29 prill 2010

Calciopoli, Elkann: Interit t’i merret titulli

Zhvillimet sensacionale rreth çështjes Calciopoli nuk kanë të ndalur. Lazio tashmë edhe zyrtarisht kërkon dëmshpërblim për dënimin e marrë në vitin 2006. Në ndërkohë, Luciano Moggi mund të përshëndetet nga futbolli pasi federata italiane e futbollit (FIGC) ia ka ndaluar ‘krijuesit të Calciopolit’ veprimtarinë në futbollin italian. Pronari i Juventusit, John Elkann ka kërkuar që Juventusit t’i kthehet titulli që iu mor nga Interi.

Lazio ishte dënuar nga gjyqi sportiv i Calciopolit me 30 pikë duke e humbur rastin për të luajtur në Evropë, kemi të bëjmë me sezonin 2005/2006. Nga ana tjetër Claudio Lotito u dënua me tri vite e gjysmë suspendim nga aktiviteti i futbollit, por pas apelit ai u dënua me vetëm tre muaj. Pas dëshmive të reja të paraqitura në gjyqin e Calciopolit në Napoli, Lazio edhe zyrtarisht ka kërkuar dëmshpërblim në rast se Paolo Bergamo dëshmon se nuk ka kontaktuar me zyrtarët e Lazios.

Ndalimi përjetë i aktivitetit në futboll për Moggin nuk është pritur mirë nga ky i fundit i cili u shpreh: “Nuk e di çfarë do të thotë gjithë kjo. Ata duhet të kenë turp nga vetvetja pas gjithë asaj që u zbulua. Nuk flas vetëm për veten dhe për Giraudon (edhe ky i dënuar si Moggi), por për të gjithë ata që vuajnë”, ka thënë Moggi.

Tifozët e Juventusit kanë paralajmëruar së shpejti protestë para FIGC në mbrojtje të Moggit.

Dhe më i zëshmi duket se ka qenë pronari i Juves, John Elkann, që me rastin e prezantimit të presidentit të ri, ka kërkuar dhe kthimin e Scudettos që iu dha atëkohë Interit.

“Ditëve të ardhshme do t’i prezantojmë diçka FIGC-së për të kërkuar kthimin e titullit të sezonit 2005/2006. Sipas asaj në çfarë besojmë ne, rregullat janë të njëjta për të gjithë”, deklaroi Elkann për La Stampa.

Një vendim defintiv për fatin e Calciopolit pritet të merret në qershor, kur të transkriptohen rreth 100 telefonata mes zyrtarëve të Interit dhe klubeve tjera me planifikuesit e gjyqtarëve. Është shumë e mundshme që Interit t’i merret titulli i sezonit 2005/2006 ose të dërgohet në Serie B.

Lajme Shkurt per Juven

Iaquinta : Ardhja e Agnellit nje lajm i shkelqyeshem

Sulmuesi flet per Juventus Channel : Iaquinta : " Dua qe te perfundoj kampionatin ne menyren me te mire te mundeshme dhe te luftoj per nje vend ne boteror .
Ardhja e A.Agnellit ne Juve eshte nje lajm shume shume i mire , jam i bindur se ai do beje shume mire sepse ka gjak bardhezi . Prezenca e tij ne Juventus eshte shume e rendesishme per te arrdhmen e skuadres " .

Agnelli : Ndjehem shume i lumtur qe do japi kontribut ne Juve


VINOVO 29 Prill - Andrea Agnelli : " Eshte nje dite teper emocionuese per mua , do japi me gjithe shpirt gjithcka cka mundem , qe te ndertoje nje Juventus teper te forte ne cdo aspekt , Juventusi eshte ne zemren time . Do mundohemi qe te freskojme cdo gje ne ekip , qe nga taktikat , struktura dhe gjithcka tjeter .

Kujtimet e faketit: Ja prapskenat e futbollit italian

Në gjyqin për “Calciopoli”-n është zbuluar edhe një material me kujtimet e Xhaçinto Faketit. Prokuroria e Napolit ka depozituar dokumentacionin e shkruar nga ish-presidenti i Interit, vetëm pak kohë përpara se të ndahej nga jeta. Aty tregohet sesi funksiononte në atë periudhë bota e futbollit italian. Mes radhëve të materialit evidentohej qartë superfuqia që ushtronte klubi i Juventusit në ato vite. Përpara vdekjes në vitin 2006, ai fliste për sistemin e jashtëligjshëm që kontrollonte futbollin elitar në Itali. Disa ditë më parë, kujtimet iu dorëzuan hetuesve nga djali i ish-drejtuesit zikaltër, Xhanfeliçe Faketi, i cili së fundmi ka dhënë edhe një dëshmi të depozituar në gjykatë nga prokurorët Narduçi dhe Kapuano. Dokumentacioni i ri u publikua gjatë seancës së të martës. Ai ka ardhur si kundërpërgjigje e telefonatave të paraqitura nga avokatët e Moxhit, ku tregohej se zyrtarët e federatës diskutonin me drejtuesit e Interit, Parmës, Kaljarit e Bolonjës rreth gjyqtarëve të ndeshjeve në Serinë A.
 

Agjenti: Bufoni nuk lëviz nga Juventusi

Agjenti i portierit bardhezi ka mohuar zërat që e largonin klientin e tij nga Torino në përfundim të këtij sezoni.

“Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë mbi mundësinë e një largimi të Xhixhi Bufon nga Juventusi. Ai nuk do të largohet”, pohoi menaxheri i “gardianit” bardhezi, Silvano Martina, për “calcioercatoweb”. Ai shtoi se të gjithë në Torino e mbajnë në buzë emrin e portierit italian.

“Në jetë nuk ka asgjë të sigurt, ndoshta mund të vijë një ofertë e madhe. Por deri tani nuk ka ardhur dhe me siguri Bufon do të qëndrojë te Juventusi edhe për sezonin e ardhshëm”, theksoi Martina. Tre javë para fundit të Serisë A “Zonja” gjendet në vendin e gjashtë, gjashtë pikë pas Sampdorias së vendit të katërt.

Juventusi nuk llogarit më në Camoranesin

Torino, 29 prill - Mauro Camoranesi (34) në fund të sezonit me siguri do të largohet nga Juventusi. Këtë e pohon agjenti i tij, të cilit udhëheqësia e klubit i ka preferuar që mesfushori të gjejë ndonjë mjedis tjetër. Argjentinasi i lindur, i cili ka shtetësi italiane dhe i cili që nga viti 2003 është duke e mbajtur fanellën e “azzurëve”, në ekipin nga Torino luan që nga viti 2002, ndërsa edhe pse kontratën e ka edhe për një sezon të plotë, si duket ai do të largohet nga “Zonja e Vjetër”. Tani për tani dihet se për Camoranesin më së shumti është duke u interesuar ekipi i Marseille.

Juventusi dëbon Camoranesin

Agjenti i mesfushorit Mauro Camoranesi ka zbuluar se Juventusi më nuk do të llogaritë në shërbimet e klientit të tij.

Në takimin e mbrëmshëm në Torino, drejtuesit e Juventusit kanë porositur agjentin e tij të kërkojë një klub të ri për lojtarin e kombëtares italiane, pasi ata nuk dëshirojnë ta ketë atë në radhët e veta.

“Mauro më nuk është pjesë e planeve të Juventusit. Kam marrë porosi nga drejtorët për të gjetur një ekip të ri për të”, ka thënë agjenti.

Camoranesi, i cili ka edh enjë vit marrëveshje me Juven, tashmë një kohë të gjatë është cak i disa klubeve franceze, mes të cilave edhe Marseille që drejtohet nga ish-trajneri i Juventusit, Didier Deschamps.

Juventus: lamtumire garde e vjeter, fillon revolucioni…

Juventus: lamtumire garde e vjeter, fillon revolucioni…

Shume besojne se tekniku Rafa Benitez eshte besnik i skemes 4-4-2, por shume here gjate karrieres se tij, tekniku spanjol ka ndryshuar modulin e lojes. Liverpuli qe ai drejton aktualisht ka luajtur me 4-2-3-1 apo 4-3-1-2 (mesfushe rombe). Ky modul i fundit mund te jete baze ne pikenisjen e aventures se tij me Juventusin, ky pike referuese mendohet mesfushori brazilian Diego. Nje rol te madh mund te luaje dhe sulmuesi Jakuinta, qe tre vjet me pare ishte prane transferimit te Liverpul. Loja plot sakrifice nga Jakuinta perlqehet shume nga Rafa Benitez, qe mund te perdor si sulmues te pare por dhe ne linjen e majte. Mendohet se te Juventus nuk do te kete vend per Trezeguen, Del Pieron dhe Xhovinkon, nderkohe qe Amauri do te vleresohet gjate pergatitjeve te veresper te pare nese i sherben ose jo skuadres. Ne mesfushe, ne diskutim eshte Sisoko, qe gjate kohes qe luajti te Liverpul u perdor pak nga tekniku spanjol. Mesfushori tjeter brazilin Filipe Melo do te qendroje ashtu si dhe mbrojtesi i qendres, Cielini. Ndersa te tjeret ne repartin ne linjen e fundit behen gati te largohen: Groso, kanavaro, Grygera, Legrotalie dhe Zebina. Nga fjalet e agjentit te Xhuzepe Rosit, mendohet se sulmuesi i Villarealit mund te jete ne fokusine Juventusit. “Xhuzepe te Villareal ndihet mire, pohoi agjenti i Rosit, Pepito. E vertete eshte se pas tre sezonesh nje aventure e re eshte e mundshme. Juventus eshte nje klub i madh dhe nese vjen nje oferte ne do ta marrin ne konsiderate”.

