23 prill 2011

Del Neri: LK nuk është në duart tona


Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, ka pranuar se Bianconerët nuk e kanë fatin në duart e tyre sa i përket kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

“Duket se ne sapo kemi ardhur nga pesë humbje radhazi. Ne e kemi obligim që të fitojmë, por nuk mund të mendojmë se gjithmonë mund të fitojmë”.

“Liga e Kampionëve varet nga të tjerët. Ne mund të bëjmë maksimumin dhe më pas të bëjmë kalkulimet në fund. Rezultati ndaj Fiorentinës nuk ishte ai që kërkuam, ne tentuam fitoren, por nuk kemi mundur”, deklaroi Del Neri.
/JUVENEWS.TK/