi dhe golin e 179-të në karrierën e tij në Serie A, me ç’rast dhe theu rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kampionatin italian.

“Në këto ndeshje gjithçka mund të ndodhë. Ato kanë vlerë tri pikë, por ato janë gjithnjë të veçanta, pasi që nuk kemi fituar këtu që një kohë të gjatë. Puna që kemi bërë është shpaguar. Tani ecim. Tani duhet të shkojmë përpara. Do të ishte mirë të vazhdojmë kështu. Unë jam mirë dhe gjithmonë dua të luaj”.

“E ardhmja ime? Le të shohim muajt e ardhshëm. E ardhmja ime është gjitmonë e hapur. Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me Juventusin, por nuk jam i brengosur për të ardhmen. Goli ishte instinktiv dhe jam i ngazëllyer që arrita të godas”.

“Scudetto? Ne shpresojmë se kjo ndeshje është fazë e re e udhëtimit tonë. Ne duhet të përmbahemi nga entuziazmi në ndeshjet tjera. Ka ende punë për të bërë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë çdo rast”, deklaroi Alex Del Piero

Grande Super Liga


- Si luajten pjesmarresin Javen e 9, ne fund edhe qiftet e Javes 10 dhe 11..
- Luaj se me shpejt qe mos t`ju ik koha..
- Po ashtu mos harroni ne Rubriken "LAJME NEWS" mund ta votoni edhe futbollistin e vitit - Voto edhe ti se me 10 janar 2011 GrandeJuve shperblen te gjith pjesmarresit me mirenjohje..


JAVA 9 me 30/31.10.2010
AFATI I FUNDIT DITA E PREMTE ME 29.10.2010 - ora 0:00


Man Utd - Tottenham (?)
Bolton - Liverpool (?)
Milan - Juventus (?)
Palermo - Lazio (?)
Barcelona - Sevilla (?)
Deportivo - Espanyol (?)
Wolfsburg - Stuttgart (?)
Schalke - Bayer Leverkusen (?)

Milaim Rushiti

Man Utd - Tottenham (1)
Bolton - Liverpool (2)
Milan - Juventus (2)
Palermo - Lazio (2)
Barcelona - Sevilla (1)
Deportivo - Espanyol (1)
Wolfsburg - Stuttgart (1)
Schalke - Bayer Leverkusen (x)

Beslind Dragusha

Man Utd - Tottenham (1)
Bolton - Liverpool (x)
Milan - Juventus (2)
Palermo - Lazio (2)
Barcelona - Sevilla (1)
Deportivo - Espanyol (1)
Wolfsburg - Stuttgart (x)
Schalke - Bayer Leverkusen (1)

Shkelzim Halimi

Man Utd - Tottenham (1)
Bolton - Liverpool (2)
Milan - Juventus (2)
Palermo - Lazio (1)
Barcelona - Sevilla (1)
Deportivo - Espanyol (1)
Wolfsburg - Stuttgart (1)
Schalke - Bayer Leverkusen (1)

Arjan Ramadani

Man Utd - Tottenham (1)
Bolton - Liverpool (2)
Milan - Juventus (2)
Palermo - Lazio ( x)
Barcelona - Sevilla (1)
Deportivo - Espanyol (1)
Wolfsburg - Stuttgart (2)
Schalke - Bayer Leverkusen (1)

Adil Latifi

Man Utd - Tottenham (x)
Bolton - Liverpool (2)
Milan - Juventus (x)
Palermo - Lazio (1)
Barcelona - Sevilla (1)
Deportivo - Espanyol (1)
Wolfsburg - Stuttgart (1)
Schalke - Bayer Leverkusen (x)

Endrit Mustafa 

Man Utd - Tottenham (1)
Bolton - Liverpool (x)
Milan - Juventus (2)
Palermo - Lazio (2)
Barcelona - Sevilla (1)
Deportivo - Espanyol (1)
Wolfsburg - Stuttgart (1)
Schalke - Bayer Leverkusen (x)

Genc Hoxhaxhiku

Man Utd - Tottenham (1)
Bolton - Liverpool (2)
Milan - Juventus (x)
Palermo - Lazio (2)
Barcelona - Sevilla (1)
Deportivo - Espanyol (1)
Wolfsburg - Stuttgart (1)
Schalke - Bayer Leverkusen (x)

BesLind Kastrati 

Man Utd - Tottenham (1)
Bolton - Liverpool (2)
Milan - Juventus (1)
Palermo - Lazio (x)
Barcelona - Sevilla (1)
Deportivo - Espanyol (1)
Wolfsburg - Stuttgart (1)
Schalke - Bayer Leverkusen (1)

Labinot Ademi

Man Utd - Tottenham (x)
Bolton - Liverpool (x)
Milan - Juventus (x)
Palermo - Lazio (2)
Barcelona - Sevilla (1)
Deportivo - Espanyol (1)
Wolfsburg - Stuttgart (1)
Schalke - Bayer Leverkusen (1)

TABELA

1.Beslind Dragusha 28 pik
2.Milaim Rushiti 25 pik
3.Beslind Kastrati 24 pik
4.Endrit Mustafa 20 pik
5.Arjan Ramadani 17 pik
6.Shkelzim Halimi 16 pik
7.Edmond Krasniqi 15 pik
8.Genc Hoxhaxhiku 15 pik
9.Labinot Ademi 14 pik
10.Bujamin Zeqiri 11 pik
11.Valmir Zeqiri 11 pik
12.Sevdaim Arifi 10 pik
13.Adil Latifi 5 pik
14.Rilind Kastrati 5 pik
15.Alban Manxhuka 1 pik
16.Ramadan Ademaj 0 pik
17.Armend Rexhepaj 0 pik

Te nderuar Biankoner si dhe te nderuar pjesmarres te lojes Super Grande Liga ju informojm se GrandeJuve ka bere publikimin e dy javeve ne vazhdim..
Ju jeni te obliguar deri te premten me 05.11.2010 ti dergoni prognozat e juaja per Javen e 10 si dhe per javen e 11..
Vrejtje - Nese nuk i dergoni te dyjat me nje vend nuk do tju pranohen dy Javet qe jane te postuara me posht.. Andaj te keni Kujdes...


JAVA 10 me 06/07.11.2010
AFATI I FUNDIT DITA E PREMTE ME 05.11.2010 - ora 0:00


Lazio - Roma (?)
Palermo - Genoa (?)
Liverpool - Chelsea (?)
Birmingham - West Ham (?)
Real Madrid - Atletico Madrid (?)
Villarreal - Athletic Bilbao (?)
VfB Stuttgart - Werder Bremen (?)
Hannover - Borussia Dortmund (?)

JAVA 11 me 10.11.2010
AFATI I FUNDIT DITA E PREMTE ME 05.11.2010 - ora 0:00


06.11.2010 Sochaux - Auxerre (?)
07.11.2010 Nancy - Monaco (?)
Milan - Palermo (?)
Roma - Fiorentina (?)
Manchester City - Manchester United (?)
Zaragoza - Betis (?)
Deportivo - Ososuna (?)
West Ham - West Bromwich (?)

Berlusconi Uron Juven!

Siç është raportuar në edicionin e sotëm të La Gazzeta dello Sport, pas humbjes me Juventus, Silvio Berluskoni ka trokitur në derën e Juventusit që të përgëzoj lojtarët e Juventus për fitoren e arritur në San Siro kundër Milanos.Përsa i përket fjalëve,bosi Rossoneri ka deklaruar thjesht: ". Kur ju fitoni ju flisni, kur ju humbni ju jeni të mbyllur dhe preferohet të shkoni në shtëpi".

Allegri: Nuk e merituam humbjen

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka mbrojtur skuadrën e tij nga kritikat, duke këmbëngulur se ata nuk merituan humbjen ndaj Juventusit.

“Milani luajti mirë, ne krijuam raste dhe ua kemi limituar atyre mundësitë në pjesën e parë. Ne patëm raste për të barazuar, por ne nuk ishim në gjendje për këtë. Ky është futbolli”.

“Rezultati nuk është rezultat i futbollit të treguar sonte nga ne, por ky në të vërtetë është futbolli. Ne bëmë gabime në golat e tyre. Kjo është një ndeshje të cilën sigurisht nuk merituam që ta humbasim. Ky është futbolli. Ne duhet ta pranojmë humbjen në qetësi dhe të vazhdojmë tutje. Jam i sigurt se ne jemi në gjendje për të luftuar për titull”, tha Allegri i zhgënjyer pas disfatës.

Del Neri ndjen Scudetton

Luigi Del Neri ka lëvduar shpirtin e Juventusit pasi pa skuadrën e tij duke mposhtur Milanin e superpërforcuar me rezultat 2-1.

“Unë pashë një ekip që luftoi për çdo top. Ky është shpirti që na duhet përgjatë gjithë sezonit. Ekipi diti se si të bëjë diferencën dhe të tregojë qëndrim të mrekullueshëm. Ne duhet të vazhdojmë kështu. Ne po fitojmë në mënyrë të shkëlqyer pozitat në Serie A”.

“Ky Juventus na ka treguar se kemi shtatë shpirtra. Ne kemi besim dhe duam të punojmë shumë për të vazhduar kështu. Nuk do të jetë e lehtë, por ne e kemi treguar shpirtin e Juventusit të vërtetë”.

“Milani? Ata ishin kompaktë ndaj nesh dhe kanë lojtarë të mirë në sulm. Por, lojtarët tanë bënë sakrifica dhe ishin në gjendje t’i ndalojnë ata”, ka thënë pas ndeshjes Del Neri.

Nga Ibra te Krasiç, Seria A nuk ka gabuar

Blerjet e bëra në këtë merkato të verës kanë rezultuar vendimtare për shumë skuadra italiane.

