30 nëntor 2009

Karim Benzema pëson aksident

Pas disfatës me rezultat 1-0 kundër Barcelonës,fatkeqësia për Benzeman u përmbush kur ai pësoi aksident me veturë.
Lojtarët bashkë me trajnerin u kthyen në Valdebebas,ku pastaj ata respektivisht shkuan në shtëpitë përkatëse.
Sidoqoftë,AS raporton se udhëtimi i Benzema’s përfundoi kur ai me AUDI’n e tij u përplas në disa barriera e më pas edhe në një dru afër shtëpisë së tij.
Makina e tij ishte dëmtuar keq ndërsa francezi fatmirësisht doli i paprekur pavarësisht shpejtësisë prej 40-50 km/h.
Aksidenti ndodhi të hënën në ora 02:00 në mëngjes.Raul dhe Ronaldo jetojnë në vendin e njëjtë si Benzema.

Tirana fiton ne Vlore

Tirana ka mposhtur Flamurtarin 2-0 ne Vlore duke mbajtur ritmin e skuadrave pretendente per titull qe e mbyllen me fitoren javen e 12-te te Superliges.
Nje pjese e pare me e mire per vendasit te cilet ishin shume prane avantazhit ne minuten e shtate, por gjuajtja e Roshit u ndalua nga shtylla.
Ne kete pjese bardheblute u treguan te pergjumur dhe vetem ne minuten e 19-te arriten te rrezikonin per here te pare dhe te fundit seriozisht porten vlonjate.
Gjuajtja e Sefes u grushtua nga portieri i Flamurtarit, nderkohe qe Memelli nuk arriti ta shfrytezoje.
Bardheblute e nisin pjesen e dyte ne sulm dhe ne te 54-ten minute Sefa kalon skuadren ne avantazh.
Mesfushori shfrytezoi mjaft mire nje dalje te pastudiuar te portierit kundershtar, duke shtyre i qete topin drejt rrjetes.
Flamurtari kerkon te kunderpergjigjet me kundersulm, por lojtaret e skuadres vlonjate nuk arrijne te finalizojne rastet e krijuara.
Disa minuta nga fundi, Julian Ahmataj dyfishoi rezultatin duke i dhene fund shpresave te vendasve per 1 pike ne stadiumin e tyre.
Tirana mban vendin e katert ne klasifikimin e pergjithshem me 20 pike, ndersa Flamurtari eshte shume larg skuadres se sezonit te kaluara, duke u zhytur gjithmone e me shume ne fund te tabeles me 10 pike.

Premier League : Klubet i paguan agjentëve 70.6 milion £

Premier League ka lëshuar një deklaratë sa i përket pagesave bërë për agjentët e lojtarëve prej periudhës 1 Tetor 2008 deri më 30 Shtator 2009.

Këtu bëhet fjalë për transferime komplet në rang kombëtar, transferim komplet në rang ndërkombëtar, huazimet në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, vazhdimet e kontratave, transfereve të lira dhe ofertat për regjistrim të profesionit të parë.

Gjithsejtë janë 803 transaksione që i përfshijnë klubet e Premier Ligës, me një total prej 70.6 milion £ të paguara për agjentët, me Manchester Cityn në krye me 13 milion £.

Arsenal £4,760,241
Aston Villa £1,708,374
Birmingham City £974,982
Blackburn Rovers £1,610,885
Bolton Wanderers £3,166,611
Burnley £468,398
Chelsea £9,562,223
Everton £2,008,407
Fulham £1,469,258
Hull City £1,599,188
Liverpool £6,657,305
Manchester City £12,874,283
Manchester United £1,517,393
Portsmouth £3,184,725
Stoke City £716,042
Sunderland £2,007,040
Tottenham Hotspur £6,066,935
Wigan Athletic £5,527,548
West Ham United £3,576,972
Wolverhampton Wanderers £1,235,703

Valdes: La Liga më e mira në botë

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, është shprehur i kënaqur me fitoren minimale të Barcelonës kundër Real Madridit në derbin e të dielës mbrëma duke thënë se kjo përballje dëshmoi se Kampionati spanjoll është më i miri në botë.
“Jemi të kënaqur me mënyrën si shkoi loja... Pritëm një Real Madrid të guximshëm, i cili do të vinte të luajë një lojë të mirë në kundërsulme, sepse ka lojtarë të mirë për ta bërë këtë gjë”, citohet Valdes nga AS.
Duke llogaritur numrin e lojtarëve nga La Liga që konkurrojnë për Topin e Artë (gjashtë nga dhjetë) dhe duke u bazuar në ‘el Clasico’, portieri spanjoll thotë se Liga e Spanjës është “liga më e mirë në botë dhe kjo është arsyeja pse lojtarët më të mirë dëshirojnë të luajnë këtu”.

