24 prill 2011
Serie A - Rezultatet
Robinjo i jep fitoren kuqezinjve në Breshia. Shnejder-Eto përmbysin Lacion. Juvja “harakiri” me Katanian. Bie Napoli
Afrohet gjithnjë e më tepër titulli për Milanin. Kuqezinjtë kanë mposhtur 1-0 Breshian në transfertë, falë një goli të Robinjos dhe hipotekohen seriozisht mbi titullin “trikolor”. Një ndeshje jo shumë emocionuese, të cilën Milani rrezikoi edhe ta humbiste, kur goditja e këndit e ekzekutuar nga Diamanti u përplas në traversë. Me këtë rezultat, kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 74 pikëve në klasifikim, ndërsa formacioni i Iakinit mbetet në kuotën e 30 pikëve. Të dielën mund të nisë festa.
Përfundon në minutën e 95-të gjuetia e Juves drejt Championsit. Në “Olimpiko” të Torinos, bardhezinjtë, të cilët kryesonin 2-0 falë dygolqëshit të një Aleks Del Pieroje të shkëlqyer (i pari me penallti), bien në fund të takimit, duke pësuar fillimisht golin e Gomezit në minutën e 81-të dhe atë të barazimit nga Lodi në kohën shtesë nga një goditje dënimi mjaft e diskutueshme prej lojtarëve juventinë, të cilët polemizuan shumë me gjyqtarin për vendimin në fjalë. Skuadra e Del Nerit mbetet kështu 7 pikë larg vendit të katërt, duke i thënë praktikisht lamtumirë një vend në Champions.
Interi mund 2-1 Lacion dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes, duke kaluar Napolin. Ka nisur keq ndeshja për zikaltrit: në minutën e 24-t Hulio Sezar rrëzon në zonë Zaraten: penallti, karton i kuq për brazilianin dhe rezultati 0-1 për bardhekaltrit. Por miqtë në këtë moment përgjumen dhe Interi përfiton. Shnejder barazon në minutën e 40-të, më pas në të 52-ën Eto shënon golin e avantazhit për zikaltrit. Mauri është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 66-të, duke rikthyer barazinë në fushë.
Shuhen përfundimisht në “Barbera” shpresat e pakta që i kishin mbetur Napolit për të fituar titullin. Palermo fiton 2-1 me përmbysje një ndeshje të karakterizuar nga gabimet e arbitrave, që shkaktuar zemërimin e Delio Rosit, i përjashtuar nga gjyqtari i takimit. Ndeshja nisi mirë për napoletanët, që kaluan në avantazh me një gol të Kavanit në minutën e 2-të me penallti. Por, para fundit të pjesës së parë vjen përmbysja e vendasve. Balcareti barazon, ndërsa Bovo fikson shifrat në 2-1 me penallti në të 46-ën.
Ndërkohë, rikthehet te fitorja Roma pas humbjeve me Palermon dhe Interin. Verdhekuqtë fituan 1-0 kundër Kievos dhe përforcuan vendin e gjashtë në renditje. Goli që ka vendosur ndeshjen ka ardhur vetëm pas katër minutash lojë dhe është shënuar nga Perrota.
Ka qenë një fitore që vlen pothuajse qëndrimin në Serinë A për Parmën e Kolombës. Dygolëshi i Amaurit i dhuroi verdhebluve tri pikë të rëndësishme në fushën e Udinezes, që nuk ka zhvilluar lojën e zakonshme dhe që ka mbetur me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Inler.
Një fitore të rëndësishme për mbijetesë merr edhe nga Çezena në Bolonjë. Skuadra e Fikadentit fiton 2-0 dhe bën një hap vendimtar drejt mbijetesës. Sampdoria rikthehet te fitorja dhe Bari i thotë lamtumirë Serisë A. Gjenovezët fituan 1-0 në fushën e bardhekuqve, me gol të Pocit me penallti. Një dygolësh i Çerçit i dhuroi fitoren 2-1 Fiorentinës në Kaljari. Këto tri pikë e kanë çuar skuadrën vjollcë në vendin e nëntë në renditje.