Endrra e verës, që kthehet në një realitet në vjeshtë. Sa herë tifozi i ndikuar nga entuziazmi, në mesin e muajit gusht, ka imagjinuar se lojtari i sapoblerë nga skuadra e tij mund të ishte ai që do t’i jepte fitoret e ëndërruara. Për t’u përplasur më pas me dy realitete të trishtueshme. Shumë, tepër herë. Blerje të dështuara, ndoshta të shitur për një shifër më të ulët disa muaj më vonë.

Si Diego i Juventusit, sa për të dhënë një shembull. Por, këtë vit gjërat duket se kanë shkuar më mirë për ata që kanë investuar dhe kanë përforcuar skuadrën me lojtarë të rinj. Lojtarë që në harkun e pak javëve kanë fituar zemrat e tifozëve, që janë përshtatur shumë shpejt me skuadrën e re. Një merkato, që deri në këtë moment mund të konsiderohet më shumë se pozitive. Ta nisim pikërisht nga blerja më e bujshme e kësaj vere, Ibrahimoviç.

Pavarësisht se Milani në këtë fillimsezon ka patur një rendiment me ulje dhe ngritje, suedezi është përshtatur menjëherë me skuadrën e re dhe operacioni i mbyllur me sukses nga Galiani po rezulton i goditur. Pesë gola në gjashtë ndeshje zyrtare janë një mesatare shumë e mirë. Tre në Ligën e Kampionëve për të mundur Okserin dhe barazuar me Ajaksin por dy gola në kampionat, në “Olimpiko” kundër Lacios dhe tjetri të shtunën e kaluar në “San Siro” me Xhenoan.

Duket ai i kohëve të Interit dhe sezoni zhgënjyes me Barcelonën është vetëm një kujtim i largët. Piërisht java e fundit e Serisë A ka nxjerrë në pah juventinin Krasiç. Prej javësh është folur me ngjashmërinë e tij të madhe me Nedvedin, për flokët e verdhë, për rolin që mbulon dhe për mënyrën sesi vrapon në fushë. Tani mund t’i afrohet çekut edhe për mënyrën se si luan futboll.

Ishte ai që duhej për Juventusin, pas disa dështimesh të kohëve të fundit. Me 15 milionë eurot e shpenzuara që duken një investim i mirë. Dhe të mendosh se drejtuesit bardhezinj e kanë pezulluar operacionin për shumë javë, para se ta mbyllnin përfundimisht. Një operacion të suksesshëm duket se e ka bërë edhe Napoli me Kavanin.

Me pesë golat e shënuar deri tani në këtë fillim të kampionatit është golashënuesi më i mirë i Serisë A bashkë me Etonë. Një nisje e shkëlqyer, me sulmuesin uruguajan që ka shënuar dy dygolësha deri në këtë moment, kundër Elfsborgut në Ligën e Europës dhe kundër Çezenës të dielën e kaluar. De Laurentis e ka paguar, ose më mirë do ta paguajë shumë (5 milionë euro janë dhënë për ta marrë borxh, me të drejtën për ta blerë plotësisht kartonin e lojtarit vitin e ardhshëm të fiksuar në 12 milionë, për një total prej 17 milionë eurosh), por është një operacion që po jep rezultate të mëdha.

Një tjetër lëvizje e suksesshme ka qenë ajo e presidentit të Lacios, Klaudio Lotito, i cili ka siguruar brazilianin Hernanes, i paguar 13,5 milionë euro. Milani, që e ka ndjekur për një kohë të gjatë fantazistin, donte ta kthente në zëvendësuesin e Pirlos, ndërsa Reja ka preferuar ta zhvendosë disa metra më përpara, si mesfushor i avancuar.

Dhe nëse Lacio ndodhet në krye të renditjes, kjo është edhe për meritë të këmbëve të lojtarit brazilian. Edhe Borrielo te Roma ka qenë një lëvizje e mirë. Dhe tifozët verdhekuq kanë menduar menjëherë për një sukses në kampionat. Por realiteti, për momentin, ka qenë i ndryshëm. Por sigurisht jo për faj të ish-sulmuesit të Milanit, që përkundrazi ka shënuar dy gola deri tani në pesë ndeshjet e luajtura me verdhekuqtë.

Dy gola në kampionat janë shënuar edhe nga lojtari i Palermos, Iliçiç, zbulimi i fundit i presidentit Zamparini. I paguar 2,3 milionë euro, tani ai vlen dyfishin. Shumë pozitiv ka qenë edhe impakti i Xhiovinkos te Parma, por është për të ardhur keq që ish-fantazisti i Juventusit është ndalur për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshë. Në fund, po paraqitet mirë edhe braziliani Eder, i blerë nga Breshia për 4,2 milionë euro në merkaton e verës. Tani vlen 6.

Disfatë e pamerituar

Allegri :”Ne kemi luajtur mirë në njëzet minutat e para. Ibrahimovic goditi shtyllën, i cili kishte disa raste të tjera. Në periudhën e parë të lojës Juventus bëri praktikisht asgjë. Pastaj,pas një aksioni i cili ishte edhe i pari shënuan .Kishim shanse për të barazuar por përsëri ishin Biankonerët që patën fat dhe shënuan golin e 2-të . Pavarsishtë mundësive që kishim nuk arritëm rezultatin që e kishim pritur , Juventusi bëri atë për të cilën kishte ardhur shpresojmë të arrijmë rezulatate më të mira në lojët e ardhshme . Duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të bëhemi gati për ndeshjen me Real Madrid .

Forza Ekipore!

Pa Krasic, Chiellini, Iaquinta dhe pa De ceglie dhe Martinez (duke marr gjatë lojës lëndime të lehta) ishte një vendim ekipor për të marrë fitore ndaj Milanos në San Siro. Fitorja është arritur falë angazhimit maksimal të lojtarëve e cila tregoi forcën ekipore. Por do të ishte gabim të mendonim se Juventus fitoi në saje të karakterit dhe vendosshmërisë natyrisht këto dy qëllime janë të domosdoshme por në qoftëse ata nuk do të ishin kompunuar në lojë nuk do të ishte e mjaftueshme. Një ekip që është pjekur për të imponuar forcën e vet ekipore dhe për të shfrytëzur lojtarët e rinjë në krahë dhe duke u lënë hapësir të vogël sumluesve të AC Milan. Ky është tregimi për të shpjeguar fitoren e sotme. Juventusi i Del Nerit kanë ide të personalitetit, dhe vendosshmërisë dhe me këto ide ky ekip mundë të shkojë shumë larg dhe ndoshta deri te Scudetoja.

Pa Limit! - Del Neri

Fjalët e Luigi Del Nerit një muaj më parë: Ky është një Juventus pa kufij por nuk besoj se ky ekip është i pjekur për qëllime të mëdha (Scudeton) më së shumti për zonën Champions (vendi 4). Të gjithë të habitur pas fitores kundër Milanos midis San Siros dhe kjo fitore ka hapur skenare të reja. Një fitore nuk e bën verë por një fitore si kjo në San Siro ka treguar një karakter të jashtëzakonshëm dhe ka hapur dritë për të ardhmen por edhe në luftë për Scudeton. Kjo loj kujton 4 lojrat e para të Juventusit në sezonin e kaluar kujtoni fitoret me Lazion dhe Romën në Olimpico... lojra fantastike. Juventus është në fluturim të plotë për serinë e fitoreve të njëpasnjëshme. Ne duam ta shohim Agnellin, Elkannin, Marottan krenar me këtë klub dhe me lojën tonë ishin fjalët e trajnerit Del Neri. Fitorja në San Siro ishte mesazh i qart për skuadrat në Luftë për titull se Juventus edhe pa lojtarët e saj kryesor si Krasic, Chiellini, Buffon, Iaquinta por edhe pa të lënduarit tjerë si Lanzafame. Grygera, De Ceglie, Traore, Rinaudo, Manninger dhe Amauri ka fuqi dhe moral për tu bërë një ekip mjaft i madh.

Melo: Ishim si luana kundër Milanit

Mesfushori i Juventusit Felipe Melo ka treguar kthetrat pas fitores kundër Milanit.
Fabio Quagliarella dhe Alessandro Del Piero shënuan për Juventusin, kurse Zlatan Ibrahimovic shënoi me kokë në minutat e fundit të ndeshjes.
"Secili nga ne ishte si një luan sonte." Ne ishim 11 luanët në fushë ", tha Melo për Sky Sport Italia pas ndeshjes.
"Askush nuk besonte tek Juventus. Por ne treguam se jemi një ekip i madh. Është një fitore e madhe kjo."
"Ky është një Juventus i ri. Ne jemi në rrugën e duhur." shtoi ai.
"Gjithkush ka një mentalitet të fitojë ligën. E dimë se Inter dhe Milan janë favoritë për Scudetto, por ne jemi në rrugë të drejtë."

30 tetor 2010

Del Piero : Ndoshta ndeshja ime e fundit ne San Siro kjo ?

Ai tashme arriti dhe te kaloje Bonipertin , ikona , legjenda , simboli , i Juves para fillimit te ndeshjes per Sky deklaroi : " Ndoshta kjo do te jete ndeshja ime e fundit ne San Siro " , pastaj pas ndeshjes : " Eshte ideale se si mbaroi " deklaron lojtari simbol i Juves Alesandro Del Piero .

Juve hesht San Siron, Del Piero thyen rekordin


Juventusi ka bërë befasinë duke mposhtur me rezultat 2-1 rivalin e vjetër, Milanin, në midis të San Siro, derisa Alessandro Del Piero është bërë golashënuesi më i mirë i klubit i të gjitha kohërave në Serie A.


Ekipi vendas filloi ndeshjen me një ritëm më të rrufeshëm, por Fabio Quagliarella heshti publikun e mbledhur në San Siro me një gol të përkryer me kokë pas 24 minutash lojë.

Goli hutoi ekipin vendas para se Del Piero të shënojë një gol tjetër në pjesën e dytë (65’) për të shtangur krejtësisht Rossonerët dhe për të tejkaluar legjendarin Giampiero Boniperti dhe të çojë në 179 numrin e golave për Juven në kampionat.