Juventus kërkon trofeun e 2005-2006

Juventusi do t’i paraqesë një kërkesë federatës italiane të futbollit për të kërkuar heqjen e trofeut 2005-2006.

Lajmin e ka bërë të ditur në një intervistë neopresidenti i Fiatit, John Elkann.

“Do ta bëjmë në koherencë me atë që kemi mbështetur gjithmonë: rregullat vlejnë për të gjithë”, është shprehur ai.

Elkann ka folur edhe për kushëririn e tij Andre Agnelli, që do të bëhet presidenti i ri i Juventusit.

“Është një person që e do shumë skuadrën. Andrea do të jetë një president me kohë të plotë”, është shprehur Elkann.

28 prill 2010

“Big Luçiano” sërish në sulm, publikon telefonata të tjera

Seanca e djeshme e “Calciopoli”-t në Gjykatën e Napolit filloi me vonesë. Ashtu siç ishte bërë e ditur, Karlo Ançeloti, dëshmitari i thirrur nga pala mbrojtëse, nuk u paraqit. Dëshmia e trajnerit të Çelsit është shtyrë për në datën 11 maj. Ndërkohë, në sallë ndodheshin Moxhi, ish-gjyqtarët De Santis e Bertini dhe ish-disenjatori Bergamo. Avokatët mbrojtës të “Big Luçianos” kanë paraqitur dhjetë biseda të tjera telefonike, të cilat do t’u shtohen regjistrimeve që janë miratuar për t’u transkriptuar. Nikola Penta, konsulenti për çështjet sportive, ka folur rreth “tri telefonatave nga një numër fiks i klubit Bolonja dhe gjyqtarit Masimo De Santis; 3 ndërmjet klubit Inter dhe ish-përcaktuesit të gjyqtarëve Paolo Bergamo; një ndërmjet presidentit të atëhershëm të Interit (Xhaçinto Faketi) dhe De Santis; dy ndërmjet klubit të Parmës dhe ish-disenjatorëve Bergamo e Pierluixhi Paireto dhe një telefonatë që ka zgjatur 42 minuta ndërmjet presidentit të Kaljarit, Masimo Çelino dhe Bergamos”. Ndërkohë, mjaft e fortë ka qenë edhe deklarata e ish-disenjatorit Paireto, i cili tha: “Federata na shtynte që të krijonim lidhje të afërta me klubet, në mënyrë që të evitonim polemikat nëpër media. Të thoshe skemat e gjyqtarëve para ndeshjeve, nuk ishte e ndaluar dhe nuk shihej me sy të keq nga FIGC”.

Benitez në hapat e fundit drejt Juves

Me shumë gjasa Rafael Benitez do të jetë trajneri i Juventusit duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Negociatat janë në rrugë të mbarë dhe marrëveshja pritet dita-ditës.

Të hënën presidenti bardhezi, Zhan-Klod Blank, u takua me agjentin e trajnerit, takim që ishte i suksesshëm. Marrëveshja mund të arrihet në bazë të 4.5 milionë eurove në sezon. Gjithashtu, Benitez ka pranuar reduktimin e stafit teknik nga tetë në katër persona dhe të enjten, pas ndeshjes me Atletikon e Madridit në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Europës, do të takohet me drejtuesit e Liverpulit.

Në këtë takim me siguri tekniku do t’i kërkojë klubit zgjidhjen e kontratës, gjë të cilën drejtuesit anglezë me shumë mundësi do ta pranojnë. Emrat që mund të largohen nëse spanjolli vjen në krye të stolit bardhezi, janë: Kanavaro, Groso, Kamoranezi, Xhovinko e Trezege, ndërkohë që mbetet në dyshim portieri Bufon.

Juve rikthim në "antikitet", Andrea Anjeli president

Pas gati gjysmë shekulli, një përfaqësues i familjes Anjeli rikthehet në postin më të lartë të klubit me më tepër trofe në Itali.

Andrea Anjeli do të jetë presidenti i ri i Juventusit. Zyrtarizimi do të bëhet nesër gjatë asamblesë së “Exor”, që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të shoqërisë. Kështu, pas rreth 50 vitesh një përfaqësues i familjes së njohur italiane rikthehet në krye të klubit. I fundit ishte i ati i Andreas, Umberto, në sezonin 1961-1962.

Sipas këtij lajmi, edhe pse ende të pakonfirmuar zyrtarisht, presidenti aktual, Zhan-Klod Blank, do të marrë postin e administratorit të deleguar, Bepe Marota me shumë mundësi drejtor i përgjithshëm dhe Rafa Benitez në krye të stolit. Një tjetër emër që rikthehet është Pavel Nedved, i cili do të jetë përgjegjës i sektorit të të rinjve dhe mbi të gjitha, këshilltar personal i Anjelit.

Agjenti : Trezeguet mund te shkoj ne AC Milan


Intervistuar nga Streamit Soccer, Antonio Caliendo, agjent i sulmuesit David Trezeguet ka deklaruar:

"Nëse ky do te jete viti i duhur për të kaluar në AC Milan?

Kjo mund të ndodh.

Te Juventusi pritet nje revulucion largimesh dhe mund qe Trezeguet te jet pjes e tij.

Për të ndryshuar do të kemi nuk ka probleme për t'u ulur në një tryezë dhe të flasim.

Ne po flasim për AC Milan, një nga klubet më të rëndësishme në Evropë, nuk është një zgjedhje e dytë deklarioj Caliendo... "

Benitez i frustruar me spekulimet

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka thënë se është lodhur nga spekulimet rreth të ardhmes së tij në klub, me spekulimet të cilat vazhdimisht janë duke e lidhur atë me një kalim te Juventusi.

“Nuk më pëlqejnë spekulimet. Do të doja të shihja lajme në gazeta rreth trofeve, golave apo paraqitjeve fantastike të lojtarëve, por nuk mund të kontrolloni çdo gjë. E ardhmja ime është Atletico Madridi. Ne duhet të përqendrohemi në këtë sfidë dhe të tentojmë të fitojmë sepse kjo do të ishte mirë për klubin”, u shpreh Benitez.

Strategu spanjoll gjithashtu e quajti të rëndësishëm transferimin e Jonjo Shelveyt nga Charlton Atletic për 1.7 milionë funte. /

Olimpique Marseille në bisedime për Camoranesin

Sipas mediave Italiane bëhet e ditur se skuadra e Olimique Marseilles janë afër transferimit të mesfushorit të Juventusit, Mauro Camoranesi.

Zyrtarët e skuadrës Franceze dhe agjenti i lojtarit kanë arritur të bëjnë kontaket e para me drejtuesit e Juventusit.

Mirëpo tani pritet që gjatë ditëve të ardhshme të arrihet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje në qoftë se arrijnë që të biejnë dakord.

Calciopoli – Interi akuzohet përsëri

Ashtu siç ishte paralajmëruar ashtu dhe ndodhi. Seanca gjyqësore e paraparë të mbahej të martën, është zhvilluar duke nxjerrë në pah telefonata të reja që akuzojnë Interin, por nga ana tjetër Luciano Moggi është detyruar të pranojë se ka biseduar me arbitra.

Claudio Salvagno, një komisioner i lartë i policisë që ishte përfshirë në procesin e hetimit gjatë vitit 2006, është marrë ne pyetje nga prokuroria e gjykatës së Calciopolit në Napoli.

Salvagno përmendi disa prej emrave të zyrtarëve të lartë me të cilët Moggi kishte pasur kontakt, duke përfshirë zyrtarë të lartë të policisë, të federatës italiane dhe të shoqatës së gjyqtarëve të Serie A.

Nuk vonoi shumë dhe mbrojtja e Moggit ndërhyri për ta heshtur Salvagnon, duke ia ofruar panelit 10 telefonata tjera që akuzojnë Interin, Bolognan, Parmën dhe Cagliarin.

Pas seancës dëgjimore, Moggi u detyrua të pranojë nën presionin e mediave se ka kontaktuar me gjyqtarët, por ritheksoi se nuk ka bërë asgjë të keqe.

“Unë jam takuar me Massimo De Santis (gjyqtar) në fund të ndeshjes, por kjo nuk ishte e ndaluar. Të tjerët bisedonin me gjyqtarët në pushim të pjesës së parë.

Faccheti (presidenti i ndjerë i Interit) njëherë ishte dënuar me suspendim prej tre muajsh, pasi është parë duke biseduar me një gjyqtar pas pjesës së parë”, u shpreh ish-drejtori i Juves.

Seanca e ardhshme dëgjimore do të mbahet më 11 maj dhe në të pritet të merret në pyetje ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti.

Catania - Juventus: Asnjë lojtar i suspenduar

Për takimit kundër Catanias që do të zhvillohet të dielën, Alberto Zaccheroni nuk do të ketë asnjë lojtar të suspenduar.

Lista e lëshuar nga autoritetet e sportit tregon se asnjë lojtar i Juves nuk është i suspenduar për takimin e radhës.

Iaquinta dhe Camoranesi janë lojtarët e vetëm që kan janë ndëshkuar me karton të verdhë në takimin kundër Barit.

Por ata do të jenë në gjendje të luajnë pasi që është kartoni i dytë i verdhë për Camoranesin dhe Iaquintan, ata nuk e kanë arriturin limitin e kartonav të verdh.

Felipe Melo dhe Sissoko do të jenë në gjendje të luajnë, për dallimin me javën e kaluar që ishin të suspenduar.

Catania ka një lojtar të suspenduar për takimin kundër Juves, emri i tij është Capuano që u ndëshkua me karton të kuq në takmin kundër Livornos të Dielën e kaluar.