Drogba: Rivalët kanë humbur vetëbesimin

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se fitorja e të dielës kundër Arsenalit do të ketë ndikim te rivalët për titull, duke qenë se kjo fitore ka luhatur vetëbesimin te kundërshtarët e Bluve.
“Arsenali zhvilloi lojën e vet, mirëpo ne ishim më të fortë. Sa herë që na u dha rasti për të shënuar,ne e bëmë këtë. Shfrytëzuam rastet. Fizikisht u mbrojtëm mirë dhe ishim vërtet të fortë, por edhe mentalisht”.
“Diferenca në pikë nuk është e mjaftueshme, mirëpo njëkohësisht, është një diferencë e mirë. Duhet të vazhdojmë me fitore”.
“Kur je në krye të tabelës, është mirë, sepse të tjerët duhet të na ndjekin. Ata duhet të bëjnë më shumë se ne për t’i fituar ndeshjet”, ka thënë për Press Association Sport sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.

Marcelo: Kampionati është i gjatë

Marcelo ka thënë se Real Madridi nuk e meritoi të humbte në derbin e të dielës mbrëma në Camp Nou, por sidoqoftë, ai thotë se kampionati është shumë i gjatë dhe ka kohë që Reali të rikthejë pozitën e parë dhe të hakmerret për këtë humbje.
Mbretërit u mposhtën me rezultat minimal nga Barcelona, ndërsa braziliani ka thënë për AS se në këtë ndeshje ata humbën edhe pse luajtën më mirë.
Sido që të jetë, Marcelo e pranon humbjen duke thënë: “Ishte e rëndësishme të fitonim, mirëpo kampionati është i gjatë”.

Huntelaar: Nuk dua të ndalem

Klaas-Jan Huntelaar shpreson se dy golat e tij në fitoren ndaj Catanias do të ringjallin karrierën e tij në Milan.
Sulmuesi holandez u transferua në San Siro gjatë verës nga Real Madrid, por ka vuajtur deri më tani gjatë këtij sezoni.
Ai nuk kishte realizuar asnjë gol, por shënoi dy herë në minutat e fundit të ndeshjes për fitoren 2-0 ndaj Catanias.
“Kam punuar shumë për të treguar lojën time dhe shpresoj të përmirësohem më tepër. Dua të vazhdoj kështu. Këta dy gola janë pikënisje për mua. Nuk dua të ndalem”, tha ai.

Chelsea s’ka nevojë të blejë

Carlo Ancelotti ka ritheksuar besimin e tij se Chelsea nuk ka nevojë për përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gjiganti londinez spekulohej se mund të paraqesë ofertë për sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero dhe mesfushorin e Bayern Munich, Franck Ribery.
Por, Ancelotti nuk sheh arsye për të shpenzuar në janar.
“Të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë. Nëse e ruajmë këtë, atëherë nuk kemi nevojë të transferojmë askënd”, deklaroi Ancelotti.

Toure konsideron të ardhmen

Manchester United dhe Arsenal janë nën paralajmërim, pasi Yaya Toure ka bërë të ditur se është duke konsideruar të ardhmen e tij në Barcelonë derisa vazhdon të mbetet jashtë formacionit bazë.
Mesfushori i Bregut të Fildishtë ishte i pakënaqur që i riu Sergio Busquets u paraqit si titullar në ndeshjen kundër Real Madridit. Kjo ka shtuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Duhet të marr vendim rreth kësaj. Kur një futbollisti i ofrohet kontratë e re, nuk ka kuptim të mbetet gjithmonë në bankë”, tha Toure për France Football.

Guardiola lavdëron Puyolin

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka lavdëruar paraqitjen e qendërmbrojtësit Carles Puyol pas fitores 1-0 ndaj Real Madridit në El Clasico.
Zlatan Ibrahimoviç shënoi golin e vetëm pak minuta pasi ishte inkuadruar në lojë si rezervist, por ishte mbrojtësi Puyol ai që mori lëvdata për paraqitjen heroike.
31 vjeçari bëri intervenime vendimtare, duke ndalur Marcelon, Gonzalo Higuanin dhe Karim Benzeman, ndërsa Guardiola tha : “Ai ishte i pakalueshëm. Dukej sikur ende është 20 vjeç”.