Përforcimi i verës për Milanin, Zlatan Ibrahimovic, shënoi një gol të vonshëm, të parin kundër ish-klubit të tij, por kjo nuk i mjaftoi ekipit të trajnerit Massimilliano Allegri të nxjerrë ndonjë pikë nga kjo sfidë.

Me tre pikët e reja, Juve ngec vetëm dy pikë prapa Milanit, që mban pozitën e tretë. Lideri i tabelës, Lazio të dielën viziton Palermon, derisa i dyti në tabelë, Interi, mbrëmë fitoi me rezultat minimal, 1-0, ndaj Genoas.

Lëndohet Chiellini, mund ta humbas derbin !

Mbrojtësi kryesor i Juventusit, Giorgio Chiellini ka pësuar një lëndim gjatë fazës së ngrohjes.
Ai u detyrua të lëshoj stërvitjet dhe të kthehet në zhveshtore, ku gjasat që ai të luaj në derbi janë shumë minimale.
Në vend të tij mund të hyj Nicola Legrottaglie.

Milani me pikëpyetje, Juve për fitore

Sot, ora 20.45: Italia, me sytë nga supersfida në “San Siro”

Java e nëntë e Serisë A sjell supersfidën ndërmjet Milanit dhe Juventusit, që do të ndeshen sot në orën 20.45 në “San Siro”. Një përballje, e cila për të dyja skuadrat vlen për të përforcuar pozitat në zonën e lartë të klasifikimit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alegri janë vetëm 2 pikë larg Lacios kryesuese, ndërsa bardhezinjtë e Delnerit kërkojnë të përmirësojnë pozitat e tyre, pasi aktualisht ndodhen vetëm në zonën e Europa League me 12 pikë të grumbulluara. Një duel që karakterizohet nga mungesat me peshë nga të dyja kampet. Në fakt, Milani do të paraqitet në fushë pa Ronaldinjon dhe Zambrotën, duke bërë që sipas gjasave në repartin ofensiv të ketë hapësirë për treshen Robinjo, Pato dhe Ibrahimoviç. Për sa i takon Juventusit, mungesat janë Bufon (i dëmtuar prej kohësh), Traore, Grigera, Amauri, Iakuinta, të cilëve së fundmi u shtohet edhe Krasiç. Gjatë ditës së djeshme, Apeli ka vendosur që për mesfushorin serb të mbetet në fuqi pezullimi me dy ndeshje, pas simulimit në sfidën e kaluar me Bolonjën.

Në prag të sfidës, Masimiliano Alegri ka preferuar të mbajë nën tension Milanin. Trajneri nuk ka dhënë asnjë detaj për formacionin titullar, ndërsa kërkon kontributin e të gjithë lojtarëve. Për drejtuesin e stolit kuqezi, kjo me bardhezinjtë është “një ndeshje e madhe dhe e vështirë. Për ta fituar, duhet që të luajmë mirë, të jemi të përqendruar dhe të kujdesshëm. Mungesa e Krasiç? Me apo pa të, kundër Juves do ta kemi të vështirë”. Padyshim që trajneri e ka në mendje 11-shin e parë, por ai thekson vetëm “të paprekshmit”: “Luan Abiati, tha duke buzëqeshur, edhe Ibrahimoviç, Pirlo, Nesta”. Tiago Silva pritet të jetë në fushë, por kjo ndeshje do të tregojë gjendjen e tij fizike. Në anën tjetër, tekniku Delneri ka bërë të ditur se Juventusi do të luajë për të fituar. “Do të hyjmë në këtë ndeshje të vetëdijshëm për kualitetin tonë. Kam besim te skuadra ime. Nuk firmos për barazimin; kjo Juve duhet të jetë e bindur që të zbresë në fushë dhe të fitojë përballë çdo kundërshtari”, tha Delneri.

Alegri i druhet Juves: Kanë krenari

Tekniku i Milanit, Masimiliano Alegri parashikon një sfidë të ashpër kundër Juventusit të shtunën mbrëma në “San Siro”: “Ka për të qenë tepër e vështirë”.
Trajneri livornez nuk i beson parashikimeve që e shohin favorit ekipin e tij në përballjen kryesore të javës së nëntë në kampionatin italian. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi ata do të synojnë të na vënë në vështirësi. Do na mbyllin hapësirat duke u organizuar mirë në mbrojtje. Vijnë nga një javë e vështirë, prandaj do kërkojnë maksimumin nga ky takim”, u shpreh kreu i stolit kuqezi në konferencën e sotme për shtyp.

Alegri i trembet sidomos krenarisë bardhezi: “Një grup i mirë lojtarësh japin gjithnjë më të mirën në momente të vështira”. Megjithatë, ai pret një paraqitje më të mirë nga lojtarët e tij në krahasim me takimet e kaluara. “Gjithnjë duhet të luajmë më mirë se ndeshjet e mëparshme”, theksoi Alegri, i cili duhet të mendojë ndërkaq edhe për sfidën e mesjavës me Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Të sigurt e kanë vendin në formacion vetëm Abiati, Nesta, Pirlo dhe Ibrahimoviçi. Kam dyshime për krahun e majtë të mbrojtjes, ku janë tre alternativa: Odo, Abate dhe Bonera. Për Tiago Silvën do të vendosim pas stërvitjes së sotme: nëse është mirë, do të luajë. Në të kundërt, do ta kemi gati për Realin”, sqaroi tekniku i Milanit, Masimiliano Alegri.

Del Neri: Dua ta mund Milanin

Tekniku i Juentusit, Luixhi Del Neri, u shpreh optimist mbi mundësitë që ka skuadra e tij për të dalë me tri pikë nga përballja e së shtunës mbrëma me Milanin në “San Siro”.

“Jam plot besim, shkojmë në Milano për të fituar. Nuk kënaqem as me barazimin”, u shpreh Del Neri në konferencën e stypit të zhvilluar pasditen e së premtes. Ai shprehu sigurinë se ekipi që drejton nuk është aspak inferior përballë një kundërshtari me emra të tillë si Robinjo, Pato dhe Ibrahimoviç. “E respektoj kundërshtarin, por edhe ne kemi cilësi”, vuri në dukje tekniku italian.

Megjithatë, dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë Del Nerin ta përgatisë në mënyrën më të mirë përballjen me kuqezinjtë. Infermieria është e mbushur plot, megjithëse një fije shprese vjen nga Amauri: “Po e merr veten, të shohim si do të jetë pas stërvitjes së fundit. Shpresoj ta kem në dispozicion, megjithëse e di që nuk ka mundësi të jetë titullar”. Pastaj ca fjalë të mira për Ibrahimoviçin: “I ka të gjitha cilësitë e një sulmuesi të madh: forcë, qëndrueshmëri, shpejtësi dhe teknikë. Duhet t’i ruhemi”.

Ndërkaq, konfirmohet pezullimi për dy javë i mesfushorit serb Millosh Krasiç. Gjykata e Drejtësisë Federale ka hedhur poshtë sot apelin e Juventusit mbi vendimin e gjykatësit sportiv javën e kaluar, në lidhje me simulimin e lojtarit në ndeshjen kundër Bolonjës të dielën e shkuar. Ish-futbollisti i CSKA-së së Moskës do të humbasë ndeshjet me Milanin dhe Çezenën në kampionat.
/start/E. Bylykbashi/

Cassano injoron presidentin e Sampdorias

Antonio Cassano raportohet se ka përkeqësuar edhe më shumë raportet me Sampdorian pasi ka injoruar presidentin Riccardo Garrone.
Garrone i kishte kërkuar Cassanos ta shoqërojë atë gjatë të martës në një darkë që zhvillohej për nder të tij, ku lojtari duhej të pranonte një shpërblim. Cassano duket se ka refuzuar dhe Garrone është detyruar të shkojë i vetëm dhe ka kërkuar falje për mungesën e lojtarit, diçka që i ka shkaktuar atij një turpërim të madh.

Garrone më pas kishte arritur në kampin stërvitor të Bogliasco për të dëgjuar kërkim falje nga Cassano, por kjo nuk ka qenë bindëse. Cassano tash është lënë jashtë formacioni nga trajneri Domenico Di Carlo për udhëtimin e të dielës te Cessena.

Mediat italiane menjëherë kanë filluar ta lidhin atë me një largim, ku në mesin e të interesuarve përmendin edhe tre gjigantët Inter, Milan dhe Juventus.

Cassano njihet për gjaknxehtësinë e tij e cila edhe në të kaluarën i ka shkaktuar atij probleme me trajnerët dhe drejtuesit e klubeve.

Del Piero : Urime datelindjen Diego

Shume prej jush ketu ne forum teksa e lexuat titullin menduat se Del Piero ja uron datelindjen Diegos , ish lojtarit te Juves . Por jo , ai ja uron 50 vjetorin Diego Armando Maradones .

Del Piero : " Qe kur kam qene i vogel me ka pelqyer stili i lojes se tij , me fantazi , gola , spektakel . Me kujtohet kur une kisha 10 vjec dhe ai erdhi ne Napoli per te lujatur , une sot atij ja uroj datelindjen , "Pibe D'Oro" ne ato kohera ishte celesi i suksesit per shume te rrinje , te cilet mesuan shume nga ai , nje nder cilet jam dhe une " deklaron Alesandro Del Piero .

~ Maradona ka thene per Del Pieron se ai kurre nuk do plaket .

