24 prill 2011

Bastos: "E ardhmja? Dua të rikthehem në kombëtare dhe…"


Brazilian, lionez dhe tashmë deri diku…bardhezi. Mishel Bastos, që është premtuar për bardhezinjtë, është larguar nga Curitiba, qyteti i gruas së tij, në Brazil, dhe është kthyer të enjten në Lion pas një rehabilimi që ka kryer pas një operacioni në gjurin e majtë. Gjithçka ka shkuar shumë mirë, lojtari i krahut është në një formë të mirë sa dje, në qendrën stërvitore të Olimpik Lionit, ka filluar të vrapojë.

Gjatë kësaj jave do të rikthehet në kompeticion, me shumë mundësi në 18 maj në ndeshjen decizive me Olimpik Marsejën. Sigurisht që nga Torino janë duke i ndjekur me shumë interes etapat e rikuperimit të tij. Dhe shumë shpejt pritet të zhvillohet një takim ndërmjet drejtuesve të dy klubeve për të përcaktuar termat e operacionit (me grupin e menaxherëve të lojtarit është gjithçka ok, edhe nëse mungon kualifikimi për në Champions Ligë).

Do të kërkohet të arrihet te një çmim normal, poshtë 15 milionë eurove, duke parë që kontrata me skuadrën franceze skandon në vitin 2013. Presidenti Zhan Mishel Aulas, ndërkohë, ka premtuar rrugë të lirë dhe një lloj ridimensionimi të shpenzimeve, "duke përfshirë edhe rrogat e lojtarëve". Kështu që, Bastos mund të emigrojë shumë shpejt. Por ndërkohë, në vendin e tij, ka lëshuar një intervistë për mediat braziliane: ku ka folur për të ardhmen e tij, për ambiciet, për dëshirën për t'u transformuar gjithmonë e më shumë në një lojtar të fortë.

Mbrojtësi mesfushor i krahut të majtë, siç kemi thënë, ka punuar një muaj në Cecap, qendrën rehabilituese të Atletiko Paramanenses, ku dëshiron të mbyllë karrierën, pasi të ketë arritur më parë suksese të mëdha në Europë. Botërori në Afrikën e Jugut nuk është një kujtim fantastik për të. "Shpresoj të kem një tjetër shans në të ardhmen: dëshiroj të kthehem të vesh fanelën e Brazilit, por në pozicionin që unë preferoj, mesfushor krahu, duke kërkuar të sulmoj". Dhe ka dashur të vendosë piketat e qarta për pozicionin e tij në fushën e lojës: mbrojtës në rast nevoje, vetëm me raste të veçanta. Më mirë të sulmohet, më mirë të duelohet, më mirë të konkludohet.
/JUVENEWS.TK/