27 prill 2011

Buffon: Dua të fitojë me Juventusin


Gigi Buffon largon Romën nga e ardhmja e tij dhe premton besnikëri ndaj bardhezinjëve.

“Po, mua Juventusi më intereson dhe dua të fitoj me këtë fanellë”, është shprehur numri një i kombëtares italiane në një intervistë për Mediaset, pas zërave të javëve të fundit që e konsideronin të përfunduar kalimin e tij tek Roma.

Buffon ka folur edhe për situatën e vështirë ku gjendet Juventus, megjithatë ka mbrojtur punën e teknikut Luigi Delneri.

“Tani nuk fitojmë thjeshtë sepse të tjerët janë më të mirë. Faji nuk është i Delnerit, i Ferraras apo Zaccheroni më parë. Mjaft më me ndërrimin e trajnerëve”, theksoi ai.
/JUVENEWS.TK/