Lajme News


  • Marotta : Drejtesia do vihet ne vend - Flet Beppe Marotta para sfides me Milanon : " Do jete e rrendesishme qe te dalim me nje rez. pozitiv , ai qe do e zv. Krasicin do e zv. ne menyren me te mire te mundshme , mendoj se drejtesia do vihet ne vend dhe ne do marrim ate cka deshirojme " .
  • Kerkojne ndeprerjen e kontrates me CassanonPadyshim ai tashme nuk do jete nje lojtar i Sampdorias . Cassano pasi ka fyer rende presidentin e tij Garrone eshte afer largimit nga Sampi . Kryesia e Sampdorias ka kerkuar qe te nderpres kontraten me Cassanon . Nese ndodh nje gje e tille ai do jete nje lojtar i lire . Pas tij jane Juve dhe Inter . Por padyshim qe Juventusi eshte favorit kryesor per barezin , Marotta tashme e ka ne dore gjithcka . Fantazia te Juve gjithmone po rritet . Cassano ne Juve qe ne Janar ?
  • Milan-Juve , te gjitha biletat e shitura - Jane shitur te gjitha biletat qe kane qene ne dispozicion , 80 mije shikues nga te cilet 5 Mije Juventin do ndjekin super derbin e kesaj jave te Serie A midis Milanit dhe Juventusit .
  • Juvja ne sulm , Cassano ne shitje - Antonio Cassano "bad boy" i Sampit vazhdon te beje polemika dhe grindje . Ai e fundit e cuditshme por e vertete , e ka fyer rende presidentin e vet Garrone .  Ai tashme nukk eshte ne listen e te ftuarve te ekipit te tij , dhe Juvja mendon ne nje sulm per ne Janar , Sampi mendon t'ia prish kontraten Antonios .  Marredheniet e shkelqyera Marotta-Cassano mund te bejn qe fantazisti dorian ti bashkohet klubit me te trofeshem italian Juventus .
  • Daily Mail : Juve ende pas Makedas - Vazhdon te jete nje objektiv i Juves . Keshtu sot e perditshmja britanike Daily Mail ka folur per Federicho Machedan i cili si duket vazhdon te jete cak i bardhezinjve . Sir Alex Ferguson veshtire se do e lere te largohet te rriun , por agjenti i tij le gjithcka te hapur .
  • Sampdoria shkëput kontratën me Cassanon - Koha e Antonio Cassanos te Sampdoria tashmë mund të konsiderohet e kaluar, pasi që klubi italian thuhet të ketë bërë kërkesë për shkëputjen e kontratës së sulmuesit, gjithnjë sipas Ansa.Cassano edhe ashtu ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjet e ardhshme, pas shpërthimit ndaj presidentit të klubit, Ricardo Garrone. Askush nuk e kishte pritur që Sampdoria do të kërkonte largimin e Cassanos, por së shpejti ky fakt do të bëhet realitet me aktvendimin e Lega Calcios për shkëputjen e kontratës mes lojtarit dhe klubit gjenovian. “Do të ketë heshje mediatike deri në takimin e ardhshëm të Lega Calcios”, theksoi vetë Garrone. Nga ana tjetër, agjenti i asit italian është shprehur i zhgënjyer, duke thënë se Sampdoria e ka tradhtuar Cassanon. Antonio Cassano tashmë mund të konsiderohet lojtar i lirë për t’u transferuar, me ç’rast dhe kanë filluar spekulimet për të ardhmen e tij. Në pole pozicion thuhet se është Interi, që për konkurrent pritet ta ketë Juventusin dhe Milanin. Rossonerët supozohet se i kanë ofruar që tani një kontratë ish-sulmuesit të Dorias.

Akuliani: Jemi Juventusi dhe duhet të fitojmë

Mesfushori i Juves ka karikuar skuadrën e tij para përballjes me Milanin

Sot në mbrëmje në “Meaca” do të zhvillohet supersfida e javës së 9-të të Serisë A dhe në lidhje me këtë përballje ka folur një nga protagonistët e mundshëm, mesfushori i bardhezinjve, Akuilani. Ish-lojtari i Liverpulit është kthyer në Itali dhe pas disa vështirësive në fillim duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë:

“Jam i kënaqur. Kur kam ardhur te Juvja isha mirë fizikisht dhe natyrisht nuk isha i gëzuar kur qëndroja në stol: doja të luaja, si të gjithë, - ka shpjeguar mesfushori roman, - nuk e di se çfarë ka ndryshuar. Ndoshta kur kam ardhur, në prag të ndeshjes së parë të kampionatit, skuadra kishte krijuar një ide për lojën që duhej të zhvillonte. Luaj më shumë si mesfushor, por më parë mendoja më shumë për fazën sulmuese.

Tani duhet të kem më shumë ekuilibër, të jem i kujdesshëm edhe për mbrojtjen”. Dhe sot në mbrëmje do të jetë ndeshja e madhe kundër Milanit, një sfidë që Akuilani e ka jetuar edhe në të kaluarën si protagonist: “Më i rrezikshmi në këtë moment është Ibrahimoviç: problemi është se ata kanë më shumë se një kampion. Kjo nuk do të thotë se jemi inferiorë apo kemi frikë për t’u përballur me ta: kurrë. Përkundrazi.

Ne jemi Juventusi dhe duhet të zbresim në fushë për të fituar. Më pas në futboll mund të ndodhë gjithçka, e rëndësishme është të provosh”. Në fund ka ardhur një koment në lidhje me dëmtimet e shumta që kanë kushtëzuar fillimin e karrirës së tij: “Kam humbur shumë kohë, shumë ndeshje, por jam mësuar të shikoj gjithmonë përpara. Tani dua të fitoj sa më shumë ndeshje me Juventusin, dhe më pas do të bëjmë llogaritë”, ka thënë Akuilani.

Storari: I detyrohem shumë Milanit

Marko Storari sonte në mbrëmje do të përballet me të kaluarën e tij. Për portierin e “Zonjës së Vjetër” sfida kundër kuqezinjve do të ketë një shije shumë të veçantë. “Milanit i detyrohem shumë, në atë kohë Franca (presidenti i Mesinës) më ka lënë të lirë të largohesha, dhe nuk ka qenë e lehtë; Milani ka besuar tek unë. Nga ai moment jeta ime ka ndryshuar, kam mësuar shumë gjëra. Në Milanelo kam kaluar disa momente shumë të bukur, është si një familje e madhe dhe unë jam ndier shumë mirë”, ka thënë portieri i Juventusit.

Melo: Një ndeshje e vështirë për ata!

Mungojnë edhe pak orë para supersfidës së “San Siros” midis Milanit dhe Juventusit. Një ndeshje e madhe, që braziliani Felipe Melo e analizon në këtë mënyrë: “Milani është një skuadër shumë e fortë, - ka thënë braziliani, - por ne nuk jemi më pak. Eshtë për të ardhur keq për mungesat e shumta që do të kemi, nga Amauri që është një sulmues i madh te Krasiç që po kalon një moment të shkëlqyer forme”. Më pas mesfushori i Juventusit i dërgon një mesazh të qartë rivalëve: “Përgatituni mirë, sepse kundër Juves do ta keni të vështirë”.

Krasiç, konfirmohet skualfikimi

Milos Krasiç do të mungojë kundër Milanit dhe Çezenës. Gjykata e drejtësisë e Federatës Italiane, ka hedhur poshtë kërkesën e paraqitur nga Juventusi pas skualifikimit të serbit, fajtor se ka simuluar një faull duke marrë një penallti kundër Bolonjës. Lojtarit bardhezi i është konfirmuar pezullimi në dy ndeshjet e ardhshme “pasi masa e marrë është konsideruar e drejtë për shkak të qëndrimit antisportiv të futbollistit”.

Kështu, nuk ka patur sukses mbrojtja e avokatëve bardhezinj që ishte bazuar te fakti se veprimi i lojtarit ishte instiktiv dhe jo i paramenduar dhe gjithashtu nuk ka shërbyer as prezenca e vetë Krasiçit në Federatën Italiane. Për gjykatësin sportiv dhe gjykatën e drejtësisë nuk ka patur faull të mbrojtësit të Bolonjës, por vetëm një simulim të juventinit.

Del Neri: Mund të dalim fitimtarë në “San Siro”

Trajneri i Juventusit ka besim se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv kundër Milanit

Për teknikun e Juventusit bardhezinjtë do të jenë gati për ndeshjen më të rëndësishme të javës së nëntë të Serisë A kundër kuqezinjve: “Kam besim te lojtarët e mi. Do të paraqitemi në këtë sfidë me vetëdije në aftësitë tona. Nuk jam dakord për barazimin; kjo Juve duhet të jetë gjithmonë e bindur se mund të fitojë kundër kujtdo. Jemi të vetëdijshëm, por duhet të përmirësohemi.

Për shembull, të dielën e kaluar kam parë në Bolonjë një skuadër shumë të përqendruar, të kujdesshme, që ndoshta nuk ka finalizuar siç duhet disa aksione, por e ka mbuluar shumë mirë fushën, duke i lejuar Bolonjës vetëm një goditje në portë në 90 minuta lojë. Të dielën e kaluar më kanë thënë se kishim goditur pak herë portën e Bolonjës: kemi gjuajtur 17 herë në portë, pa llogaritur goditjet ballore që janë devijuar nga mbrojtësit, që do të kishin shkuar sigurisht në portë.

Për këtë arsye them se një skuadër që luan në transfertë dhe bën 25-30 goditje në portë ka cilësitë e duhura për të zgjidhur të gjitha problemet në një të ardhme të afërt. Ne jemi të bindur për këtë. Jemi të bindur se jemi në rrugën e duhur. Vetëdija vjen me rezultatet. Dhe duke rigjetur këtë mentalitet, unë mendoj se Juventusi mund të përballet me çdo kundërshtar”, ka thënë Del Neri.

“Zonja e Vjetër” nuk është e shqetësuar për faktin se në “San Siro” nuk do të ketë Milos Krasiç: “Në këtë fillimsezon ka bërë një lojë shumë të shpejtë duke i detyruar kundërshtarët të bëjnë ndërhyrje të ashpra”. Del Neri nuk ka dashur të zbulojë shumë në lidhje me atë që do të zëvendësojë serbin kundër Milanit. Gjithçka do të varet nga rekuperimi i Amaurit: “Duhet të presim stërvitjen e fundit dhe më pas do të vendosim.