Zyrtare: Andrea Agnelli president i ri i Juventusit

Andrea Agnelli është presidenti i ri i Juventusit.

Këtë lajm e bëri të ditur presidenti i Fiat Group, John Elkann në një intervistë për La Stampa.

Andrea është një person i cili vërtetë e pëlqen Juventusin dhe pse të mos bëhet president. - tha Elkann

Andrea ka një eksperiencë të vërtetë në botën sportive, ai ka punuar në Juventus edhe më parë dhe e njeh skuadrën.

"Ne tani do të vazhdojmë punën së bashku - shtoi më te John Elkan.

Diego shpreson Juve të përfundojë në top katërsh

Mesfushori brazilian Diego thotë se Juventusi ende ka gjasa të arrijë në top katërsh para fundit të sezonit.

Biankonerët aktualisht qëndrojnë në pozitën e gjashtë në Serie A, gjashtë pikë larg pozitës së katërt me vetëm tre ndeshje të mbetura këtë sezon.

“Ne kemi pasur ngritje dhe ulje këtë sezon dhe tash duhet të mendojmë për rikuperim. Ende kemi mundësinë të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve dhe nuk duam të largojmë shikimin nga ky objektiv”, ka thënë Diego.

27 prill 2010

Milan dhe Juventus në ‘Pole Pozicion’ për Mexes

Mbrojtësi i Romas, Philippe Mexes është në listën e transferimeve të Milanit dhe Juventus, gjithnjë sipas les-transferts.com.

Qendër-mbrojtësi francez është në radar të disa klubeve, pas dështimit në Stadio Olimpico dhe sipas formës impresive të Juan dhe Burdissos, Mexes ka dështuar të përfshihet në formacionin startues.

Burdisso aktualisht është në huazim nga Interi dhe si duket performanca e tij do të shpjerë deri tek largimi i Mexes.

Rivalët e Serie A, Milan dhe Juventus janë në ‘pole pozicion’ për shërbimet e tij.

Lojtari është transferuar tek Giallorossët nga Auxerre më 2004 dhe këtë sezon ka bërë gjithsej 17 paraqitje, statistikë që tregon qartë se largimi i tij është afër.

Juventus fillon stërvitjet

Juventus vazhduan stërvitjet sot pasdite në Vinovo, ata filluan të pregaditën për takimin kundër Catania, që do të zhvillohet me 2 Maj, në stadiumin Massimino.

Bianconeri para se të fillojnë stërvitjet në fushë të gjelbert ata ishin në gjym. Ata bënë disa ushtrime në posedimin e topit dhe pasime të shkurta.

Diego, Del Piero dhe De Ceglie ishin në fizioterapi gjym, që të rregullojn lëndimet e volga që pësuan në ndeshjen kundër Barit, Felipe Melo është stërvitur ndaras për shkak të gastroenterit, por nesër do t'i bashkangjitet grupit. Zebina ishte pjesë e grupit ndërsa Trezeguet bëri disa ushtrime atletike të lehta. Sissoko vazhdon të stërvitet ndaras pasi që ka një lëndim të leht në nyjën e këmbës.

Candreva që sapo është martuar kishte një dit pushim.

Juventus, arrihet marrëveshja me Benitez?

Juventusi është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferimin e Rafa Benitezit në Olimpico të Torinos, pasi që Juventusi ka arritur marrëveshje me agjentin e Benitez.

Sipas Tuttosport, Bettega dhe agjenti i Benitezit, Manuel Quillon Garcia, janë takuar të hënën në Monte Carlo ku arritën marrëveshje verbale për kontratë trevjeçare dhe se tani ka mbetur të bindet vetëm Liverpooli.

Në ndërkohë, La Stampa shkruan se me ardhjen e Benitezit te Juventusi, shembullin e tij do ta ndiqnin edhe Fernando Torres, Javier Mascherano, Dirk Kuyt dhe Martin Skrtel.

Sipas kësaj gazete, Torres do të largohej nga Liverpooli, por për hiç më pak se 70 milionë euro.

Juventus, 16 milionë stërlina për Benitez

Momente delikate për të ardhmen e Juventusit pasi në pankinën bardhezi mund të ulet spanjolli Rafa Benitez.

Menaxheri i trajnerit të Liverpool është takuar me presidentin e Juventusit, Blanc dhe mesa duket është arritur marrëveshja për transferimin e Benitez në Torino. Edhe shtypi anglez është i bindur se Benitez do t’i japë fund aventurës në “Anfield Road” për të nisur një eksperiencë të re në Itali.

Juventus i ka ofruar 16 milionë stërlina pëe 4 sezone. Aktualisht Benitez kërkon të jetë i përqëndruar në Europa League ku Liverpool do luajë gjysmëfinalen e dytë përballë Atletico Madrid, ndërsa në fundjavë do përballet me Chelsea.

Iakuinta, “sms” Lipit pas dygolëshit

Te Juventusi që mundi Barin të dielën, spikati sigurisht buzëqeshja e Vinçenco Iakuintës, i kthyer te goli pas pesë muajsh mungesë për shkak të dëmtimit në meniks në fillim dhe pastaj në gju, i zbuluar gjatë operacionit. Lojtari pranon të gjithë kënaqësinë e tij që e ka kaluar këtë moment të vështirë dhe pohon hapur se shpreson edhe te grumbullimi me Italinë në prag të Botërorit pas më pak se dy muaj.

Dëmtimi në gju më bëri të mendoj se mund të humbisja Botërorin dhe sezonin, - shpjegon sulmuesi bardhezi. - Qëndrova jashtë pesë muaj, nuk ishte një gjë e lehtë. Është e qartë që dy golat që shënova kundër Barit, përfaqësojnë para së gjithash një sinjal për Marçelo Lipin.

Është e kotë pastaj të nënvizoj që nga ana tjetër jam i kënaqur që e ndihmova skuadrën të fitojë pas një periudhe jo të lehtë. Megjithatë jam shumë i lumtur nga fakti që trajneri Lipi më ka telefonuar disa kohë më parë për të mësuar sesi isha dhe për të më konfirmuar stimulin e tij ndaj meje”. Prania në fushë e Iakuintës, ka ndihmuar edhe Diegon të shpërthejë, autor i një paraqitjeje të mirë: “Kur luaj, sigurisht që përpiqem gjithnjë t’i jap thellësi skuadrës në fushë dhe të krijoj hapësira për mesfushorët, - vazhdon Iakuinta. - Diego luajti shumë mirë dhe më dha një pasim të bukur për gol. Sidoqoftë, arsyeja kryesore e sezonit tonë negativ, janë dëmtimet e shumta”.

Lajme shkurte per Juventusin

Amauri i braktisur nga te gjithe , edhe nga Lippi

Sezone per tu harruar per Juven , por kjo nuk mund te kaloje aq lehte . Po ndihen tani ato deshtime , Amauri qe para disa javesh morri dhe pasaporten Italiane nuk eshte ne planet e Lippit per boteror por edhe ne formacionin e Juves gjate sezones se ardhshme . Ai eshte i braktisur nga te gjithe , e sidomos kete e bene me te keqe edhe ajo se ne ndeshjen e fundit ne Serie A Amauri luajti nje pjese dhe nuk shenoi dhe nuk beri asgje , e ne pjes te dyte u zevendesua nga Iaquinta i cili pas disa minutash godet shtylle dhe shenon dy here.

Caceres startues ndaj Catania-s

Martin Caceres eshte rikuperuar plotesisht dhe lojtari uruguajan pritet qe te jete startues ne trasnferten e veshtire te Zonjes ne Sicili kunder Catania-s te Mihajlovic por dhe te Maxi Lopez ( i cili ka 14 paraqitje dhe 9 gola me Catanian ).

Moxhi: Juve në B për faj të Montezemolos

I akuzuari kryesor i Calciopolit: “Interi? Një komplot në Champions League!?

Ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi, gjatë emisionit televiziv italian "Studio Stadio" të dielën, ka lëshuar si zakonisht deklarata që do të bëjnë të diskutohet për ndeshjet fundit në Serinë A dhe jo vetëm.

Roma – “Ranieri meriton duartrokitje për atë që po bën në Romë, sepse ka rigjeneruar një skuadër tashmë në fundin e ciklit me Spaletin. Kundër Samp, verdhekuqtë e kishin fatin në dorë në luftë për titull, por i tradhtoi frika e të fituarit”.

Interi - “Zikaltrit kanë demonstruar se janë të fortë në mentalitet, tipike e skuadrave të mëdha. Ndaj Barcelonës në Milano zhvilluan një ndeshje të bukur, por fituan edhe falë ndihmës së gjyqtarit, siç bëri edhe ndaj Çelsit. Jo rastësisht Murinjo nuk foli për komplot, madje në disa sajte u lexua, se gjyqtari i Champions ishte një mik i tij…. Për ndeshjet e kthimit do të jetë deciziv aktivizimi i Shanjder. Ai është lojtari deciziv i Interit. Nëse jo, do të jetë një problem i madh”.

Baloteli – “Baloteli në fushë ndaj Barçës? Morati e Murinjo kanë gabuar në menaxhimin e djaloshit. Kjo tërhiq e mos e këput nuk i bën mirë maturimit të tij. Me mua Baloteli nuk do të ishte sjellë kurrë kështu. Tashmë është i destinuar të ikë edhe, sepse menaxheri i tij, Raiola, nuk shikohet me sy të mirë në Milano, siç e demonstrojnë shitjet e Ibrahimoviç e Maksuell”.