Wenger beson në titull

Menaxheri Arsene Wenger beson se Arsenal është ende në garë për titull në Premierligë, pavarësisht humbjes së thellë 3-0 nga kryesuesi Chelsea të dielën.
Topxhinjtë, që për herë të fundit e kanë fituar titullin më 2004, gjenden në pozitën e katërt në tabelë me 11 pikë më pak se Chelsea.
Por, Wenger mbetet optimist. “Nuk mendoj se ka marrë fund. Jemi luftëtarë dhe duhet ta tregojmë këtë në ndeshjen e ardhshme. Jemi ende në pozitë të mirë. Chelsea mund të humb pikë, jam i sigurt për këtë”, tha Wenger.

Nani nuk është në shitje

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka insistuar se nuk planifikon ta shesë mesfushorin Nani në janar.
Reprezentuesi portugez ka shfaqur dëshpërimin e tij për pamundësinë të ruajë një vend në formacionin bazë të ekipit këtë sezon.
Milan dhe Benfica thuhej se janë të interesuara për 23 vjeçarin, pro Ferguson nuk është i interesuar ta shesë.
“Disa klube të mëdha janë përmendur, por nuk kanë bërë kontakt me ne. Edhe ashtu nuk dëshirojmë ta shesim”, deklaroi Ferguson.

Cole mungon për katër muaj

Lajme të këqija për West Ham dhe menaxherin Gianfranco Zola. Sulmuesi Carlton Cole ka lënduar ligamentet e gjurit gjatë fitores 5-3 kundër Burnley të shtunën dhe duhet të operohet, gjë që do t’i pamundësojë të luajë për së paku katër muaj, ka bërë të ditur ueb faqja zyrtare e klubit të Premierligës.
Zola e zëvendësoi sulmuesin në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa mungesa e tij mund të detyrojë klubin të sjellë një përforcim në janar.

Shpresojnë në Hagë

Përpos udhëheqësve politikë, edhe drejtuesit e sportit kosovar janë përqendruar në Hagë, ku të martën nis procesi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Udhëheqësit e federatave besojnë se do t’iu shkurtohet dukshëm rruga drejt ndërkombëtarizimit, në qoftë se vendimi i GJND-së do të jetë në favor të Kosovës.

Të martën në Hagë do të nisë procesi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Përpos institucioneve më të larta shtetërore dhe në përgjithësi qytetarëve të Kosovës, kah kjo ngjarje janë përqendruar edhe udhëheqësit e sportit kosovar.

Drejtuesit e federatave shpresojnë se në fund të këtij procesi, GJND-ja ta shpallë legjitime shtetësinë e Kosovës. Ata besojnë se pas kësaj do të shkurtohej dukshëm rruga drejt ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.

Sipas tyre, nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpall të ligjshme shpalljen e pavarësisë, atëherë numri i njohjeve ndërkombëtare për Kosovën do të rritet shumë shpejt.

Ata besojnë se menjëherë pas kësaj, edhe federatat sportive kosovare do ta kenë dukshëm më të lehtë inkuadrimin në federatat përkatëse ndërkombëtare.

“Nëse GJND-ja e shpall legjitime shtetësinë e Kosovës, pa dyshim se ai vendim do të ndikonte pozitivisht edhe në rrugën drejt ndërkombëtarizimit të sportit kosovar. Fillimisht, Kosova shpejt do të përfitojë njohje të reja ndërkombëtare, dhe me këtë rast do të lehtësohet puna edhe rreth ndërkombëtarizimit të sportit”, deklaroi për Express, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani.

“Nëse vendimi i GJND-së është i favorshëm për Kosovën, atëherë pasi të aplikojnë federatat tona për ndërkombëtarizim, vështirë se do të refuzohen”, theksoi ai.

Ndërsa, edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke bërë përpjekje të mëdha për të hyrë në FIFA e UEFA. Që të dyja këto asociacione, sipas sekretarit të FFK-së, Eroll Salihu, tashmë janë në pritje të vendimit të GJND-së.

“Vendimi i GJND-së me interes është duke u pritur edhe nga organet e FIFA-s dhe UEFA-s. Kjo çështje ka efekte edhe në sportin kosovar, sepse dihet se sporti ka mbetur peng i njohjeve ndërkombëtare. Nëse vendimi në GJND merret në favorin tonë, atëherë Kosova do të përfitojë njohje të reja. Pas kësaj, menjëherë edhe sportit tonë i hapen rrugët drejt ndërkombëtarizimit”, tha Salihu

Por, jo të gjithë udhëheqësit e federatave sportive kosovare mendojnë njëjtë si Besim Hasani dhe Eroll Salihu.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu thotë se pa lobuar institucionet më të larta shtetërore, nuk do të mund të ndërkombëtarizohet sporti kosovar, pavarësisht vendimit të GJND-së.