Shpresoj që ta rekuperojmë dhe të udhëtojë me ne drejt Milanos”. Ndërkohë, sulmuesi i bardhezinjve Kualjarela do të kërkojë të lërë shenjën e tij në përballjen e sotme me kuqezinjtë: “Nëse do të shënoj një gol vendimtar në “San Siro”, do t’i jap një darkë ekipit”, ka thënë Fabio Kualjarela. “Kundër kuqezinjve do të jetë një ndeshje thelbësore, jemi në rritje dhe të karikuar. Duhet të keni besim, për këtë Juventus asgjë nuk është e pamundur”, ka përfunduar sulmuesi napoletan.

Del Piero shtyn lamtumirën nga futbolli

Tifozë dhe mbështetës të tij mund ta shijojnë akoma, shokët e skuadrës, si gjithmonë, mund të mbështeten tek ai, kundërshtarët duhet të dorëzohen para magjive të tij. Alesandro Del Piero nuk ka ndër mend të mbyllë karrierën e tij në një të ardhme të afërt. Kapiteni i Juventusit, që mbush 36 vjeç më 8 nëntor, ka akoma uri.

“Me Milanin mund të jetë ndeshja ime e fundit në “San Siro”? Unë e jetoj çdo ndeshje me dëshirën dhe instiktin e një 18-vjeçari”, ka thënë sulmuesi bardhezi. Por, kontrata e kampionit të botës në Gjermani 2006 me klubin e Anjelit skadon në qershorin e ardhshëm. “Do të jetë një zgjidhje e natyrshme që do të duhet ta bëjmë bashkë unë dhe klubi, por një gjë është e sigurt: kam dëshirë të vazhdoj të luaj, te Juventusi ose jashtë Italisë, nuk mund të luaj me një fanellë tjetër në kampionatin italian.

Te Juvja kam jetuar edhe momente të vështira, por jam ndier gjithmonë mirë dhe jam krenar për gjërat që kam bërë. Dhe për rekordet e mia”. Por e ardhmja e tij mund të jetë akoma në Serinë A. “Me Andrea Anjelin kam patur gjithmonë një marrëdhënie të mirë, nuk ndihem i shqetësuar për takimin në lidhje me rinovimin e kontratës”, ka thënë kapiteni bardhezi. Më pas vëmendja është zhvendosur te ndeshja e madhe e “San Siros”:

“Çfarë presim? Konfirmimi i rritjes tonë bazohet te marrja e rezultateve pozitive. Kemi rizbuluar kënaqësinë për të dalë me kokën lart nga çdo ndeshje. Ndeshja kundër Milanit do të jetë një etapë e rëndësishme. Objektivi i Juventusit? Ai që kemi deklaruar në muajin korrik: të jemi gjithmonë krenarë se kemi luajtur te Juventusi. Dhe mund të garantoj se do ta bëjmë këtë në çdo ndeshje”, ka thënë Del Piero.

Alegri: Me Juven dua një ndeshje të madhe

Trajneri i Milanit i ka kërkuar skuadrës të përmirësojë lojën në prag të ndeshjes me bardhezinjtë

“Kujdes dhe intensitet”. Masimiliano Alegri i jep Milanit recetën e duhur në prag të ndeshjes së madhe që do të luhet sot në mbrëmje kundër Juventusit. Kuqezinjtë ndjekin Lacion kryesuese në kampionat, bardhezinjtë do të paraqiten në këtë sfidë me mungesa të rëndësishme. “Futbolli është bërë edhe nga numrat dhe disa të dhëna të caktuara janë të rëndësishme.

Të dhënat në lidhje me paraqitjet e Juves në transfertë në këtë fillim të kampionatit pasqyrojnë më pas karakteristikat e skuadrave të Del Nerit, që mbrohen mirë. Juvja do të na vërë në vështirësi në një javë që ka qenë e veçantë për ata për shkak të skualifikimit të Krasiçit. Duhet të bëjmë një ndeshje shumë të mirë”, tha Alegri.

Në lidhje me Juventusin, trajneri kuqezi, shton se “ka një grup të mirë lojtarësh. Edhe kur janë në vështirësi arrijnë të bëjnë një paraqitje të mirë, pavarësisht mungesave. Për të fituar kundër tyre duhet të jemi të kujdesshëm dhe të zhvillojmë një ndeshje me intensitet të lartë”. Milani duhet të bëjë një hap përpara në krahasim me paraqitjet e fundit.

“Duhet të luajmë gjithmonë më mirë se në ndeshjen e fundit. Në Napoli luajtëm mirë në 40 minutat e para me mentalitetin e duhur, kundër Juves do të jetë një ndeshje tjetër dhe duhet të mendojmë për këtë sfidë”.Trajneri i Milanit duhet të mendojë edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet të mërkurën kundër Realit të Madridit. “Sigurisht do të zbresin në fushë Abiati, Ibrahimoviç, Pirlo dhe Nesta. Dyshimet janë në lidhje me mbrojtësin e krahut të djathtë: janë tre lojtarë për një vend, Odo, Abate dhe Bonera”, shpjegon ai. Ka dyshime në lidhje me prezencën e Tiago Silvës.

Mbrojtësi brazilian “sot (dje) do të stërvitet me skuadrën dhe do ta vlerësojmë mirë gjendjen e tij: nëse është në formë dhe nuk do të ndjejë asnjë shqetësim do të luajë, ndryshe do ta presim për ndeshjen kundër Realit të Madridit”. Nuk do të jetë Ronaldinjo, që dje ka marrë lajmin për rikthimin te kombëtarja. Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, e ka grumbulluar për miqësoren e 17 nëntorit në Doha kundër Argjentinës.

“Ronaldinjo nuk është një problem, problemi është se nuk është në formë dhe nuk është në dispozicion. Shpresoj ta rekuperojmë për ndeshjen me Realin”, ka thënë tekniku, që nuk ka dashur të zbulojë shumë në lidhje me lojtarin që do të mbulojë pozicionin e mesfushorit të avancuar. “Do të shohim edhe modulin që do të përdorë Juventusi dhe do të marrim masat e duhura.

Robinjo luajti mirë në atë pozicion ashtu si Sedorf në Amsterdam dhe Robaldinjo kundër Kievos. Kam tre mesfushorë të avancuar, mund të them se në këtë rol nuk kemi probleme”. Nëse Milani fiton sot do të largohet akoma më shumë nga Juventusi. “Tetë pikë avantazh ndaj Juves do të ishin shumë, por nuk mund të mendojmë se do të ishte jashtë luftës për titull nëse humb kundër nesh. Në kampionat duhet të marrësh 3 pikët gjithmonë, vetëm në përballjet direkte barazimi mund të jetë një avantazh”, ka përfunduar Alegri.

Boateng: Kampionati, objektivi i Milanit

“Ndeshja me Juventusin? Eshtë një sfidë si gjithë të tjerat: do të zgjasë 90 minuta, në fushë do të shkojnë 11 lojtarë për çdo skuadër dhe secili do të kërkojë të japë maksimumin për të fituar. Si do të përfundojë? E lehtë, nëse Milani do të japë maksimumin e potencialit nuk shikoj asnjë pengesë: tri pikët do të jenë tonat”.

Këto kanë qenë fjalët e Kevin Princ Boateng në prag të ndeshjes së madhe. “Një fitore do të konfirmonte momentin e mirë që po kalojmë dhe do të vërtetonte se ne mund të fitojmë kampionatin. Nuk duhet të kemi frikë nga askush, nuk duhet të shqetësohemi për kundërshtarët tanë, por vetëm të mendojmë për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. Pse nuk ka ndodhur kjo me Realin? Nuk kemi punuar mirë, veçanërisht në mbrojtje.

Dhe mentaliteti ynë nuk ka qenë ai i duhuri. Kur përballesh me kundërshtarë të tillë nuk mund t’ia lejosh vetes, sepse dinë të përfitojnë nga çdo gabim. Kemi qenë të pafat që kemi pësuar dy gola në fillimin e takimit, por me fat që nuk kemi pësuar të tjerë gjatë ndeshjes. Për këtë arsye duhet të jesh gjithmonë i përqendruar për të mos humbur pikë rrugës.

Championsin, e konsideroj një bonus. Nëse do të më duhej të zgjidhja midis kampionatit dhe Championsit? Unë zgjedh kampionatin, sepse do të ishte rezultat i punës së përditshme. Liga e Kampionëve mbetet objektivi më prestigjoz dhe një nga ëndrrat e mia. Por besoj se, për këtë sezon, kampionati është objektivi më i rëndësishëm për Milanin. Lojtari më i frikshëm i Juves? Unë nuk kam frikë nga askush”, ka thënë Boateng.

Zambrota: Forca jonë është grupi

Duket sikur të ishte Milanelo: kanë qenë të pranishëm Alesandro Nesta, Andrea Pirlo, Kristian Abiati, Xhianluka Zambrota dhe drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida. Gjithçka është zhvilluar në “Hipodromin e ecjes me trok”, dy hapa larg “San Siros”, rasti ka qenë një nga ato që nuk mund të humben, edhe pse sot në mbrëmje do të luhet Milan-Juventus: dhënia e çmimeve “Sportisti i vitit: Golden Aëard 2010″, një eveniment bamirësie për të ndihmuar familjet në vështirësi.

Lojtarët do të flasin midis tyre, por nuk kanë preferuar të flasin për ndeshjen. Vetëm Zambrota, që akoma nuk ka rekuperuar nga dëmtimi dhe ka pak mundësi që të luajë kundër Juventusit, ka bërë një koment: “Milan-Juve është një nga ndeshjet e shumta të këtij viti. Momenti pozitiv i Milanit? Eshtë grupi, një trajner që po bën një punë të mirë dhe blerjet e rëndësishme”, ka thënë mbrojtësi kuqezi.

