26 prill 2011

Lippi i ofrohet Juventusit


Marcello Lippi ka bërë të ditur se do të merrte në konsideratë rikthimin te Juventusi nëse skuadra ka nevojë për shërbimet e tij, shkruan të hënën "Football-Italia".

Lippi 63-vjeçar ishte pranë Juventusit vitin e shkuar, por në çastet e fundit refuzoi të marrë drejtimin e ekipit. "Kurrë mos thuaj kurrë.

Në fakt kam thënë se nuk do të drejtoj skuadër italiane, por nëse Juventusi ka nevojë për mua, do t'i përgjigjesha pozitivisht ftesës së tyre", ka thënë Lippi.

Skuadra e Juventusit në fund të këtij edicioni pritet të shkarkojë trajnerin Luigi del Neri për shkak të rezultateve të dobëta.
/JUVENEWS.TK/