Juventus – “Juve ka zhgënjyer shumë këtë vit. Kishte grup superior dhe në krahasim me Milanin, por ka dështuar objektivin Champions. Sampdoria e Palermo luajnë më mirë se bardhezinjtë. Me Xhon Elkan president të Fiatit, Montezemolo do rikthehet te Juve? Shpresoj që jo, duke parë dëmet që i shkaktoi ai Juves në të kaluarën dhe sepse nuk duhet harruar kurrë, që Juvja përfundoi në Serinë B për fajin e tij, pasi bindi drejtuesit të tërhiqnin apelimin te ‘TAR’”.

Milani – “Milani tani është në rënie të lirë. Skuadra luan me rritëm të ulët dhe përballë skuadrave të shpejta dorëzohet. Dhe pastaj, që kur kanë mbaruar penalltitë në favor, nuk ka fituar thuajse asgjë

…. Skuadra tashmë ka arritur në fund të ciklit. Trajneri i sezonit të ardhshëm do të jetë Tasoti bashkë me Filipo Galin”.

Edhe një Skandal i ri - Gjyqtari Damato: Jam supertifoz i Interit

Polemika - Humbja me Sampdorian, e cila zbriti Romën në vendin e dytë në Serinë A, është shoqëruar me mjaft polemika.

Mbi të gjitha rreth gjykimit. Rosela Sensi e cilësoi arbitrimin “të papërshtatshëm”, ashtu si edhe trajneri Klaudio Ranieri.

Tashmë, verdhekuqtë akuzojnë “bilbilin” ndërkombëtar Antonio Damato, se nuk akordoi një penallti për Romën (rezultati ishte 1-0), pasi është tifoz i Interit.

Në fakt, ekziston një shkrim në gazetën “Repubblica”, i përpara 8 viteve, ku Damato pranonte se ishte një supertifoz i ekipit zikaltër.

Për Benitez, ofertë e parefuzueshme!

Javë e nxehtë për të ardhmen e Juventusit dhe pankinës së tij.

Rafa Benitez po lë pas zhurmat e fundit dhe është gjithnjë edhe më i bindur nga projekti, mbi të gjitha sepse do të ketë “carta bianca”-n në merkato.

Duke parë që paratë nuk mungojnë, tratativa po ecën mirë edhe pse nuk është mbyllur ende me një firmë zyrtare.

Dhe sipas “Mail on Sunday”, oferta e bardhezinjve është “e parefuzueshme”.

Flitet për 15 milionë sterlina në 3 vjet (5,7 milionë në sezon) dhe fonde të palimituara për merkaton.

26 prill 2010

Moggi: Juve superior për Milanin

Ky sezon i Juventusit ishte më shumë se katastrofal, por përkundër se kishte një skuadër më të mirë, Bianconerët dështuan të jenë në majën e suksesi, ndërsa Luciano Moggi shprehet se Juventusi këtë sezon pati një skuadër më të mirë se Milani, por që sukseset i munguan.

“Juventusi zhgënjeu shumë këtë vit. Ata patën një skuadër superiore ndaj Milani, por dështuan edhe në Ligën e Kampionëve me plot meritë. Ekipe si Sampdoria apo Palermo kanë luajtur shumë më mirë se Juventusi”.

“Milani është duke rënë dita ditës. Ky ekip luan me një ritëm të ulët dhe është i dobët ndaj kundërshtarëve të shpejtë. Skuadra është qartë në fund të ciklit. Vitin e ardhshëm trajner do të jetë Mauro Tassoti me Filippo Gallin”, përfundoi Moggi.

Juve, nga Xheko te Maskerano: ja gjithë revolucioni bardhezi!

Rindërtimi - Gjueti lojtarëve të krahut: Benitez pëlqen Kajt, por edhe Van Persin e Behramin

Hija e Rafael Benitez po bëhet gjithnjë edhe më e madhe.

Në Angli dikush thotë se “sendor” Rafa po analizon tani profilin e djemve të ekipit të të rinjve bardhezi.

Me siguri Juventus po pret të mbyllë çështjen e trajnerit për të nisur operacionin merkato.

Në kantier, idetë janë të shumta, disa shumë të komplikuara, të tjera të lidhura nga drejtuesit e pankinës.

Kontaktet nuk ndalen. Në këtë skuadër ndihet aroma e revolucionit, ndoshta nga pak në të gjitha repartet.

Benitez do ta nisë nga një bomber i madh.

Rafa është i ambientuar mirë me Fernando Torres gjatë viteve të fundit, i cili i ka zgjidhur shumë probleme.

Por sulmuesi spanjoll ka përfunduar në shënjestrën e Mançester Sitit, i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro, prandaj duket larg për bardhezinjtë.

Në realitet, edhe pa konkurrencën e sheikëve, Benitez duket i orientuar drejt Edin Xhekos.

Një emër i njohur në shtëpinë e Juventusit, ngaqë kontaktet e para me boshnjakun datojnë që në nëntor, kur ende nuk flitej për trajnerin spanjoll.

Interesi i bardhezinjve me kalimin e muajve është rritur.

Juventus do të provojë me të gjitha mënyrat të ulë çmimin e Volfsburgut.

Do të niset nga 35 milionë (edhe pse në klauzolë është 40), me mundësi të mira për ta mbyllur te 30.

Xheko (24 vjeç dhe 47 gola në dy sezonet e fundit në Bundesligë), do të zgjidhte problemin e golit (katër sulmuesit juventinë në fushë kanë realizuar deri tani 25 së bashku) për të paktën 6-7 vite.

Alternativa më e fortë mbetet Xhampoalo Pacini: sampdoriani është më ekonomik (kushton te 25 milionë).

Një sulmues i krahu është Van Persi, por që kushton shumë (te 20 milionë euro).

Megjithatë Arsenal vazhdon të pëlqejë Felipe Melon (që ka kushtuar 25 milionë).

Shkëmbimi është i mundshëm.

Benitez do të sillte me kënaqësi Kajt nga Liverpuli.

Nuk është më i ri (30 vjeç), por lojtarë të tillë si holandezi ka pak në qarkullim.

Sipas shtypit anglez, në listën e stiluar nga Benitez figuron edhe Valon Behrami, i shkëlqyer për lojën në krah.

E ka nisur karrierën si mesfushor qendre, por ka shkëlqyer në krahun e mesfushës.

Një tjetër zgjedhje për mesfushën është edhe argjentinasi i Liverpulit, Maskerano.

Benitez e do Behramin në Juventus

Në mediat italiane dita-ditës vazhdojnë të qarkullojnë spekulime rreth ardhjes së menaxherit të Liverpoolit, Rafael Benitez në Juventus për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, përveç ndryshimit të stafit teknik të Bianconerëve flitet edhe për ndryshime rrënjësore në përbërjen e ekipit pas sezonit dëshpërues të këtij viti.

E përditshmja sportive italiane, Tuttosport, ka bërë të ditur të dielën se nëse Benitez pranon ofertën e Juventusit, ai mund të marrë me vete edhe dyshen e Liverpoolit, sulmuesin Dirk Kuyt dhe mesfushorin Javier Mascherano. Mirëpo, nuk janë vetëm këta dy.

Benitez thuhet se dëshiron të transferojë në Juventus edhe mesfushorin kosovar të West Hamit, Valon Behrami. 25-vjeçari ka kontratë me West Hamin deri në fund të sezonit 2012/2013, por tashmë disa muaj spekulohet se mund t’i bashkohet ndonjë klubi të madh evropian. Behrami ka përvojë në Serie A, ku ishte paraqitur me Lazion para kalimit në West Ham më 2008.

Torres sinjale Juves

Mediat britanike raportojnë se Rafa Benitez ka arritur një marrëveshjen me Juventusin, ndërkohë që sulmuesi Fernando Torres mund ta shoqërojë në Torino.

E përjavshmja “Mail on Sunday” shkruan se kontrata mes trajnerit portugez dhe klubit italian do të nënshkruhet brenda kësaj jave, duke shtuar se Fernando Torres ka lëshuar sinjale afrimi ndaj “Zonjës”. Bomberi i kombëtares së Spanjës është shprehur për tabloidin “News of the World” se dëshiron të provojë përvoja të reja larg Premier Ligës, me të cilën “është ngopur”.

“Është një kampionat shumë i vështirë, të cilin e kam pëlqyer gjithmonë bashkë me futbollistët që luajnë këtu. Por është shumë i lodhshëm, të konsumon fizikisht dhe nëse vazhdoj të luaj edhe për pesë apo gjashtë sezone të tjerë, mbase më pas mund të kem probleme fizike”, ka pohuar ish-kapiteni i Atletiko Madridit, duke lëshuar sinjale “dashurie” për Rafa Benitezin, i cili me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Juventusit.

“Nëse Rafa nuk do të ishte këtu, unë nuk do të kisha ardhur kurrë. Më ka mësuar shumë dhe më ka ndihmuar të shkoj deri në kufijtë e mi, duke u bërë futbollisti që jam sot”, nënvizoi sulmuesi spanjoll.

Juve-Bari, përleshje dhe protesta

“Pronarë, jeni turpi i skuadrës sonë”.

Ky ka qenë teksti i një mesazhi që tifozët juventinë e kanë treguar para fillimit të ndeshjes me Barin.

Kështu, në shënjestrën e tifozëve bardhezinj është rikthyer të jetë Xhon Elkan. “Do të largoheni apo jo?”, ka qenë kori që i është dedikuar drejtuesve të skuadrës.

Fyerje për Zakeronin për shkak se ky i fundit ka qenë trajner i Torinos në të kaluarën.

Gjithashtu ka patur edhe përleshje me tifozerinë bareze.

Tifozët e Juves kërkojnë drejtësi

Komuniteti i dytë më i madh ‘bianconer’ në Itali, J1897.com, që ka rreth 40 mijë anëtarë, u ka dërguar nga një letër Federatës Italiane të Futbollit dhe zyrtarëve të Juventusit, nga të cilët kërkojnë zbardhjen e çështjes së Calciopolit.