Ka qenë i pranishëm edhe ministri italin i mbrojtjes Roberto Maroni, që është edhe një tifoz i Milanit. “Më vjen keq që Juves do t’i mungojë Krasiç. Më kujtohet finalja e Championsit ku mungonte Nedved dhe… Unë jam gjithmonë optimist, por Juvja është favorite. Kam menduar edhe për të bllokuar hyrjen e tifozëve juventinë në stadium…

Nuk e ndjek ndeshjen nga stadiumi sepse jam supersticioz, kur unë nuk jam zakonisht fitojmë. Interi mbrapa nesh në renditje? Eshtë një situatë e përkohshme, të gjithë janë favoritë bashkë me Milanin”, ka thënë duke qeshur Maroni.

Morati kundër Anjelit: Edhe ne duam titujt!

Presidenti zikaltër replikon ndaj numrit një bardhezi: Ai vazhdon të ndjekë politikën e vjetër

Dy ditë pas kërkesës së Andrea Anjelit, që ka thënë se kërkon t’i dorëzohen titujt e hequr të Juventusit në 2005-ën dhe 2006-ën, vjen dhe përgjigja e Masimo Moratit. “Juventusi ka politikën e tij, kur ne të hyjmë në rendin e ideve të tyre, atëherë do të kërkojmë edhe ne titujt që na mungojnë në të shkuarën, - replikoi presidenti zikaltër, duke iu referuar titujve të vitit 1998-të dhe 2002. - Juventusi ka zgjedhur këtë politikë dhe nuk ka asnjë kritikë për të bërë.

Nuk ndryshon asgjë me Andrea Anjelin në aspektin personal, vetëm se kuptojmë çfarë politike kanë zgjedhur: ndodh që njëri është komunist dhe tjetri fashist, por mund të jemi sërish miq”. Ndërkohë sot është Milan-Juventus dhe Morati zgjedh të mos e teprojë: “Milani ka më shumë pikë dhe zakonisht bëhet tifo për skuadrën që ka më pak, por në këto momente jemi pak indiferentë nëse fiton njëri apo tjetri”.
Merkatoja si çdo vit, nuk ka munguar mes temave të propozuara për presidentin:

“Një sulmues? Edhe unë këtë verë isha i bindur që mund të na shërbente nëse do të blinim ndonjë më shumë, para së gjithash për arsye të sigurisë numerike, - përgjigjet Morati. - Në absolut Eto dhe Milito gëzojnë stimulin tim total, por ai që drejton skuadrën, Benitezi, më ka bindur me të drejtë që nuk ishte prioritet, që më shumë do ta na nevojitej një lojtar në një repart tjetër.

Dhe ne me të drejtë në atë pikë, pritëm që ai futbollist mund të jetë Koutinjo: për atë që djaloshi ka ditur të bëjë, me vazhdimësi, në ndeshjen me Sampdorian, besoj se ishte një zgjedhje e duhur”. Por në merkaton e dimrit, gjithçka mund të ndodhë: “Nëse pastaj në janar, do të ketë mundësi interesante do ta marrim në konsideratë, - vazhdon Morati. - Në këtë rast, nuk mund të tërhiqem asnjëherë prapa…”.

Morati në fund njofton edhe rinovimin e kontratës me Uezli Shnejderin, që do të qëndrojë zikaltër deri në 2015-ën dhe pastaj i uron të fitojë “Topin e Artë”: “Të gjithë janë të lirë të thonë se duhet ta fitojë dikush tjetër, por më duket shumë e qartë që i takon Shnejderit, duke parë që e udhëhoqi Interin vitin e shkuar dhe arriti në finale të Botërorit”.

Boateng: Milani do ta mposhtë me lehtësi Juventusin

Mesfushori i Milanit, Kevin-Prince Boateng, thotë se ata nuk do ta kenë të vështirë në ndeshjen e sotme kundër Juvnetusit, dhe se Rossonerët mund të luftojnë për Skudetto.

“Nëse Milani luan 100 për qind nga potenciali, nuk shoh pengesa: tre pikë do të jenë tonat [kundër Juventusit]

.
Fitorja do të ishte dedikim i një periudhe pozitive për ne dhe konfirmimit se Skudeto është në diapazonin tonë”.

“Ne nuk duhet të kemi frikë nga askush. Ne nuk duhet të shqetësohemi nga kundërshtarët, por vetëm të përqendrohemi të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Boateng.

29 tetor 2010

AC Milan - Juventus, Formacioni i mundshem..


KLIKO MBI FOTO QE TE ZMADHOHET - JU FALENDEROJM PER MIRKUPTIM

BLIC LAJME NEWS


  • Quagliarella : Do ti shenoj Milanit Ne nje interviste ekskluzive per 'tuttosport' Fabio Quagliarella premton gol ndaj Milanit. Quagliarella : Per Juven asgje nuk eshte e pamundur , me rossoneret do te jete nje sfide e rrendeishme , jemi ne rritje e siper dhe te motivuar shume . Do deshiroja te luaja me mikun tim Cassanon .
  • Cassano ne shitje , Juvja "ndjek" situaten - Antonio Cassano pas grindjes me presidentin e tij Garrone dhe perkeqesimet si dhe sjellet e tij "jo normale" kane bere qe ai te vendoset ne merkato . Do fillohet nga klauzola 20 M € . Shume klube italaine dhe europjane jane ne ndjekje te tij , por Juventusi ka nje hap me shume se keto te tjera pasi dihen marredhenite Marotta-Cassano . Marotta e solli Cassanon ne Sampdoria nga Reali ne forme huazimi , pastaj Sampi bleu komplet k artonin e plote te lojtarit .
  • Gazzetta , Del Piero i pa harxhuar - Ne faqen e pare te se perditshmes sportive La Gazzetta Dello Sport flitet per legjenden e Juventusit Alessandro Del Piero dhe intervista e tij ekskluzive . Del Piero : Do te shenoj gola dhe ne stadumin e rri te Juves , neser une pres nje rezultat pozitiv dhe nje vazhdimesi e rritjes se lojes sone .  Nese kombetarja italiane me therret jam i gatshem te luaj , shprehet Del Piero .
  • Aquilani : Fitojme ndaj Milanit - Aquilani : Edhe pse nuk arritem te fitojme ne nje fushte te veshtirre si ajo e Dall'Arras mendojme se do e bejme kete gje me Milanin .  Jemi fokusuar shume tek kjo ndeshje dhe mendojme vetem ne te mire . Prandelli deklaroi se nese Aquilani vazhdon me formen e mire do jete i ftuar ne kombetaren italiane .
  • Zyrtare Krasic suspendohet për dy ndeshje - Konfirmohen dy ndeshje mos lojë për anësorin serb të Juventusit Milos Krasic. Gjykata Federale e Drejtësisë e hodhi poshtë ankesën e drejtuesve të Juves për heqjen e dënimit prej dy ndeshjeve mos lojë ndaj Krasic pas stimulimit në ndeshjen kundër Bolognas.
  • Nga Franca : Juve pas Lisandro Lopez - Nje Lopez per Juven por jo Maxi i Catanias por Lisandro Lopez 27 vjecari sulmuesi i Lyon ne France . Drejtuesit Juventin prej kohesh jane ne ndjekje te nje sulmuesi te denje , pas shume emrave te perfolur , atye u shtohet dhe Lisandro .
  • Katër klube në luftë për Andrea Masiello: Në luftë edhe Juve - Katër klube janë në luftë për mbrojtësin e Barit Andrea Masiello.Ekipet në luftë për 24 vjeqarin janëuventus, Roma, Sampdoria, dhe Genoa.

Lista e te ftuareve : Milan vs. Juventus

2 Motta
3 Chiellini
4 Felipe Melo
5 Sissoko
8 Marchisio
10 Del Piero
11 Amauri
14 Aquilani
18 Quagliarella
19 Bonucci
23 Pepe
25 Martinez
29 De Ceglie
30 Storari
31 Costantino
33 Legrottaglie
36 Giandonato
41 Giannetti
43 Sorensen
44 Kirev

Kurse kta jon lojtart e ftuar te Milanit :
Portier: Abbiati, Amelia
Mbrojtes: Antonini, Bonera, Montelongo, Nesta, Papastathopoulos, Yepes
Mesfushor: Abate, Boateng, Flamini, Gattuso, Pirlo, Seedorf, Strasser
Sulmues: Ibrahimovic, Inzaghi, Pato, Robinho

Del Neri : Nuk firmos per barazim

Trajneri i Juves ne vigjilje te ndeshjes se neserme me Milanin .

Del Neri : " Ne mund ti mundim ata , kemi nje ekip qe mund te fitoje cdo kend , shkojme per fitore dhe nuk mendojme per barazim . Jemi shume te fokusuar ne kete ndeshje . Milito ? E meritonte topin e arte .

AC Milan - Juventus: Dinho, Thiago Silva dhe Zambrotta OUT

Si duket nuk ka vetem Juventus probleme me lendime , skualifikime .
Nje gje e tille i ndodhe dhe Allegrit. Gjate stervitjeve te djeshme ne Millanello kane arritur qe te riaftesohen Abate dhe Antonini si dhe Ambrosini , ndersa si duket Thiago Silva , Zambrotta dhe R80 nuk do te jene startues ndaj Juves.

Nesta: Fitore, nëse duam titullin

Alesandro Nesta ka analizuar momentin e Milanit dhe ka fiksuar etapat e vrapimit kuqezi, duke filluar që nga supersfida me Juventusin të shtunën në mbrëmje. “Eshtë një ndeshje që vlen shumë, tepër. Nëse do të fitosh kampionatin, dhe ne e duam këtë, duhet të kesh vazhdimësi. Vijmë nga katër fitore të njëpasnjëshme, ky është një sinjal i bukur. Dhe më pas të mundësh Juventusin të karikon më shumë në aspektin piskologjik”, ka thënë Nesta.

