30 prill 2011

Kielini: "Me stadiumin e ri do të kemi përparësi"


Jo vetëm Xhianluixhi Bufon apo Alesandro Del Piero. Edhe Xhiorxhio Kielini shikon (dhe ndjen), në këto javë plot problem dhe zhurmë mbi të ardhmen e Juventusit, shumë zëra mbi një lamtumirë të mundshme nga ngjyrat bardhezi. Por qendër mbrojtësi juventin, ashtu si edhe shokët e tjerë të sipër përmendur nga disa lajme të kohëve të fundit, kërkon të mohojë gjithçka dhe të përsërisë vullnetin e tij për të qendruar sa më gjatë të jetë e mundur në Torino:

"Është normale, që përreth emrit tim të qarkullojnë shumë zëra merkatoje, por mua këto nuk më interesojnë aspak. Unë dëshiroj të qendroj te Juventusi". Fjalët e Xhiorxhio Kielinit të shprehura për "Sky Sport" kanë lënë të kuptohet një dëshirë e madhe nga ana e Kielinit, për një të ardhme të madhe me Juventusin, kur të rikthehet, sepse po vuan nga një dëmtim që është duke e mbajtur larg nga fusha e lojës: "Kam një dëshirë të madhe për të luajtur në stadiumin e ri dhe Juventusi, edhe për këtë motiv, do të ketë prioritet mbi të tjerët, kam vuajtur shumë, duke parë Juventusin nga jashtë. Për fat kemi humbur dy pikë të rëndësishme kundër Katanias në shtëpi dhe kjo gjë pikërisht nuk më ka kaluar, vazhdoj të jem shumë i mërzitur për ato dy pikë që kemi lënë".
/JUVENEWS.TK/