“Institucionet deri më tani kanë qenë indiferente karshi sportit. Në shumicën e federatave ndërkombëtare, në krye të tyre janë njerëz të shteteve të fuqishme që veç e kanë njohur Kosovën shtet. Andaj, presidenti, kryeministri, ministri i Jashtëm, etj, duhet që të lobojnë tek ato shtete, të cilat veç i kanë të akredituar ambasadorët e tyre në Kosovë”, theksoi Belegu.

“Vendimi përfundimtar i GJND-së, i cili me gjasë do të merret në muajin qershor të vitit të ardhshëm, nuk do t’i zgjidhë problemet tona, nëse nuk angazhohen politikanët tanë”, përfundoi ai.

Deri më tani, shumë federata kosovare kanë aplikuar për anëtarësim në federatat përkatëse ndërkombëtare. Por, këto të fundit i kanë refuzuar kërkesat e kosovarëve, me arsyetime të ndryshme, si: Kosova nuk është pjesë e OKB-së, Kosova nuk ka njohje të mjaftueshme të shteteve ndërkombëtare, KOK-u nuk është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, etj.

Mbi tridhjetë shtete do të paraqesin argumente rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, në seancën publike dëgjimore në GJND, që fillon të martën dhe zgjat deri më 11 dhjetor. Kurse vendimi përfundimtar pritet të merret në muajin qershor të vitit 2010.

Laporta: Fitorja e Barcelonës në El Clasico është pasqyrim i vlerave të klubit

Nënshkrimi që kishte bërë Joan Laporta këtë verë ose më mirë të themi Zlatan Ibrahimovic, e kishte lënë të kënaqur presidentin sepse ishte suedezi i cili shënoi golin e vetëm në ‘el Clasicon’ e 159 në historinë e ligës Spanjolle.
Kryesori i Blaugranëve deklaroi për El Mundo Deportivo duke thënë se performanca në ‘el Clasico’ ishte reflektim në historinë dhe ideale,sepse ata luftuan në kushte të vështira.
Me qindra e miliona euro-vlerë që kishin superyjet që u paraqitën në Camp Nou atë natë ,tregoi imazhin më të mirë që mund të kishte liga Spanjolle.
Barcelona ka fituar tri takimet e fundit me rivalët e tyre të ashpër dhe përsëri është në krye të tabelës.
“Unë besoj se për të folur për dominim në këtë fazë të sezonit do të tregonte mosrespekt dhe nuk do të ishte e drejtë”,tha ai.
“Sidoqoftë,ju mund të vini re se ne kemi ndërtuar një ekip të mirë i cili po përdor një stil të vjetër,stil të cilin e kemi shijuar në momentet më të mira në historinë e Barcës”.

Drogba : Kemi arritur kulmin e mentalitetit ndaj kundërshtarëve

Sulmuesi i Chelseat Didier Drogba beson se fitorja bindëse e ekipit të tij të dielën ndaj Arsenalit i ka sjellur në piedestalin përkundret rivalëve të titullit.
“ Arsenali luajti lojën e tij, por ne ishim më të fortë se ata.”
“ Sa herë patëm rastiin ne shënuam. Ne i shfrytëzuam rastet. Fizikisht u mbrojtëm mirë dhe ishim vërtetë të fortë.”
“ Nuk e di për Arsenalin, por është në fuqinë tonë të paraqitemi ashtu kur duhet. Edhe kundër Man.U kur ndeshja ishte e vështirë, ne fituam.”
“ Ne e dimë se si ti trajtojmë situatat e vështira kur takimi është i vështirë. Kjo është arsyeja që kur kemi një rast ne shënojmë.”
“ Vendi i parë nuk është mjaft, por në këtë kohë është ogur i mirë. Ne duhet ti fitojmë ndeshjet tona.”
“ Kur je në maje të ligës është mirë, të tjerët duhet të na ndjekin. Ata duhet të bëjnë më shumë se ne për ti fituar ndeshjet.”
“ Është e vërtetë që Manchester United është ende mbrenda garës.”
“ Ne ishim në pozitën e tyre vitin e kaluar, prapa dhe duke i ndjekur.”
“ Është shumë vështirë dhe tani ata duhet të na ndjekin. Shpresoj se e kemi ekipin për të qëndruar në maje për pjesën e mbetur të sezonit.” Deklaroi Drogba.

Skandaloze : Calciopoli i shpikur

Ish trajneri i Juventusit Gigi Maifredi pohon se Luciano Moggi ishte pranë transferimit të Cristiano Ronaldos dhe Steven Gerrardit në kohën kur ishte ai drejtor i klubit. Maifredi beson se Calciopoli ishte shpikur për të shkatëruar suksesin e Bianconerëve.