Mbrojtësi kuqezi ka folur edhe për çështjen e Krasiçit: “Ka një gjyqtar që vendos. Por, rregulli duhet të vlejë për të gjithë: edhe për lojtarët e Milanit, nëse do të jenë protagonistë të një episodi të ngjashëm”. Në lidhje me Juventusin: “Pas “Calcipoli”-t po ringrihet, dhe nuk është e lehtë. Humbjet, ekonomike dhe teknike, kanë qenë shumë të mëdha. Këtë vit kanë blerë shumë lojtarë të aftë. Do të rikthehet të fitojë.

Në fushën e lojës drejtuesit nuk kanë rëndësi. Por këto personazhe më pëlqejnë, po bëjnë një punë të madhe”. Rreziku numër një në “Meaca” do të jetë gjithmonë veterani Del Piero: “Do të përballem për të disatën herë me të me kënaqësi. Më pëlqen fakti që ai është akoma protagonist, e njoh prej kohësh, si kundërshtar dhe si shok. Eshtë një djalë që më pëlqen dhe që ka ditur të marrë përgjegjësitë e tij”, ka përfunduar Nesta.

Pato, 100 “vjeç” me Milanin kundër Juves

Braziliani, kundër bardhezinjve, do të luajë ndeshjen e tij numër 100: Do të jetë një sfidë e veçantë

Tetë centimetra dhe tetë kile më shumë në krahasim me ditën e transferimit të tij në Itali. Dhe nuk i mjafton: “Dua të rritem akoma”. Sepse kur të rritet Pato do të bëjë qendërsulmuesin, dhe kjo nuk mund të bëhet pa muskuj dhe shtatlartësi. Një e veçantë e vogël: të përmbledhur në ato centimetra dhe kile diferencë (nga 172 cm në 180 cm, nga 71 kg në 79 kg) janë 45 gola në 99 ndeshje.

Ndoshta kështu është rritur, duke e çuar topin në rrjetë deri sa ka arritur një mesatare të jashtëzakonshme. Të shtunën Pato do të luajë ndeshjen e tij numër 100 me fanellën e Milanit. Dhe nuk mund të jetë si gjithë të tjerat. “Do të jetë një ndeshje e veçantë dhe një arritje e rëndësishme. Jam i lumtur që bëj pjesë në historinë e Milanit. Dhe jam i lumtur që jam këtu, sepse këtu jeta ime është perfekte. Dua të fitoj. Dhe jam i sigurt se me këtë fanellë do t’ia dal mbanë”.


- Pato, si po shkon “transferimi” nga krahu në qendër të sulmit? Ndonjë preferencë?
- Sinqerisht, mua më intereson vetëm të luaj. Sulmues i parë, i dytë ose në krah për mua nuk është një problem. Jam i përgatitur të bëj gjithçka, më pëlqejnë të gjithë pozicionet e sulmit.

- Të shtunën me Juventusin do të luani ndeshjen e 100-të me Milanin”, ndonjë dëshirë të veçantë?
- E kam të qartë: të shënoj gol dhe të ndihmoj Milanin të fitojë. - Milani historikisht është një “koloni” braziliane: ju keni dhënë ndihmën tuaj?

- Sigurisht. Më pas, shokët e tjerë të skuadrës janë të gjithë të lumtur që na kanë në ekip, sepse punojmë shumë dhe kemi një mentalitet fituesi. Ndërsa Alegri është një teknik që të stimulon sepse flet shumë, dhe me të gjithë. Jam ndier me të vërtet mirë me të tre trajnerët. Natyrisht Ançeloti është ai që më ka kërkuar, që ka besuar i pari tek unë.

- Ashtu siç besoni dhe ju te Milani. Do të jetë një marrëdhënie e gjatë kjo e juaja me kuqezinjtë?
- Eshtë Milani që vendos, unë punoj për këtë klub, që është shtëpia ime dhe mendimi im i vetëm. Nëse do të ma kërkonin mund të vendos ta kaloj të gjithë karrierën time këtu, pse jo…

- Po nëse vitin tjetër do t’iu “dhuronin” Kakanë?
- Më parë duhet të kuptojmë se si do të rrjedhin ngjarjet. Por është e qartë se do të isha i lumtur, është një kampion i madh dhe një mik i ngushtë.

- Ibrahimoviç zemërohet shpesh me ju gjatë ndeshjes: si reagoni?
- Eshtë pjesë e futbollit, nuk më bezdis. Ai e ndihmon shumë skuadrën, mban topin dhe jep pasime të mrekullueshme.

- Për ju thuhet shpesh se keni ulje dhe ngritje, pse ndodh kjo?
- Në të vërtet janë vetëm dy ndeshje që nuk shënoj. Kam shënuar tre gola me kombëtaren, katër me Milanin pavarësisht se kam qëndruar jashtë për shkak të një dëmtimi. Nuk mund të shënoj gjithmonë. Nuk është vetëm spektakli. Unë nuk jam i fiksuar me golin, më intereson më shumë të ndihmoj skuadrën të fitojë.
- Berluskoni për ju ka shpenzuar 22 milionë euro: një investim i rëndësishëm për një djalosh 17-vjeçar.

Çfarë marrëdhënie keni me presidentin?
- E takoj me kënaqësi kur vjen në Milanelo ose në stadium. Dhe jam i kënaqur kur flet mirë për mua. Mund të them se është një marrëdhënie e mirë pune.

- Të flasim pak për jetën private: keni ndonjë të fejuar apo jo?
- Në këtë moment jam një beqar i lumtur. Kur kam ardhur këtu isha një fëmi, tani jam burrë. Tani e flas mirë gjuhën, lëviz me makinë vetëm, ndërsa në fillim kisha një njeri që më shoqëronte kudo. Në Milano kam miqtë, por jeta ime është gjithmonë e njëjtë: stërvitem, kthehem në shtëpi dhe në mëngjes jam përsëri në Milanelo. Ha këtu, bëj gjithçka këtu.

- Çfarë do t’i jepje Italisë nga Brazili?
- Në Brazil banoja poshtë stadiumit, jeta ime ishte vetëm futboll, nuk kam patur mundësinë të njoh asgjë. Këtu ka gjithçka, nuk më mungon asgjë. Më pas, Porto Alegre i ngjan pak Milanos.

- Luani akoma bouling?
- Po, por më pak nga sa bëja më parë. Jam përmirësuar shumë dhe askush nuk dëshiron të luajë me mua…

- Sa miq të vërtetë keni jashtë futbollit?
- Një, të ndershëm dhe besnik. Por fatmirësisht këtu në Itali nuk kam takuar asnjëherë njerëz që kanë kërkuar të përfitojnë nga fama ime.

- Çfarë këshillash do t’i jepnit Koutinjos?
- Mund t’i them të vazhdojë kështu, po bën një punë të mirë dhe do të ketë sukses me Interin.

Ronaldinjo nuk stërvitet në Milanelo
Përgatitjet e kuqezinjve për ndeshjen e madhe të së shtunës po vazhdojnë me disa probleme më shumë në krahasim me ditët e kaluara: Tiago Silva, që po rekuperon nga dëmtimi në kavilje, nuk është stërvitur me shokët dhe dje ka punuar në palestër.

Ndërsa, nuk është stërvitur për asnjë minutë Ronaldinjo, i lënë pushim. Eshtë rekuperuar kapiteni Ambrozini, i cili do ta nisë ndeshjen nga stoli. Edhe Antonini është drejt rekuperimit pas dëmtimit të marrë në Napoli. Të vetmit që nuk janë në dispozicion të skuadrës janë Zambrota dhe Abate.

Robinjo kërkon të fitojë gjithçka
“Më kanë shpjeguar se ndeshja me Juventusin është më e rëndësishmja, më vjen keq për ata, por mentaliteti ynë është që të fitojmë gjithçka: do të jetë një ndeshje e vështirë, por po stëvitemi për të bërë një paraqitje të mirë”.

Këto kanë qenë fjalët e Robinjos në pritje të supersfidës së “San Siros”. “Nëse trajneri më kërkon të luaj si mesfushor i avancuar unë nuk kam asnjë problem. Endrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me fanellën e Milanit, Serinë A dhe Botërorin që do të zhvillohet në Brazil”, ka thënë sulmuesi brazilian.

Ibra i frikësohet Kielinit: Mbrojtësi më i fortë

Sulmuesi suedez i Milanit ka shprehur shqetësimet e tij para përballjes me Juventusin

Ndeshja midis Milanit dhe Juventusit do të ketë një shije të veçantë për Zllatan Ibrahimoviçin. Sulmuesi suedez 29-vjeçar ka veshur për dy sezone fanellën bardhezi duke fituar dy kampionate, para se të fillonte aventurën e tij tek Interi pas kaosit të “Calciopoli”-t. Premton shkëndija dueli i tij me mbrojtësin bardhezi Xhiorxhio Kialini: “Eshtë e vërtetë, për mua është mbrojtësi më i fortë dhe më i ashpër, ai që më bën të vuaj më shumë, - ka pranuar Ibra.

- Eshtë me të vërtet e vështirë të luash kundër tij, nuk të lë hapësira, nuk të lë të marrësh frymë… Por Kielini më pëlqen, është korrekt, një luftëtar i vërtetë. Midis nesh ka patur gjithmonë duele të bukura. Mua më pëlqen të fitoj, jam mësuar tashmë. Në skuadrat ku kam luajtur jam paraqitur gjithmonë mirë dhe kemi fituar bashkë. Do të jetë kështu edhe te Milani”.

Kështu, aktivizimi i Ibrës në sulmin e “Djallit” është i padiskutueshëm, ndërsa në mesfushë tekniku Masimiliano Alegri mund të rigjejë kapitenin Ambrozini, i ndalur për shkak të problemeve në gju që nga 14 shtatori i kaluar. Edhe braziliani Tiago Silva vazhdon të japë sinjale pozitive dhe të shtunën në mbrëmje duhet të jetë në qendër të mbrojtjes bashkë me Nestën, ndërsa Antonini duket se e ka rimarrë veten nga goditja e rëndë që ka pësuar në qafë kundër Napolit pas përplasjes me Maxhion. Me pak fjalë, të gjithë në dispozicion për superndeshjen e “San Siros”, me përjashtim të Zambrotës dhe Abates.

