29 prill 2011

Agjenti i Juves në Portugali


I vëzhguari special i sfidës Benfica-Sporting Braga, e vlefshme për gjysëmfinalen e Europa League ishte pa dyshim Fabio Coentrao (23). Mbrojtësi i majtë i Benfica-s do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar të seksionit të ardhshëm të merkatos, duke qenë se për të janë vënë në ndjekje skuadrat më të mira të Europës.

Të rejat vijnë nga fronti i Juventusit që sipas SkySports.com ka dërguar vëzhguesit e saj për të parë nga afër talentin e ri të futbollit portugez. Objektivi i bardhezinjëve për sezonin e ardhshëm është forcimi i krahëve të mbrojtjes dhe Fabio Coentrao do të ishte lojtari i duhur për të përcjellur sigurinë e nevojshme. /fcjuventus-news/