25 prill 2011

“Zonja” në gjurmët e Almafitanos


Mbetja jashtë Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm, nuk ka ndalur planet e merkatos së Juventusit, por sigurisht që do t’i ridimensionojë ato.

Nëse Zidan i ka këshilluar drejtuesve bardhezinj Hazardin e kushtueshëm, Marota dhe Paratiçi ndodhen në Francë për të ndjekur një tjetër sulmues ofensiv: Morgan Amalfitanon.

26-vjeçari i Lorientit do të jetë me kosto zero në qershorin e ardhshëm dhe për ish-mesfushorin e Sedanit, ka lindur që tani dueli mes Juventusit dhe Seviljes. /
JUVENEWS.TK/