“Calciopoli”, një nen në favor të Juventusit

Kërkesa e Anjelit për rikthimin e titujve gjen mbështetje te kodi i drejtësisë sportive

Nga njëra anë është Interi, që e konsideron të vetin titullin e marrë në tavolinë në 2006-ën. Nga ana tjetër është Juventusi i ri, që ka vendosur të rihapë kapitullin “Calciopoli” dhe po punon për të rimarrë titujt që i janë hequr. Në mes është një gjyq i përfunduar, që ka ndëshkuar bardhezinjtë duke i çuar në Serinë B dhe që, tani, mund të rihapet. Si? Nëpërmjet nenit 39 të kodit të drejtësisë sportive: “korrigjim dhe shfuqizim”. Ta shpjegojmë mirë.

Neni 39, të cilit i referohemi, është përfshirë në kodin e drejtësisë sportive një ditë pas mbylljes së gjyqit të “Calciopoli”-t. Sipas këtij rregulli, që flet qartë për “korrigjim dhe shfuqizim”, një gjyq mund të rihapet në rast se dalin “fakte të reja, njohja e të cilave mund të kishte ndikuar në vendimin final”. Për këto fakte të reja, që Juventusi ka bërë të ditur se i zotëron, bardhezinjtë kanë ndërmend të kërkojnë hapjen e “Calciopoli 2″.

Çështja, siç kuptohet, nuk është aspak e lehtë. Para së gjithash asgjë nuk mund të bëhet konkretisht para përfundimit të gjyqit që po zhvillohet në Napoli. Në sallë, kohët e fundit, kanë dalë gjëra të reja (dhe kjo i jep të drejtë Juves), por gjyqtarët nuk janë shprehur akoma në lidhje me rëndësinë e këtyre fakteve të reja. Duke bërë një përmbledhje, ka fakte të reja që nuk janë marrë në konsideratë në gjyqin sportiv të “Calciopoli”-t, por a mjaftojnë për të shfajësuar Juventusin dhe Luçiano Moxhin? Do të presim dhe shohim.

E kotë të themi që, në rast se përgjigja do të jetë pozitive, Juventusi - por edhe Moxhi, Bergamo, Paireto, etj… - do të hidheshin në kundërsulm. Ndërkohë, sepse rrugët janë paralele, bardhezinjtë kanë dorëzuar në prokurorinë e Federatës Italiane cd-në me përgjimet e reja që kanë lidhje me bisedimet e Faketit dhe Moratit me Paolo Bergamon.

Superprokurori i federatës Stefano Palaci do të pareqesë brenda fundit të sezonit një raport në këshillin e federatës që do të përcaktojë nëse ka “motive etike” për t’i hequr titullin e 2006-ës Interit. Dhe pikërisht këtu mbështetet Juventusi për të kërkuar zbatimin e nenit 39, për heqjen e titullit zikaltërve dhe shfuqizimi i gjyqit të parë.

Lipi: Gabova, por dëshiroj të rikthehem

Pas një heshtjeje të gjatë është kthyer të flasë Marçelo Lipi. “Unë përfaqësoj botën e futbollit dhe nuk ndihem aspak një ish, shpresoj të kthehem të punoj shpejt, por edhe nëse nuk do të punoja më gjërat që kam bërë do të mbeten gjithsesi përgjithmonë”, ka thënë ish-trajneri i Italisë dhe i Juventusit gjatë marrjes së çmimit Atorn për solidaridetin në Piza. “Truri im funksionon”, ka shtuar më pas ai. “Në karrierë kam bërë shumë gjëra të drejta, por një e kam gabuar.

Tani nuk duhet të harrojmë të gjithë gjërat e drejta të bëra më parë. E përsëris, truri im funksionon shumë mirë, dhe ka funksionuar gjithmonë shumë mirë”, ka saktësuar edhe një herë trajneri toskan. Në fund, në lidhje me marrëdhënien midis futbollistëve dhe solidaritetit, Lipi ka siguruar se është shumë e ngushtë: “Nuk është e vërtetë që futbollistët nuk janë të ndjeshëm ndaj fenomeneve sociale. Ata janë gjithmonë të gatshëm të japin ndihmën e tyre kur është e nevojshme”, ka përfunduar Lipi.

Zyrtare, Nedved, drejtuesi i ri i Juves

Pavel Nedved është zyrtarisht një pjestar i këshillit administrativ të Juventusit. Një hap i rëndësishëm ky në jetën e tij pasi “vari këpucët në gozhdë”. Topi i Artë në 2003-in nuk e ka fshehur kënaqësinë: “Njerëzit më duan, do të bëj gjithçka për të më dashur akoma më shumë. Jam i lumtur, është një emocion i madh, - ka deklaruar Nedvedi. - Edhe pse, nuk më ka ndodhur asnjëherë në jetën time të qëndroja ulur për një kohë kaq të gjatë…

Nëse do të kisha mundësi do të rikthehesha në fushë, mendoni unë dhe Krasiç bashkë në dy krahët e mesfushës…”. Ish-futbollisti do të ketë detyra të veçanta në aspektin sportiv dhe komercial dhe do të jetë një lloj ndërmjetësi midis klubit dhe skuadrës. Futja e tij në këshillin administrativ është kërkuar me ngulm nga Andrea Anjeli: “Më vjen mirë për përfshirjen e tij në këshillin administrativ. Pavel, përveç se është pjesë e historisë së klubit, përfaqëson ato vlera që ne duam t’i transmetojmë skuadrës”, ka thënë presidenti i bardhezinjve.

Krasiç, në “mbrojtje” për të hequr dënimin

Lojtari i Juves do të paraqitet para gjykatës së drejtësisë në Romë për të justifikuar veprimin e tij

“Rikthimi i titujve? Federata Italiane e Futbollit do të pranojë vendimin e prokurorisë së federatës”. Presidenti i Federatës Italiane, Xhiankarlo Abete, u përgjigjet në këtë mënyrë pyetjeve në lidhje me kërkesën e Juventusit për të rimarrë titujt që i janë hequr, atë të 2005-ës dhe atë të 2006-ës, të cilët i janë dhënë Interit, në rast se do të vërtetohet korrektësia e punës së klubit bardhezi.

“Pozicioni i Federatës Italiane, - ka vazhduar Abete, - është i qartë që kur ka ardhur kërkesa e Juventusit. Që në atë kohë thashë se federata do ta pranonte vendimin e pavarur të prokurorisë, kundrejt së cilës ka besim të plotë. Në këtë moment nuk ekziston akoma një përgjigje. Mundësitë janë dy: e para është e lidhur me proçesin penal që po zhvillohet dhe e dyta, që na intereson ne, ka të bëjë me kërkesën e paraqitur nga Juventusi”.

MBROJTJA E KRASIÇIT - Do të jetë i pranishëm edhe Milos Krasiç sot në mëngjes në Romë para Gjykatës së Drejtësisë së Federatës Italiane. Për një herë fantazisti do të luajë në mbrojtje. Avokatët bardhezinj kanë vlerësuar se prezenca e serbit mund të ndihmojë në fshirjen e skualifikimit të lojtarit për dy ndeshje. Lojtari do të kërkojë të provojë se veprimi i tij nuk ka qenë i qëllimshëm por instiktiv:hedhja në zonën e rreptësisë të Bolonjës ka qenë mënyra e vetme për të shmangur përplasjen me Portanovën.

E njëjta teori që është mbështetur nga Del Neri dhe Marota në përfundim të ndeshjes. Përveç kontestimit të këtij “rregulli të padrejtë”, siç e ka përcaktuar drejtori i përgjithshëm i Juves - nëse arbitri do ta kishte parë lojtari do të kishte marrë vetëm një karton të verdhë, me provën televizive është skualifikuar për dy ndeshje - avokatët e Juventusit do të paraqesin imazhet e të paktën tri goditjeve të tjera të marra nga Krasiçi para episodit kryesor.

Prezenca e Krasiçit në Romë do të jetë e shkurtër, sepse në mesditë lojtari duhet të jetë në Vinovo në stërvitje me skuadrën. Drejtuesit bardhezinj besojnë që nga Roma të kthehet një lojtar më shumë për Del Nerin.

MARTINEZ NE VEND TE KRASIÇIT - Kur kanë mbetur vetëm 24 orë nga Milan-Juventus, populli bardhezi duket shumë i shpërqendruar. Flitet shumë për tituj që duhen rikthyer dhe për skualifikime që duhen shfuqizuar, me rrezikun e madh që sfida e rëndësishme e “San Siros” të kalojë në plan të dytë. Dhe gjërat janë komplikuar akoma më shumë nga dëmtimet e shumta, që kanë goditur skuadrën bardhezi.

Me shtatë lojtarë në infermieri (Bufon, Traore, Rinaudo, Grigera, Lanxafame, Amauri dhe Iakuinta), zgjedhjet e trajnerit do të jenë të detyruara. Në mbrojtje lojtarët janë të pakët, sulmi është i përgjysmuar. Dje në mëngjes Amauri është rikthyer të vrapojë, por për ta riparë në fushë do të duhen të paktën dhjetë ditë. Ndërsa, Iakuinta ka punuar në palestër (ashtu si Sisoko), koha e tij e rekuperimit nuk është akoma e qartë.

Del Neri ka punuar për skuadrën anti-Milan, duke përgatitur një formacion pa Krasiçin. Në vendin e tij trajneri ka provuar Martinezin. Alternativa ndaj uruguajanit mund të jetë Pepe, duke parë se në krahun e majtë duhet të konfirmohet Markizio. Mesfusha do t’i besohet sërish dyshes Akuilani-Melo. Në sulm Del Piero dhe Kualjarela janë dy sulmuesit e vetëm në dispozicion.