27 prill 2011
Nedved sponsorizon Mançinin
Një gjë është e sigurtë: Del Neri nuk do të jetë më trajneri i Juventusit. Në pole position për zëvendësimin e tij do të jetë Roberto Mançini. Bardhezinjtë kanë takuar tashmë trajnerin e Manchester Sitit, në Londër në 13 prillin e shkuar. Në një takim ku kanë marrë pjesë Pavel Nedved si sponsori kryesor i Mançinit, Paratici dhe Raiola. Të mbërrihet ndërkohë, te trajneri italian nuk është aspak e lehtë, mbi të gjitha për koston e operacionit.
Juventusi në të njëjtën kohë, ndërkohë po studion edhe Vilas Boas, i cili është vetë propozuar. Hipotezë shumë tërheqëse ajo e Mançinit, por sigurisht me marrëdhënie të vështira për t'u arritur. Bardhezinjtë duhet të marrin shumë shpejt një vendim dhe do të kryejnë sulmin deciziv përpara datës 14 maj. Një datë e rëndësishme, sepse Mançini, me Manchester Sitin e tij, do të jetë në Uembli për të luajtur në finalen e FA Cup kundër Stoke Siti. Nëse Manchester Siti duhet të fitojë, një gjë shumë e mundshme, do të komplikonte mjaftueshëm planet e Juventusit. Në këtë pikë, me një trofe në llogarinë e tij, sheiku Mansur do të ndalonte largimin e trajnerit dhe marrëveshja do të bëhej më e komplikuar, më shumë seç është në këtë moment dhe, të paktën diçka e ndërlikuar nga plani ekonomik.
Bardhezinjtë nuk qendrojnë me duar në xhepa dhe mendojnë edhe për zëvendësuesin e mundshëm, jo për Del Nerin, por për Mançinin. Vilas Boas është trajneri i momentit. Të gjithë e kërkojnë, por trajneri i Portos, pasi ka refuzuar Romën, mendohet t'i ketë thënë po një transferimi në skuadrën bardhezi. Special Two, nëpërmjet disa personave të besuar, i ka bërë me dije klubit bardhezi se është i interesuar të flasë dhe të vlerësojë nevojat respektive. Marrota dhe Paratici do ta takojnë shumë shpejt dhe duhet të studiojnë mënyrën sesi të veprojnë për klauzolën e largimit që është në kuotën e 15 milionë eurove. Më pas, është Maxarri që është përmendur shumë në kohët e fundit, por gjithmonë një alternativë më shumë se e vlefshme. Konte do të ishte personi i preferuar nga tifozët juventinë dhe drejtuesit janë duke e menduar seriozisht. /JUVENEWS.TK/