Breshia - Milan 0-1
Shënues: Robinjo 82′
Breshia: Arkari, Zambeli, Zebina, Bega, Berardi, Vas (Baioko 54′), Zaneti (Filipini 72′), Hetemaj, Diamanti, Eder, Karraçolo (Xhonatas 73′). Tr: Iakini
Milan: Abiati, Abate, Tiago Silva, Jepes, Zambrota, Flamini, Van Bomel, Sedorf, Boateng (Emanuelson 70′), Kasano (Ambrozini 85′), Robinjo. Tr: Alegri
Gjyqtar: Mazoleni
Juventus ‑ Katania 2‑2
Shënues: Del Piero 19′(pen), 38′/ Gomez 81′, Lodi 95′
Juventus: Bufon, Mota (Sorensen 46′), Bonuçi, Barzalji, Groso, Krasiç, Akuilani Melo, Markizio, Del Piero (Pepe 75′), Matri (Toni 67′). Tr: Del Neri.
Katania: Anduhar, Alvarez (Skeloto 86′), Silvestre, Spoli, Kapuano, Karboni, Ledezma (Lodi 59′), Izko (Bergesio 46′), Rikiuti, Gomez, Maksi Lopez. Tr: Simeone.
Gjyqtar: Bergonzi.
Kartonë të verdhë: Mota, Groso, Melo, Spoli, Silvestre, Ledezma, Karboni.
Kartonë të verdhë: Eder, Vas, Berardi, Filipini
Roma ‑ Kievo 1‑0
Shënues: Perrota 4′
ROMA: Doni, Kaseti, N.Burdiso, Huan (Loria 85′), Rise, Pizarro, De Rosi, Menez (Tadei 80′), Perrota, (Brigi 74′), Vuçiniç, Toti. Tr.: Montela.
KIEVO: Sorrentino, Sardo, Sezar, Mandeli, Mantovani, Fernandes, Guana, Konstant (Granoke 82′), Boliasino (Markolini 69′), Pelisier, Moskardeli (Uribe 46′). Tr.: Pioli.
Gjyqtar: Pierpaoli
Kaertonë të verdhë: Mandeli, Kaseti
Inter ‑ Lacio 2‑1
Shënues: Shnejder 40′, Eto 52′/Zarate 24′
INTER: Hulio Sezar, Maikon, Lusio, Ranokia, Nagatomo, Zaneti, Kambiaso, Stankoviç (Mariga 52′), Shnejder (Obi 78′), Eto, Milito (Kastelaci 23′). Tr.: Leonardo.
LACIO: Muzlera, Liktshteiner, Biava, Diaz, Garrido, Breshiano (Broki 71′), Ledezma, Mauri, Flokari (Kozak 70′), Hernanes, Zarate. Tr.: Reja.
Gjyqtar: Morganti
Kartonë të verdhë: Mariga, Garrido, Ledezma, Zarate
Kartonë të kuq: Hulio Sezar, Mauri
Palermo ‑ Napoli 2‑1
Shënues: Balcareti 38′, Bovo 46′ (pen)/Kavani 2′ (p)
PALERMO: Sirigu, Kasani, Munjoz, Bovo, Balcareti, Miliaçio, Baçinoviç (Akua 78′), Noçerino, Pastore, Iliçiç (Kasami 71′), Hernandez. Tr.: Rosi.
NAPOLI: De Sanktis, Kampanjaro, Kribari, Ruiz, Maxhio (Zuniga 46′), Pacienca (Jebda 56′), Gargano, Dosena, Hamsik (Lukareli 65′), Maskara, Kavani. Tr.: Maxarri.
Gjyqtar: Damato
Kartonë të verdhë: Kasani, Balcareti, Noçerino, Bovo, Pacienca, Maskara, Maxhio
Udineze ‑ Parma 0‑2
Shënues: Amauri 13′, 91′
UDINEZE: Belardi, Benatia, Zapata, Koda (Abdi 46′), Izla, Pinci, Inler, Azamoa, Armero, Denis (Di Natale 58′), Sançez (Korradi 73′). Tr.: Guidolin.
PARMA: Mirante, Zakardo, Paleta, Lukareli, Gobi, Valiani (Anxhelo 66′), Morrone, Dzemaili (Galopa 86′), Modesto, Xhiovinko (Bozhinov 64′), Amauri. Tr.: Kolomba.
Gjyqtar: Valeri
Kartonë të verdhë: Inler, Armero, Sançez, Benatia, Valiani, Zakardo, Lukareli, Angelo
Karton i kuq: Inler
Bari ‑ Sampdoria 0‑1
Shënues: Poci 59′
BARI: Zhile, A.Mazielo, Glik, Rosi (Rinaldi 48′), Parizi, Bentivolio, Almiron (Kodrea 46′), Gaci, Huseklep (Romero 64′), Rivas, Rudolf. Tr.: Muti.
