25 prill 2011

Shënuesit më të mirë në Itali


Goli i shënuar nga penalltia ndaj Palermos, ia ka mundësuar Edinson Cavanit që të kalojë në pozitën e parë të golashënuesve më të mirë në kampionatin italian, Serie A.

Sulmuesi uruguaian në fakt e ka barazuar me gola sulmuesin e Udineses, Antonio Di Natale.

I treti mbetet sulmuesi i Interit, Eto’o, i ndjekur nga ai i Bolognas, Di Vaio dhe sulmuesi i Juventusit, Matri.

Shënuesit më të mirë në Serie A

1. Cavani (Napoli) 26
2. Di Natale (Udinese) 26
3. Eto’o (Inter) 20
4. Di Vaio (Bologna) 19
5. Matri (Juventus) 18

/JUVENEWS.TK/