Maifredi ishte trajner i Juventusit në vitet e 90’ta, dhe pas shumë viteve nën hije ai del me disa pohime skandaloze.

“ Calciopoli? Është më mirë ta mbulojmë këtë. Por, më lejoni tju them se, Moggi dhe Giraudo i kishin blerë Gerrardin dhe Cristiano Ronaldon.”

“ Fondacionet për dominimin e Bianconerëve ishin vënë në funksion, dhe unë them që do të zgjaste së paku 20 vite. Por, dolën disa njerëz dhe e shpikën këtë skandal për ta vrarë një ekip aq të fortë.”

Maifredi më pas u prononcua dhe për skuadrën e sotme të Juventusit, sukseset e së cilës duken larg në horizont si në Itali ashtu dhe në Europë. Maifredi beson se Ferrara është njeriu i gabuar dhe se ai duhet të shkoj për të rigjetur suksesin.

“ Ferrara ishte lojtar i madh, por nuk mendoj se ishte gati për stolin e Juventusit. Mendoj se ishte gabim që e sollën atë për të ardhmen e Juventusit, pasi që ata dëshirojnë të fitojnë. Nuk mund të pritet për sukses.”

“ Duke e krahasuar këtë me Juventusin tim, unë them se i mungon një trajner i duhur dhe competent për një klub të suksesshëm.”

“ Nëse do të isha në vendin e Ferraras, ne do ishim përpara Interit me këtë skuadër të mrekullueshme.” Tha Maifredi për Radio Erre 2.

Irlanda në KB 2010 ?

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter ka dhënë një deklaratë interesante, duke thënë se FAI ( federate irlandeze e futbollit ) ka kërkuar që Irlanda të hyjë në kampionat botëror si një ekip shtesë, pas humbjes kontraverse nga Franca në Play Off.
“ Në një ndeshje vendoset se kush do të jetë ose nuk do të jetë në kampionat botëror.”
“ Ne duhet të mendohemi. Këtu ka aq shumë për tu shikuar.”
“ Natyrisht FAI nuk ishte e lumtur me atë çfarë ndodhi, dhe pyeti palidhje se a do të mund të ishte ekipi i 13-të në kampionat botëror.”
“ Unë do ta sjell këtë çështje në konsiderat te komiteti ekzekutiv por nëse e bëjmë këtë, atëherë duhet ta sjellim dhe Costa Ricën.”
Costa Ricës ju mohua një gol i rregullt për shkak të një offside.
Blatter tha se sistemi me më shumë gjyqtarë që aplikohet në Europa League mund të aplikohet në KB 2010.
“ Është e mundshme që të shtojmë gjyqtarë në kampionatin botëror, dhe siç keni parë kemi nevojë për këtë. Diçka duhet të bëhet për kontrollimin e ndeshjes.”
“ Si mund të ndodhë që në tërë botën, me anë të TV, kemi parë se si një pasim për gol u aprovua?”
“ Të gjithë pyesin çfarë është fair play. Krimi më i madh në futboll është ta prekësh topin me dorë.” Përfundoi Blatter.

Ferrara do të mbetet trajner i Juves

Juventusi ka humbur dy ndeshje radhazi, nga Bordeaux (Liga e Kampionëve) dhe Cagliari (Serie A), dhe tani e ka të rrezikuar vendin në fazën e eliminimit direkt të garës prestigjioze evropiane të futbollit, ndërsa gjendet tetë pikë prapa Interit në Kampionatin italian.

Kjo ka bërë që t’i luhatet stoli trajnerit Ciro Ferrara, mirëpo presidenti Jean-Claude Blanc thotë se trajneri do ta mbajë punën e tij.

“Rezultatet e dy ndeshjeve të radhës (kundër Interit dhe kundër Bayern Munichut) nuk do të ndryshojnë asgjë, ne do të vazhdojmë tutje me projektin tonë”, ka thënë Blanc për Il Corriere dello Sport.

Klinsmann dëshiron të drejtojë Liverpoolin

Ish-trajneri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, është duke pritur ftesë nga pronarët amerikanë të Liverpoolit për të marrë nën drejtim klubin anglez.
People shkruan se ish-sulmuesi gjerman ka refuzuar shansin për të zëvendësuar Rafa Benitez dy vite më herët kur preferoi të marrë nën drejtim Bayern Munichun.
Por ai tash është i lirë pasi u shkarkua nga gjiganti gjerman pas një periudhe të shkurtër atje, dhe tash është i gatshëm të marrë nën drejtim Liverpoolin.
Megjithatë Klinsmann, 44, nuk është më zgjidhja e parë për Hicks dhe Gillett. Personi të cilin amerikanët dëshirojnë ta pasojë spanjollin është trajneri i Aston Villas, Martin O'Neill./

Mancini pasues i Ferraras te Juventus?