SAMPDORIA: Kurçi, Zauri, Volta, Gastaldelo, Zigler, Guberti (Manini 72′), Palombo, Poli (Tisone 69′), Lazko, Poci, Makarone (Makeda 61′). Tr.: Kavazin.
Gjyqtar: Xhervazoni
Kartonë të verdhë: Rivas, Huseklep, Bentivolio, Volta, Poci
Karton i kuq: Poli
Xhenoa ‑ Leçe 4‑2
Shënues: Floro Flores 10′, 61′, Palasio 42′, 54′/Di Mikele 3′, 30′
XHENOA: Eduardo, Mesto, Daineli, Kaladze, Krishito (Moreti 74′), Rafinja, Konko (Kucka 64′), Milaneto, Antoneli, Floro Flores (Bozeli 70′), Palasio. Tr.: Balardini.
LEÇE: Rozati, Donati (Piati 64′), Fabiano, Tomoviç, Munari, Xhiakomaci (Kopola 71′), Vives, Olivera, Mesba, Zheda (Korvia 55′), Di Mikele. Tr.: De Kanio.
Gjyqtar: Ruso
Kartonë të verdhë: Olivera, Palasio, Milaneto, Daineli
Bolonja ‑ Çezena 0‑2
Shënues: Xhiakerini 47′, Malonga 84′
BOLONJA: Viviano, Espozito, Portanova, Britos, Rubin, Perez (Ramirez 52′), Mudingai (Paponi 78′), Dela Roka, Bushe (Kazarini27′), Mexhiorini, Di Vaio. Tr.: Malezani.
ÇEZENA: Antonioli, Çekareli, Von Bergen, Pelegrino, Lauro, Kazerta, Koluçi, Parolo, Himenez (Malonga 70′), Bogdani (Budan 88′), Xhiakerini (Santon 82′). Tr.: Fikadenti.
Gjyqtar: Xhianokaro
Kartonë të verdhë: Dela Roka, Lauro, Koluçi, Pelegrino, Mudingai, Von Bergen
Kaljari ‑ Fiorentina 1‑2
Shënues: Kosu 46′/Çerçi 45′, 52′
KALJARI: Agaci, Periko, Kanini, Astori, Agostini, Biondini (Laner 81′), Konti (Misiroli 61′), Naingolan, Kosu, Laxari (Ragatzcu 72′), Akuafreska. Tr.: Donadoni.
FIORENTINA: Boruk, De Silvestri, Kroldrup, Gamberini, Paskual, Behrami, Montolivo, Donadel (D’Agostino 33′), Çerçi (Markioni 74′), Xhilardino, Mutu (Salifu 91′). Tr.: Mihajlloviç.
Gjyqtar: Doveri
Kartonë të verdhë: Kroldrup, Donadel
Golashënuesit
26 gola: Di Natale (Udineze), Kavani (Napoli)
20 gola: Eto (Inter)
19 gola: Di Vaio (Bolonja)
18 gola Matri (Juventus)
15 gola: Ibrahimoviç (Milan)
14 gola: Pato (Milan)
12 gola: Sançez (Udineze), Pacini (Inter), Toti (Roma).
Seria A, java e 35‑të
Të shtunën, 30 prill
Çezena - Inter (18:00)
Napoli - Xhenoa (20:45)
Të dielën, 1 maj
Katania - Kaljari (15:00)
Kievo - Leçe
Fiorentina - Udineze
Milan - Bolonja
Parma - Palermo
Sampdoria - Breshia
Bari - Roma (20:45)
Të hënën, 2 maj
Lacio - Juventus (20:45)
Renditja
1.Milan 71 21 8 4 59‑23
2.Inter 66 20 6 8 60‑38
3.Napoli 65 20 5 9 54‑34
4.Lacio 60 18 6 10 46‑32
5.Udineze 59 18 5 11 59‑37
6.Roma 56 16 8 10 52‑47
7.Juventus 52 14 10 9 50‑40
8.Palermo 50 15 5 14 52‑55
9.Fiorentina 46 11 13 10 40‑36
10.Xhenoa 45 12 9 13 38‑39
11.Kaljari 44 12 8 14 42‑42
12.Bolonja 40 11 10 13 34‑46
13.Kievo 39 9 12 13 32‑35
14.Parma 38 9 11 14 34‑45
15.Çezena 37 9 10 15 32‑45
16.Katania 36 9 9 15 31‑45
17.Sampdoria 35 8 11 15 27‑39
18.Leçe 35 9 8 17 40‑60
19.Breshia 30 7 9 17 28‑43
20.Bari 21 4 9 21 20‑49 /JUVENEWS.TK/