Tifozët e Juventusit kanë reaguar ashpër në këtë letër, duke kërkuar rikthimin e dy Scudettove të marra nga Juventusi, falje publike për vendimet e gabuara, kompensimin e humbjeve dhe dërgimin e skuadrave tjera të akuzuara në Serie B.

Këta tifozë thonë në këtë letër se nga gjykimi i ri ekzistojnë dy mundësi, ose të gjithë të jenë të fajshëm ose të gjithë të jenë të pafajshëm. Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, atëherë ata do të bojkotojnë abonimet televizive, qasjen në internet, biletat sezonale madje gjithë kampionatin e Series A, derisa të mos zbardhet plotësisht e vërteta e Calciopolit.

25 prill 2010

Trepça dhe Hysi kthehen me tri pikë

Te nderuar vizitor te web faqes GRANDEJUVE.TK ju informojm se tek TEMA: "ARKIVA SPORTIVE" mund te informoheni mbi Rezultatet nga Serie A, Champions League, Europa League, Kategoria Superiore e Shqiperise, Raiffaisen Super Liga e Kosoves, Liga e Pare e Kosoves, Bundesliga Gjermane, Premier Liga, Division - Kampionati Spanjoll, po ashtu edhe rezultatet nga Liga e Pare e Frances..

Ne vashdim Futbolli Kosovar dhe Shqipetar ne LAJME NEWS


Futbollistët e Ferizajt me humbjen në Prizren futen në zonën e rrezikshme, ndërsa Kosova e Vushtrrisë mundet sërish në shtëpi.

Skuadra e futbollit Trepça nga Mitrovica nuk ka të ndalur, kësaj here ka fituar me rezultat 2:1 në derbin e fqinjëve në Vushtrri kundër Kosovës, në ndeshjen e javës së 26-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Trepça ashtu siç kishte paralajmëruar edhe arriti që të importojë tri pikë nga Vushtrria, pikët të cilat mbajnë bindshëm në kreun e tabelës. Trepça kryeson tabelën me 47 pikë dhe ka gjashtë pikë më shumë se i dyti KEK-u. Nga ardhja në krye të Trepçës e kryetrajnerit Gani Sejdiu loja e Trepçës po bëhet gjithnjë e më mirë dhe gjasat për ta fituar titullin janë të mëdha. Nga ana tjetër, skuadra e Kosovës së Vushtrrisë ka pasur një nismë të mirë në pranverë, por në tri ndeshjet e fundit diçka nuk iu shkon ashtu si dëshirojnë. Humbja e radhës në shtëpi ka prurë këtë skuadër në pozitë të pavolitshme për mbetje në ligë. Kosova me 25 pikë zë vendin e 11-të në renditjen e tabelës, pozitë e cila nuk siguron mbetjen në shoqërinë e tanishme. Skuadra e Hysit është këndellur tashmë dhe shënoi fitore me rezultat 2:1 në Prishtinë kundër Flamurtarit. Futbollistët e Hysit ishin më të mirë dhe importuan tri pikë, të cilat e mbajnë në hap për titullin e kampionit. Arbnor Morina, kryetrajner i Hysit në dy ndeshje prej se e ka marrë postin shënoi po aq fitore dhe premton një rikthim sensacional të Hysit në kreun e tabelës. Flamurtari më këtë humbje konfirmoi se nuk është skuadër që mund të luftojë për titull. Pavarësisht humbjes, Flamurtari është skuadër që ka befasuar deri më tash me lojëra të mira. Ferizaj futet në zonën e rrezikshme për rënie nga liga. Humbja në Prizren me rezultat 2:0 nga Liria e ka fundosur këtë skuadër në vendin e nëntë, që ka vetëm 31 pikë dhe vetëm tri pikë janë larg vendit të dhjetë, të cilën e mban skuadra e Vëllaznimit. Liria dëshmoi lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj arkëtoi tri pikë të pritura ndaj Ferizajt që ka krizë të lojës. Përderisa Ferizaj është mposhtur, Vëllaznimi ka fituar kryendeshjen e Dukagjinit, duke e mundur me rezultat 1:0 Besën e Pejës. Kryetrajneri Ajet Shosholli ka arsye që t’i gëzohet kësaj fitore pasi ka mundur një rivalë shumë të fortë siç janë pejanët. Besa me humbjen në Gjakovë ka zbehur gjasat për titullin e kampionit, megjithëse ka ende shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Pejanët me gjithë përpjekjet që të kthehen të pamposhtur ka qenë shumë vështirë, pasi Vëllaznimi luajti shumë mirë dhe ndali të tri pikët në shtëpi. Vëllaznimi renditet në vendin e dhjetë me 28 pikë, ndërsa Besa e pesta me 39 pikë. Gjilani me mund të madh shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër KEK-ut. Gjilanasit arritën pikët e shpresës për mbetje në ligë, megjithatë do të kanë shumë vështirë deri në fund që të shmangen nga pjesa e poshtme. KEK-u që është në vendin e dytë me 41 pikë me gjithë angazhimin nuk arriti që të kthehet me një pikë të paktën. Në përgjithësi luftë e paqartë po zhvillohet në dy fronte: njërën për titullin e kampionit e tjetra për ekzistencë.

Superliga Rezultatet

Drenica-Prishtina 1:0
Liria-Ferizaj 2:0
Flamurtari-Hysi 1:2
Vëllaznimi - Besa 1:0
Kosova (V)-Trepça 1:2
Gjilani-KEK-u 2:1

Tabela

1. Trepça 26 12 8 5 37:22 47
2. KEK-u 26 11 8 7 41:25 41
3. Hysi 26 12 4 10 43:32 40
4. Liria 26 11 7 8 31:25 40
5. Besa 26 11 6 9 30:21 39
6. Flamurtari 26 10 9 7 34:31 39
7. Prishtina 26 11 6 9 29:27 39
8. Drenica 26 10 6 10 28:38 36
9. Ferizaj 26 9 5 12 20:32 31
10. Vëllaznimi 26 8 4 14 25:36 28
11.Kosova 26 6 7 13 19:33 25
12. Gjilani 26 5 9 12 25:41 24

Në javën e 27-të, me 28 prill takohen: Ferizaj-Drenica, Prishtina-Kosova, Trepça-Vëllaznimi, Besa-Gjilani, KEK-u-Flamurtari dhe Hysi-Liria.

Rezultatet nga LIGA e PARE

Trepça ’89-Sharri 3:1
Llapi-Drita 2:1
Ulpiana-Feronikeli 3:2
Rahoveci-Gjakova 3:4
Ballkani-Lepenci 3:0
Ramiz Sadiku-Besiana u ndërpre
2 Korriku-Fushë Kosova 0:0

Tabela

1. Trepça ’89 24 19 0 5 50:18 57
2. Ballkani 24 18 3 3 48:16 57
3. Besiana 23 14 4 5 38:20 46
4. Fushë Kosova 24 14 4 6 35:16 46
5. Sharri 24 11 3 10 32:32 36
6. Llapi 24 11 4 9 28:35 37
7. Rahoveci 24 10 4 10 32:37 34
8. Istogu 23 9 4 10 27:25 31
9. 2 Korriku 24 7 8 9 32:38 29
11. Lepenci 24 8 4 12 34:33 28
10. Ferronikeli 24 8 4 12 36:47 28
12. Ulpiana 24 8 3 13 21:34 27
13. Drita 24 7 5 12 37:43 26
14. Gjakova 24 8 1 15 29:47 25
15. Ramiz Sadiku 23 6 4 13 28:37 22
16. Vull. i UÇK-së 23 3 3 17 23:48 12

Në javën e 25-të, me 28 prill takohen: 2 Korriku-Trepça ’89, Istogu-Ramiz Sadiku, Besiana-Ballkani, Lepenci-Rahoveci, Gjakova-Ulpiana, Ferronikeli-Llapi, Drita-Sharri. Fushë Kosova është e lirë.

KATEGORIA SUPERIORE - Tirana e “kap” vendin e tretë

Skuadra e Tiranës mezi ka mposhtur me rezultat 1:0 autsajderin e ligës, Gramozin e Ersekës, në ndeshjen e javës së 30-të të Kampionatit të Shqipërisë në futboll. Një fitore e mundimshme, por me mjaft vlera, e cila e kaloi në vendin e tretë të renditjes së tabelës, që në fund të kampionatit siguron një vend në garat evropiane. Dinamo e Tiranës qysh javën e kaluar e ka siguruar praktikisht titullin e kampionit, ka luajtur në Peqin pa ndonjë ngarkesë kundër Shkumbinit. Dinamo pësoi humbje minimale me rezultat 1:0, por mbetët në epërsinë e lartë të pikëve ndaj përcjellëve të saj. Shkumbini më këtë fitore renditet në vendin e pestë me 42 pikë, por gjasat për vend të tretë i ka teorike. Ballafaqimi kryesor i kësaj jave është zhvilluar në mes Laçit dhe Besës së Kavajës. Laçi pas disa javësh të shkëlqyeshme, papritur është mundur në shtëpi nga Besa me rezultat 1:0. Besa më këtë fitore ka forcuar pozitën e dytë me 49 pikë, por që vazhdimisht është në presion të Tiranës. Besën do të presin punë të vështira deri në fund për vend të dytë, pasi Tiranën e ka në bisht me vetëm dy pika pas. Teuta dhe Skënderbeu luajtën pa gola. Te dy skuadra luftojnë për mbetje në elitën e futbollit shqiptar. Vllaznia e Shkodrës nuk arriti më shumë se barazim në shtëpi me Flamurtarin e Vlorës, duke luajtur baras 1:1. Vllaznia me barazimin që arriti para shikuesve edhe më tutje është në zonën e të rrezikuarve, ndërsa Flamurtari paksa është më i qetë. Apolonia nga Fieri shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Kastriotit. Apolonia shmanget nga fundi i tabelës, ndërsa Kastrioti futet në thellësi. Kastriotin e pret punë e zorshme për mbetje në ligë, sikurse edhe Apolonin, Teutën, Skënderbeun e Vllazninë. Sa afrohet fundi i kampionatit shqiptar aq më interesant bëhet lufta si për vend të dytë e të tretë po ashtu edhe cila skuadër do t’i shpëtojë largimit nga elita. Një dihet: Dinamo është kampion, ndërsa Gramozi veç është përshëndetur nga liga.