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, përmendet si kandidat për të pasuar trajnerin Ciro Ferrara në stolin e Juventusit.
La Stampa shkruan se Mancini është kandidati më real për të pasuar Ferraran nëse ai nuk do të mund ta parandalojë rezultatet e dobëta të Juventusit. Ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich do të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit.
Ndërkohë, kandidatura e Mancinit gjithnjë e më shumë po forcohet, edhe pse fansat e Juves mund të jenë kundër caktimit të tij

“Ciro Ferrara! Keshtu nuk shkon”

Drejtimi i Juventusit e ka pritur keq humbjen ndaj Kaljarit…dhe projekte te reja ndertohen. As dhe tifozi me pessimist nuk e kishte menduar Juventusin te largohej kaq shume nga Inter, perpara nderprerjes se serise A gjate festave te fundvitit. Dy humbje te njepasnjshme, me Bordon dhe Kaljarin ishi dy goditje te renda qe rrezikojne te kompromentoje rende sezonin per Juventusin. Ajri i rende qarkullon ne mjedisin e bardhe e zinjeve. Ne Sant’Elia te dielen u pane kontestimet e para dhe te tjera kundershime e shoqeruan skuadren e Ciro Ferrares kur zbriti ne aeroportin e Kastelles. Nuk ishte menduar qe Juventus do te arrinte ne sfiden e drejtperdrejte me Interin me kete largesi te madhe pikesh, 8. Nderkohe qe menjehere vjen perballja po aq e rendesishme, ajo me Bajern Munih per ligen e kampioneve. Presidenti Zhan-Klod Blank i zhgenjyer nga humbje me Kaljarin sic shkruan sot e perditshmja Tuttosport, ka kontatuar me “kapon” (Xhon Elkan) per te diskutuar per situaten. Drejtuesit e shoqerise enderruan nje Juventus terheqes dhe fitues, por ne kete moment asgje nga ambicionet e percaktuara nuk eshte arritur. Drejtuesit e Juventusit nuk e shpjegojne dot perse tekniku napoletan, Ferrara nuk ka gjetur nje modul loje qe siguron ekuiliber dhe merr rendimentin me te larte nga kampionet qe ka ne skuader. Pas humbjes ne Sardenje, qarkulluan zerat e pare spekullative. Ka perfunduar besimi per teknikun e ri, Ferrara dhe sondazhet e para japin emrat alternative zevendesues: holandezi Gus Hidink dhe Roberto Mancini. Inter dhe pastaj Beajern Munih mund te sjellin figuren e nje Ciro Ferrare qe nuk qesh me…

Anceloti: “Celesi mund ta dominoje ligen e pare”

Tekniku italian Anceloti dhe pse preferon me pare suksesin ne ligen e kampioneve, beson se Celesi i tij mund ta dominoje ligen e pare angleze, pas asaj fitoreje impresive 3:0 me Arsenalin ne Emirejt Stedjum. Blute e Londres krijuan perseri avantazhin prej pese pikesh me Mancester Junajtid. Ne kete fitore vendosen dy golat e Drogbas dhe nje autogol i Vermalenit. Celesi nenshkruan me forcen qe po tregon se mbetet skuadra me favorite per titullin kampion, pas pese fitoresh radhazi. Ndonese forca e Celesit duhet te pranohet tani nga Mancester Junajtid, Arsenal dhe Liverpul, tekniku Anceloti me nje vizion te gjere kerkon nga skuadra qe nuk duhet te pushoje, duke kujtuar humbjet me Vigan dhe Aston Vilen ne fillimin e sezonit. “Ne i dime shume mire mundesite tona. Mund te fitojme cdo ndeshje, por nese humbasim perqendrimin mund te deshtojme. Sezonin e filluam me besimin per te fituar titullin kampion. Por objektivat per skuadren jane me shumeplaneshme: te qendrojme net e gjitha kompeticionet si favorit deri ne fund. Kur nenshkrova me Celesin besoja ne forcen e kesa skuadre”. Anceloti refuzon ta fshije emrin e Arsenalit si skuader rivale per titull dhe pse tani eshte 11 pike larg Celesit. Por ai preferon te shikoje me shume te skuadra e tij. “Nuk ka rendesi per mua nese Arsenal do te rikthehet perseri ne luften per titull. Me shume e rendesishme eshte qe Celesi te ruaje kete menyre loje, te demonstroje perqendrim dhe fokusim”. Nga ana e tij francezi Venger theksoi: “Ne kete moment Celesi eshte skuadra ne nje pozicion te forte, por dhe kjo skuader mund te humbas pike. Ne jemi 11 pike larg dhe shanset per titull moren nje goditje te forte. Tani flitet per Celesin, pak jave me pare flitej per Arsenalin. Me shume se humbja me Celesin ne na demtoi deshtimi me Sanderendin. Jane dy ndeshje ku nuk shenojme dhe kur nuk shenon, nuk arrin te fitorja”, komentoi Venger.

Leonardo: “Me keshilluan futbollistet e stolit”

Tekniku i Milanit, braziliani Leonardo zbulon nje “prapaskene” gjate ndeshjes me katanian. Milan ka nje arsye te festoje, skuadra ngjitet ne vendin e dyte, pas Interit kryesues. Por festa ka nje element me shume gezimi, eshte rikthyer te goli sulmuesi holandez Huntelar pas nje pjese te pare te sezonit, misterioz. Tekniku Leonardo q[ gjithnje ka besuar ne potencialin e sulmuesit holandez ne faqet e te perditshmes sportive “Corriere dello Sport”, zbulon dhe nje “prapaskene”. “Mbremja e te dieles ishte e paharrueshme. Nuk ishte e thjeshte qe te shikoje dy golat ne minutat e fundit shtese. Per tu ndalur sidomos te goli i dyte, i realizuar ne menyren me te bukur. Huntelar? Me keshilluan dhe futbollistet ne stol. Me kerkuan qe te rrezikoje duke futur sulmuesin e katert dhe njeri me tha se eshte moment ii duhur per kete levizje. Me binden dhe per fat kjo gje funksionoi”. Por Leonardo nuk shikon mbremjen e paharrueshme vetem te Huntelar. “Perpara se te hynte Pipit ha se do ta shperthejme kete ferr. Por me duhet te falenderoje te gjithe skuadren, ishte fitorja e grupit. Anti-Inter? Nuk jemi anti per asnje skuader, jemi dy skuadra te ndryshme. Inter eshte i forte fizikisht dhe shkon te goli me potence. Ndersa forca e Milanit eshte te loja si grup”. Eshte zhbllokuar Huntelar? Nje gje eshte e sigurt, sulmuesi holandez nuk do ta kishte shenuar ate gol te mrekullueshem nese nuk do te kishte realizuar nje minute me pare. Mister-holandez ndihet i lumtur ne kete moment…

Topi i arte: nga Kristiano Ronaldo te Mesi

Te dielen ne mbremje kane qene ne fushe si Kristiano Ronaldo dhe Mesi. Mesfushori portugez ka lene fushen pas 65 minutash loje (“Kam me ishte lejuar”, shpjegon tekniku i Realit te Madridit, Pelegrini). Por kjo sfide e Kamp Nout te marten ne mbremje zhvendoset ne Paris, ku e perjavshma sportive franceze, Frans Futboll shpall fituesin e Topit te arte per vitin 2009. Nuk ka asnje dyshim se stafeta e Topit te arte sic ka ndodhur ne vitet e fundit kalon nga fituesi aktual te ai qe nje vit me pari doli i dyte. Procesi selektiv ne kete anketim te Frans Futbollit, beri detyren qe i takon: nga 30 kandidatura te perzegjudhura ne 10, midis tyre kater futbolliste te Barcelones, per sezonin e kaluar qe mrekullueshem qe dha; Mesi, Xavi Hernandez, Iniesta dhe Ibraimovich. Ishte viti qe pati si kulm ligen e kampioneve dhe ku Barcelona dha leksionin e skuadres me te mire ne Evrope ndaj Mancester Junajtid ne finalen e Olimpikut te Romes. Aty Mesi rrezoi nje kandidature shume te forte, Kristiano Ronaldon. Dhe tani pret te kurorezohet si fitues i Topit te arte, ne mbremjen e 1 dhjetorit ne Paris. Fitues i merituar, ne qofte se shmanget befasia qe nuk mendohet. Mesi 23-vjecar mund te behet keshtu fituesi me i ri i kesaj trofeje prestigjoze. Por te vjen keq qe ka vetem nje top te arte dhe ai nuk mund te ndahet me te tjere. Iniesta ka qene po kaq i mrekullueshem, ashtu si dhe Eto (tani te Inter). Por nuk mendojme se gabojme qe mesfushori Xavi Hernandez ndeshkohet si shume kampione qe shkruan historine e futbollit, por qe nuk e preken dot Topin e arte. Te luash ne nivel te larte per disa vjet te Barcelona dhe skuadra e Spanjes nuk eshte e lehte. Xavi Hernandez e beri kete dhe ne i mbyllim keto radhe duke lene ate vleresim te teknikut Mourinho, per mesfushorin katalanas: “Eshte krim qe nje nivel i larte ne vazhdimesi si askush tjeter nga Xavi Hernandez nuk arrin dot te Topi i arte”