Rezultatet

Shkumbini-Dinamo 1:0
Laçi-Besa 0:1
Tirana-Gramozi 1:0
Teuta-Skënderbeu 0:0
Apolonia-Kastrioti 2:1
Vllaznia-Flamurtari 1:1

Tabela


1. Dinamo 30 18 4 8 48:32 58
2. Besa 30 14 7 9 32:24 49
3. Tirana 30 14 5 11 32:27 47
4. Laçi 30 12 9 9 30:25 45
5. Shkumbini 30 12 6 12 28:27 42
6. Flamurtari 30 11 8 11 37:34 41
7. Vllaznia 30 11 7 12 31:36 40
8. Teuta 30 11 6 13 28:36 39
9. Apolonia 30 10 8 12 36:38 38
10. Skënderbeu 30 10 8 12 36:37 38
11. Kastrioti 30 11 6 13 29:33 36
12. Gramozi 30 5 8 17 17:35 23

Zaccheroni i kënaqur me fitoren

Përderisa Juventusi ende mban gjallë ato pak shpresa për Ligën e Kampionëve, trajneri Alberto Zaccheroni lëvdoi paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Ne i ndezëm motorët në pjesën e dytë. Përkundër paraqitjes së mirë në pjesën e dytë, nuk dua t’u bëj kritika djelmoshave për 45 minutat e para. Në përgjithësi, unë isha më shumë se i kënaqur me atë që pashë. Skuadra shfaqi shpirt luftarak”, tha trajneri.

Më pas ai sqaroi se pse u fjalos me Alessandro Del Pieron pak para zëvendësimit të tij me Hasan Salihamidzicin.

“Ishte një keqkuptim në mes meje dhe Alex Del Pieros. Gjatë një ndeshjeje kjo mund të ndodhë, por ne jemi qenie njerëzore dhe kurrë nuk do të shkëmbenim fjalë në tone të ashpra madje edhe në këto kushte”, deklaroi Zaccheroni për Sky Sport Italia pas takimit.

Juve t’i ofrojë Benitezit pagë të majme

Sipas Mail on Sunday, bosit të Liverpoolit, Rafa Benitez, i është ofruar një pagë prej 15 milionë funtesh për stinor, nëse merr drejtimin e Juventusit.

Pos kësaj, tabloidi shkruan se Benitezi do të ketë në dorë të tij fonde ‘të pakufishme’ për të sjellë futbollistët më të mirë në Torino. Raporti shton se ai do ta ketë të lejuar të zgjedhë stafin e tij, pasi që Juventusi po kërkon të rikthehet në skenë si fuqi evropiane dhe globale e futbollit.

Rafael Benitez kishte shprehur hapur pakënaqësinë me pronarët aktualë të Liverpoolit, George Gillet dhe Tom Hicks, për mosinvestim në lojtarë të rinj. Sidoqoftë, ka indikacione që nëse ndërrohen pronarët në Anfield, atëherë Benitez mund të qëndrojë në bankinën e The Reds.

Iaquinta: Shansat për kualifikim në CL janë ende gjallë

Juventus mbetet në garë për t’u kualifikuar në Champions League, pas fitores 3-0 kundër Barit dhe Iaquinta debutoi duke shënuar dy herë në pjesën e dytë.
“Jam i lumtur për këtë fitore në kohë të vështirë”, deklaroi sulmuesi për Sky pas ndeshjes.
” Jam i lumtur për veten time, sepse isha për pesë muaj jashtë, por tani jam duke u ndjerë më mirë”.
“Ishim në formë të keqe dhe tani duhet të mendojmë për nëntë pikët e fundit “,theksoi ai.
“Duhet të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pastaj do të shohim”.
30-vjeçari pritet të jetë pjesë e ekipit të Marcello Lippit në Kupën e Botës.

Del Piero: Na nevoijten edhe 9 pikë të tjera

Duke i mbajtur shpresat gjallë për Champions League skuadra e Juventusit, kapiteni i skuadrës, Alessandro Del Piero ka bërë thirje skuadrës së tij që këtë rezultat kundër Barit të përsërisin edhe në 3 gjirot e ardhshme në kampionat.

"Është një fitore e rëndësishme por kjo nuk siguron asgjë," deklaroi ai për SkySport.

"Janë edhe tri ndeshje të tjera të mbetura dhe neve na nevoijten 9 pikë nga 9 të mundshme."

"Ne luajtëm dhe fituam sonte mirëpo ne jemi të obliguar që këtë performancw të bëjmë edhe në tri ndeshjet e ardhshme."

"Një gjë pozitive dhe që vlen të përmendet është se ne nuk pranuam gol sonte. Dhe kemi arritur fitoren e 3 radhazi në shtëpi." Përfundoi Kapiteni.

Buffon: "Një fitore e merituar"

Liga e kampionve? "Sic janë punët sot ende është shumë larg, por ne duhet të besojmë në të".

Portieri Juventusit vazhdoi me analizën e tij në fitoren kundër Barit: "Ishte një e diele e mirë, Ne fituam pas një lojë të mrekullueshme. Bari gjithashtu kishin shanca të mirë shënimi, por ne e merituam fitorën gjatë 90 minutave. E pash një skuadër të përmirsuar. Ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund të sezonës".

Juventus ofron pagë të madhe për Benitez

Raportet e fundit pohojnë se trajnerit të Liveprool, Rafael Benitez, i është ofruar një pagë prej 15 milionë € nga Juventus, gjithnjë sipas Mail.

Revista njofton se Benitez do të ketë po ashtu një shumë të palimituar për t’i tërhequr lojtarët më të mirë në Torino.

Liveperpooli ka pasur një sezon të keq, duke mos siguruar kualifikimin në Champions League dhe tani pas largimit të dy pronarëve amerikanë, Tom Hicks dhe George Gillett, klubi anglez është në kërkim të investitorëve.

Sidoqoftë, ende mbetet një rrugë e hapur për Liverpool. Ata janë në garë në Europa League dhe e presin Atletico Madrid në Anfield për të rikthyer deficitin prej 1-0.

Juventus 3-0 Bari Notat/Analize

Juventus mposhti Barin me rezultat 3-0, golat e shënuar nga Iaquinta min 53' 87' dhe Delpiero nga pika e bardh shënoji në minutën e 69'. Ashtu sic e parashikova dje Zaccheroni luajti me formacion 4-3-1-2, i vetmi dallim ishte De Ceglie në vend të Grossos. Pjesa e barë mbaroji me rezultat 0-0, ndërsa në pjesën e dytë Zaccheroni bëri një ndrrim të dyfisht, Candreva dhe Iaquinta zëvendësojnë Amaurin dhe Camoranesin (që ishte i ndëshkuar). Ndrrimi ishte shumë i sukseshëm pasi që Iaquinta shënoi dy gola ndërsa Candreva asistoi në golin e dytë për Iauqintan. Në vijim mund ti shihni notat për cdo lojtar.

Buffon 8.0: Ishte shumë stabil dhe si zakonisht bëri intervenime fenomenale, që vetëm ai din t'i bëj.
Zebina 6.5: I pakujdeshëm në një rast që detyori Buffon të intervenoj. Përgjithsi lojë stabile e tij.
Cannavaro 7.5: Cannavaro po kthehet në form. Ishte shumë stabil
Chiellini 8.0: Ashtu sikur partneri i tij në mbrojtje ishte mjaft stabil dhe bëri intervenime fenomenale, gjithashtu pati disa raste shënimi, por fati nuk ishte në anën e tij.
De Ceglie 6.0: Humbi disa duele me Alvarez, por kishte krosime të mira në anën e majt.
Poulsen 7.0: Pasime shumë të mira nga Danezi, gjitashtu i ndihmoj mbrojtjes shumë.
Camoranesi 6.5: Organizoi shumë aksione në pjesën e parë, pastaj u ndëshkua pa të drejtë.
Marchisio 8.0: E ardhmja e Juventusit, ka një teknik të përsosur ishte lojtari më aktiv në fushë.
Diego 7.5: Ishte arkitekti i cdo sulmi, penaltia u shkaktua në të.
Del Piero 7.5: Kishte disa raste shënimi por fati nuk ishte në anën e tij, Shënoi gol nga pika e bardh që vendosi fatin e takimit. Forza Alex.
Amauri 3.0: Edhe një lojë katastrofale nga Amauri, pozicionim i gabuar si gjithmon, i palëvizshëm.

Zëvendsimet

Iaquinta 8.5: Shënoi dy gola, dhe asistoji në penaltin që u shkaktua në Diegon, inkuadrimi i tij ndryshoi lojën dhe sjelli fitoren.
Candreva 7.5: Vrapoi gjatë tërë takimit dhe ishte shumë aktiv, asistoj në golin e dytë të Iaquintas.
Salihamidzic 5.0: Ishte ndryshim taktik pas lëndimit të Marchisios.

Bergamo: Kërkonin vetëm një rezultat, nuk më besonin

“Calciopoli 2”

Ish-disenjatori i kishte konfirmuar bisedat përpara 4 viteve

Ish-disenjatori Paolo Bergamo vazhdon ta përsërisë: bisedat e tij me pjesën më të madhe të drejtuesve të Serisë A dhe B nuk fshihnin asnjë sistem. Gazeta “Tuttosport” ka siguruar procesverbalin e datës 8 qershor 2006, kur hetuesit morën në pyetje ish-zyrtarin e federatës italiane, por që nuk u cilësuan si prova në skandalin “Calciopoli”, ku të dënuarit më të mëdhenj ishin klubi i Juventusit dhe Luçiano Moxhi. Aty Bergamo konfirmonte se nuk bisedonte vetëm me Moxhin rreth gjyqtarëve, por edhe me Faketin, Meanin, Kapelon, Sakin e shumë të tjerë. Nëse fjalët e tij do të ishin marrë seriozisht në konsideratë, “Calciopoli 2” do të ishte hapur shumë kohë më parë. Ja disa prej deklaratave të tij: “Nuk e kam fshehur kurrë se flisja me Moxhin dhe me shumë drejtues të tjerë. Të gjithë silleshin në mënyrë korrekte. Por, njohja e gjyqtarëve ishte sekreti që të gjithë e dinin. ‘Calciopoli’ shkoi ashtu si shkoi pasi nuk donin të më besonin. Kërkonin vetëm një rezultat të shpejtë, në mënyrë që në lojë të mos futej edhe UEFA”.

Zaccheronni : Juventus eshte ne forme

Tekninu i Juves : " Ishte nje ndeshje qe duhej fituar dhe ja dolem mbane .

Me Del Pieron asnje problem .

E shiquat Cagliarin me Napolin , me Iaquintan ne fushe Diego luan shume ma mire .

Qe me ndeshjen me Interin shikova nje skuader qe gradualisht eshte ne forme , gje qe sot u tregua ne fushe te gjelbert .

Ende mendoj per vendin e 4 qe kemi ende shanse .

Fitore e rëndësishme e Juventus

Juventusi ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 për të mbajtur gjallë shpresat për një vend që çon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Vincenzo Iaquinta shënoi golin e parë (53’) pas një krosimi të Diegos. Braziliani ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi që siguroi një penallti në favor të vendasve, të cilën e shndërroi në gol Alessandro Del Piero (69’).

Iaquinta rezultoi sërish efikas, kur pas krosimit të bukur të Antonio Candrevas, vendosi rezultatin përfundimtar prej 3-0 (87’) në favor të Zonjës së Vjetër.

Me këtë fitore, Juve ngjitet në kuotën e 54 pikëve, dhe ka katër më pak se Palermo që mban vendin e katërt, kur kanë mbetur edhe tre xhiro për t’u zhvilluar.

15 vite pa Andrea-n

Emri : Andrea
Mbiemri : Fortunato
Data e Lindjes : 26 Korrik 1971
Vendi i Lindjes : Salerno , Itali
Data e Vdekjes : 25 Prill 1995 ( ne moshen 23 vjecare )
Vendi i Vdekjes : Peruxha , Itali

Sot me 25 Prill 2010 behen 15 vjet pa Andrea Fortunaton . Andrea ishte lojtar i Juventusit gjate viteve 1993-1995 . Ishte mbrojtes i majte shume cilesor.

Ai nuk arriti qe te munde semundjen e rrende " Leucemia " dhe vdiq duke lene te ngrire zemrat e tifozave Bianconer .

Padyshim qe ata qe e njohin skuadren BardhEzi me siguri ju kujtohet ky lojtar . Fortunato vdiq diten kur Italia mundi Lituanine ne Vilnius dhe ajo fitore iu dedikua Fortunato-s.

Marcello Lippi me Juven ate sezone fituan Scudetton e 23 te Juves qe njihet si Skudetoja e Fortunatos .

Andrea ka luajtur me ekipe si : Como , Pisa , Genoa , keto skuadra qe bene te famshem lojtarin dhe qe ai do inkuadrohet ne ekipin me te madh italian ku beri 27 paraqitje oficiale duke shenuar 1 gol.

24 prill 2010

Juventusi dëshiron Serbin, Filip Djuricic

Sipas mediave Holandeze bëhet e ditur se skuadra e Juventusit është interesuar për lojtarin Serb, Filip Djuricic (18).

Lojtari në fjalë momentalisht luan për skuadrën Holandeze, Heerenveen si mesfushor qendror.

Pritet që mesfushori t'i bashkohet skuadrës së Primaveras së Juventusit gjatë kësaj vere.

Filip Djuricic poashtu është ndjekur më parë edhe nga skuadra Angleze, Manchester United.

Ai debutoi për skuadrën e Heerenveen më 20 Shkurt 2010 ku edhe asistoi.

Mirëpo marëdhënjet e mira të skuadrës Angleze, Man UTD me lojtarin mund të ndikojë që lojtari të vendos për Anglezët dhe të bëhet lojtari i 4 Serb në Man UTD.

Zebina kërkohet nga Milani

Sipas mediave italiane skuadra nga qyteti i Milani, AC Milan është i intersuar për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Juventusit, Jonathan Zebina.

Pritet që gjatë kesaj vere të largohet Francezi për shkak të disa problemeve personale me disa tifozë Ultras të Juventusit.

Arsye tjetër e largimit të Zebians pritet të jetë edhe revulucioni që do të bëhet në Juventus.

Milani ka shprehur haptas që është në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë dhe Zebina mund të jetë zgjedhja e duhur e sidomos pasi që është 32 vjeç.

Lojtarët e ftuar Juventus - Bari

Pas përfundimit të stërvitjeve, Zaccheroni ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Barit, që do të zhvillohet të Dielën nga ora 15:00 në Olimpico të Torinos. 

Ja edhe lista e 20 lojtarëve të ftuar:

1 Buffon
3 Chiellini
5 Cannavaro
6 Grosso
7 Salihamidzic
8 Marchisio
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Amauri
13 Manninger
15 Zebina
16 Camoranesi
18 Poulsen
26 Candreva
27 Paolucci
28 Diego
29 De Ceglie
33 Legrottaglie
39 Marrone
41 Pinsoglio

Tre gola të shënuar kundër Asti, ndeshje miqsore.

Para se ndeshjes me Barin qe do ta zhvillojnë te dielen pasdite, Juventus mposhti skuadren Asti në një ndeshje miqsore ne Vinovo, skuadra e Zaccheronit mundi kudërshtarët e tyre 3-0, një ekip që zhvillon gara në nivele të Serie C.

Golat i shënuan, Diego dhe Del Piero në pjesën e parë, ndërsa Felipe Melo shënoj golin e tretë ne pjesën e dytë. Paraqitje të shkëlqyera shfaqen Manninger dhe Buffon. Të gjithë lojtarët luajtën 45 minuta me përjashtim të Camoranesit që luajti një orë. Caceres tregoj përmirsime të mira nga lëndimi i gjatë që kishte, Marchisio dhe Trezeguet nuk morën pjesë në këtë takim, ata patën një program tjetër.

Përgaditjeët për lojën e së Dielës kundër Barit vazhdojnë edhe me dy ditë ushtrime, të Premten Mëngjes edhe të shtunën pasdite.

Zaceroni :"Vendi i katërt ende i mundshëm'

Prisni deri në fund të kampionatit. Porosia e Zaccheronit ishte e qartë: vendi i katërt është ende i arritshëm, të gjithë duhet të luftojn për këtë objektiv: "Mendoj dhe shpresoj se vendi i katërt ende i arritshëm, sepse matematikisht ende është e mundshme. është e vertetë që është shumë vështire. Unë nuk kam top të kristalit, sepse nuk varet vetëm nga ne, por gjithashtu nga skuadrat tjera. Besoj që në katër ndeshjet e ardshme kjo skudër do të jep maksimumin, në ndeshjen kundër barit shpresoj që ta konfirmojnë aftësitë e tyre"


Nuk mund të tolerojmë asnjë gabim në këto momente, duke filluar me ndeshjen kundër Barit, sepse një humbje do të na humb të gjitha shancat për të arritur vendin e katërt:"Detyra ime ishte që ta kualifikoj Juventus në champions League, nëse nuk e arrij këtë qëllim do të do thotë që nuk ia kemi arritur qëllimit. E kam ditur se do të jetë delikate, isha i vetëdijshëm se do të ketë vështirse. Skuarda vazhdojë të humb lojtarët cdo javë nga lëndimet. Lëndimet ishin shkaku kryesor"

Shumë shkaqe kanë ndikuar që Juventus të mos tregoj rezultate, njëra prej tyre ishte sulmi:"Iauqinta ka qenë jasht terrenit të gjelbërt për disa muaj, u kthye dhe prap u lëndua. Trezeguet gjithashtu, Amauri pasi u kthye në form u lëndua për një muaj. Nëse ata nuk janë në gjendje të mirë është vështirë të arrish sukses. Unë vazhdojë të jem i bindur se në këtë skuadër ka shumë kaualitete dhe potencial"

Zac insiston se lojtarë janë në form të shkëlqyre: " Në fëtyrat e lojtarvë shoh se janë penduar që nuk e kanë siguruar më herët vendin e katërt. Gjithashtu disa lojtarë ishin kritikuar shum, për shembul Felipe Melo, ishtë më i kritikuari, Felipe ka shumë kualitete të mira, por ka potencial të luaj ende më mirë." Theksoi Zaccheroni.

Pastaj ai flet për ndeshjen me Barin:" Ata luajnë me lojtarë të krahut, është skuadër shumë e rrezikshme, një skuadër e organizuar, dhe nuk ishte befasi se kishin një kampanjë të shkëlqyer. Fizikisht lojtarët e Juventus ndihen shumë më mire." Përfundoji Zacheroni.

Benitez: Juventus? Duhet të presë ende

“Të ardhmen? Mendoj vetëm për javën e ardhshme, pres vetëm shitjen e klubit.

Jam interesuar se kush do ta blejë klubin”.

Rafa Benitez, pas ndeshjes në Europa League të humbur nga Liverpuli i tij kundër Atletiko Madrid, nuk përgënjeshtron dhe nuk i konfirmon zërat e së ardhmes dhe shpjegon: “Dorëheqje? Duhet të pres javën e ardhshme.

Duhet të flas me atë që do të blejë klubin.

Prandaj duhet të presim”, e mbyll ai.

Ndërkohë që në Torino flitet se Benitez, nëse vjen, nuk do vijë vetëm, por bashkë me Dirk Kajt.

“Calciopoli 2”, telefonata me arbitrat

E papritura e radhës, drejtuesit e klubeve komunikonin personalisht me gjyqtarët

Telefonatat e përgjuara në periudhën 2004-2005, ku janë regjistruar 171.000 biseda, kanë sjellë një tjetër të papritur në gjyqin për “Calciopoli”-n. Avokatët e Luçiano Moxhit, me ndihmën e asistentëve të tyre, vazhdojnë të zbulojnë fakte tronditëse rreth skandalit të futbollit italian në vitin 2006.

Surprizat nuk mungojnë: çudia e radhës pritet të jenë telefonatat e bëra nga numrat e zyrave të drejtuesve të lartë të klubeve të Serisë A, të cilët flasin me disa prej gjyqtarëve më të rëndësishëm përtej Adriatikut. Natyrisht që në bisedat që pritet të publikohen së afërmi, një prej temave të diskutuara kanë qenë ndeshjet e kampionatit. Nëse bisedat e zyrtarëve të klubeve me arbitrat do të jenë të vërteta, kjo është një shkelje e rëndë, pasi kontaktet direkte të drejtuesve dhe “xhaketave të zeza” nuk shihen me sy të mirë, pavarësisht përmbajtjes. Nga regjistrimet që avokatët e Moxhit po shqyrtojnë, po dalin në sipërfaqe ngjarje të padëgjuara më parë. Një pjesë e tyre mund të përfshihen në dokumentacionin e gjyqit që po zhvillohet në Napoli, në një moment të mëvonshëm. Deri më tani, pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të “Big Luçianos”, gjykata ka marrë në shqyrtim afro njëqind telefonata, të cilat ishin lënë pas dore nga hetuesit, por ato u kthyen sërish në materiale të vlefshme, falë punës së konsulentëve Nikola Penta dhe Roberto Porta.

Në këtë mënyrë, “eksplorimi” i 171.000 telefonatave po vazhdon. Bisedat e mundshme ndërmjet drejtuesve të skuadrave dhe gjyqtarëve do të tronditin edhe më shumë gjyqin. Por, edhe telefonatat ndërmjet vetë gjyqtarëve dhe shefave të tyre, që diskutojnë për çështje teknike mund të shërbejnë në Gjykatën e Napolit, edhe sepse ato do të rindërtonin disa ngjarje të skandalit dhe do të përcaktonin rrjedhën e vërtetë të ngjarjeve. “Calciopoli 2” sapo ka filluar, por duket se ka ende shumë të panjohura që priten të zbulohen rreth skandalit të futbollit italian.

Natyrisht pritet që materialet e reja, të cilat do të paraqiten në Gjykatën e Napolit, do të shërbejnë si prova edhe në Gjykatën Sportive. Federata ka hapur zyrtarisht hetimet, duke e ndarë grupin e punës në dy pjesë, në mënyrë që dëshmitarët të merren sa më shpejt në pyetje.

Benitez Juve, mungon “OK” i Liverpulit

Duket se është arritur marrëveshja mes trajnerit spanjoll dhe drejtuesve bardhezinj për trajnerin e ri

Marrëveshje në gjithçka, ose thuajse e arritur. Ka bashkim mendimesh, dëshira dhe objektiva të përbashkët. Lajmi i mirë vjen direkt nga Madridi, ku Rafa Benitezi para dy netësh drejtoi Liverpulin e tij në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Europës kundër Atletikos së Madridit.

Një rastësi, një rast shumë i mirë për trajnerin spanjoll për të takuar në stërvitjen e të kuqve pikërisht menaxherin e tij, avokatin Manuel Garsia Kuilon, i cili studion legale e ka në Madrid dhe ka qenë i ngarkuar të bisedojë me Juventusin. Pas ndeshjes me Atletikon për Ligën e Europës, Benitezi shpjegon: “E ardhmja? Do të mendoj vetëm javën që vjen, për mua do të flitet vetëm pas shitjes së klubit. Jam i interesuar se kush e blen klubin, - thotë tekniku spanjoll. - Duhet të presim javën e ardhshme dhe të flas me ata që do të blejnë klubin”.


FAZË DELIKATE - Afrimi i Benitezit në projektin e Juventusit vazhdon hap pas hapi, pra në “majë të gishtave” për të mos zgjuar mësymjen e padronit të shtëpisë, presidentit të ri të Liverpulit, Martin Broughton, që në të vërtetë ka vetëm një detyrë: ta dorëzojë kalimin e klubit nga pronarët e vjetër te blerësit e rinj. U fol për plane merkatoje, për propozime ekonomike dhe strategjike dhe për rastin në fjalë për të lënë të lirë Benitezin për t’u çliruar nga kontrata, që e lidh deri në 2014-ën me Liverpulin.

Një fazë delikate, që mund të rikërkojë kohë nëse klubi anglez nuk do të pranojë ta lejojë të largohet Rafën, i cili dëshiron të çlirohet nga kontrata me një vlerë prej 16 milionë stërlina. Juvja ka vendosur si afat datën 10 maj, që është dhe dita e mbledhjes së Këshillit Administrativ të klubit. Për t’u kujdesur nga surpriza të mundshme, në shtëpinë bardhezi po punohet nën rrogoz në dy plane të mirëcaktuara, ai që do dhe ka aprovuar pronari Xhon Elkan, duke e lidhur alternativën për spanjollin me atë të një trajneri italian.

SINERGJI - Në “projektin Benitez”, drejtuesit aktualë bardhezinj, do të shkonin të integronin stafin e Benitezit, i reduktuar në maksimum pas kërkesave të fillimit (nga 12 në 6 bashkëpunëtorë).
Roberto Betega duhet të ketë detyrë ndërmjetësimi mes skuadrës dhe stafit teknik, Alesio Seko do të kujdeset për merkaton. Në këtë pikë Juventusit nuk i mbetet gjë tjetër veç se të presë lëvizjen e ardhshme që do t’i besohet Benitezit, kërkesa e zgjidhjes së kontratës nga Liverpuli.

PLANI B - Në sirtarin e presidentit Zhan Klod Blank është gati edhe plani i emergjencës: një staf i gjithi italian, me Prandelin në stol e Xhuzepe Marotën si drejtor sportiv. Gatishmëria e presidentit të Sampit, Rikardo Garrone për të lënë të lirë administratorin e tij të deleguar nga kontrata, mund të lehtësojë ambicjet e drejtuesve të Juves, që do të vlerësonin bashkëpunimin mes Benitezit dhe një supervizori me përvojë si Marota.



Marota te “Zonja” me lejen e Garrones

Pas tetë vjetësh Bepe Marota është në prag të lamtumirës nga Sampdoria. Ai që e pret administratorin e deleguar dhe drejtorin e përgjithshëm aktual të blukaltërve, është Juventusi, i cili e ndjek prej një viti. Dhe presidenti i klubit gjenovez Rikardo Garrone, i jep “liridaljen” Marotës: “Për përgjegjësinë time si biznesmen dhe krye të “ERG”-së për 40 vjet, nëse një menaxher i ri si Marota kërkohet nga Juventusi, mund të ikë pa asnjë ndienjë nostalgjie. Nëse merr ndonjë ofertë, nuk kam asnjë kundërshtim”. Ndjekja e Juventusit për Marotën filloi që para një viti.

Gjithçka dukej e bërë: në verën e 2009-ës ka pasur edhe një takim me Zhan Klod Blankun. Pastaj ishte vetë Garrone që bllokoi nisjen e drejtuesit të tij. Tashmë, me deklaratat e fundit, “topi” kalon te vetë administratori i deleguar i Sampit, të cilin klubi bardhezi e kërkon me ngulm për t’i dhënë jetë rithemelimit të skuadrës.

Marota erdhi në Gjenovë në 2002-in dhe ka një kontratë që i skadon në qershor 2011-të. Dhe dje nga ai nuk ka ardhur asnjë përgënjeshtrim. Drejtori i përgjithshëm i Sampdorias, parapëlqen të mos i komentojë zërat që janë gjithnjë e më shumë këmbëngulës për një kalim të tij te “Zonja e vjetër: “Për të ardhmen time do të flas në fund të kampionatit, - nënvizoi ai.

-Në këto momente jam i përqendruar te katër ndeshjet e fundit dhe sigurisht Sampdoria ka përfaqësuar dhe përfaqëson një objektiv të rëndësishëm për mua”. Një jo përgënjeshtrim, që thotë në të vërtetë, shumë mbi konkretizimin e vërtetë të hipotezës bardhezi.
Ndërkohë Garrone nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e Xhixhi Del Nerit dhe bisedimet për rinovimin e kontratës: “Jemi të gjithë të përqendruar te arritja e një vendi në Champions Ligë”.