Irlanda kërkesë FIFA-s: Ne, ekipi i 33-të në Botëror

Federata Irlandeze e Futbollit i ka dërguar një kërkesë zyrtare FIFA-s, ku kërkon të marrë pjesë në Afrikën e Jugut si ekipi i 33-të.“Pritëm një delegacion irlandez, ata ishin shumë të pakënaqur për atë që ndodhi – shpjegoi presidenti i FIFA-s, Sep Blater -. E dinë që ndeshja nuk mund të ripërsëritet dhe se vendimi i gjyqtarit nuk mund të kthehet. Nuk kanë kërkuar masa ndaj ndonjë lojtari apo gjyqtari, por kanë kërkuar të jenë skuadra e 33-të pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror. Por nëse nisemi me këtë logjikë, i bie të hyjë në Botëror edhe Kosta Rika...”.
Pra, bëhet fjalë për një kërkesë krejtësisht formale dhe zyrtare. Pas dështimit të kërkesës për përsëritjen e ndeshjes që eliminoi irlandezët nga Afrika e Jugut (topi i prekur me dorë nga Tieri Henri, që solli golin e kualifikimit për Francën), irlandezët provojnë përsëri...

Shtypi spanjoll për “Klasiken”: Ishte fantastike!

Një ditë pas sfidës gjigante, shtypi sportiv në Spanjë është unanim në komentin që i bën “El Classico”-s. Barça fitoi, por Reali nuk zhgënjeu.Për të përditshmen më të madhe sportive në Spanjë, “Marca”, gjithnjë pranë Realit, ishte një “humbje me shije fitoreje. Reali doli më i fortë nga sfida e “Kamp Nou”-t. Kurse “El Mundo Deportivo” ngre në qiell Barçën me një titull të qartë: “Heronj! Barcelona me dhjetë lojtarë mund Realin dhe rimerr vendin e parë”.
Megjithatë, nuk mungojnë polemikat. “Marca” pretendon një penallti të padhënë për Realin, pas një faulli të Zherrard Pike në dëm të Ronaldos, i cili, nga ana tjetër pai një polemikë me Iniestën, në një moment kur ky i fundit u rrëzua në zonën e Realit. “Më bezdisi deklarata e Ronaldos, sepse ai është personi më i papërshtatshëm për të t’u ankuar për gjëra të tilla”, deklaroi Andres Iniesta.

Galiani nuk ka dyshime: Të shtunën jam me Juven

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ka deklaruar se do të bëjë tifo për Juventusin në ndeshjen me Interin, por theksoi se më parë Milani duhet të mundë Sampdorian.“Nëse mundim Sampdorian, gjë që është shumë e vështirë, me siguri do të bëj tifo për Juventusin. Që kur isha i vogël kisha simpati për Juven, por ndiqja Milanin. Kurrë Interin”. Fjalë të Adriano Galianit, që i ka idetë e qarta mbi ekipin që do të mbështesë të shtunën në përballjen midis Juventusit dhe Interit.
“Milani ka ecur mirë në lojë dhe në rezultate – shtoi ai – por përpara është një Inter i jashtëzakonshëm. Kemi ëndrra, si gjithë të tjerët, por nuk jemi anti-Inter. Kemi fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit dhe kemi barazuar një, megjithatë, nuk kemi rikuperuar asnjë pikë. Por ne mendojmë vetëm për veten tonë”, shtoi ai.

Pavlychenko në Liverpool?

Liverpool është lidhur me një transferim të sulmuesit të Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko.
Sipas People, Pavlyuchenko do t’i japë fund periudhës së qëndrimit të tij në Tottenham që në muajin janar, pasi ka kërkuar nga Harry Redknapp t’i lejojë atij të largohet.
“Unë po qëndroj në stol për klubin tim, unë mund vetëm të shpresoj se janari do të sjellë ndryshime në jetën time. Kurrë nuk kam pasur një periudhë kaq të errët në jetën time”, ka thënë Pavlyuchenko.
Një largim në muajin janar është më i realizueshëm me menaxherin e Liverpoolit, Rafael Benitez, që raportohet se është i interesuar në 27-vjeçarin.

Bordoja, kampionët rikthehen në “majë”!

Skuadra e Blankut ka fituar 3-0 në Nansi, duke marrë vendin e parë në Ligën 1
Skuadra kampione e Francës, Bordoja, mundi dje Nansinë 3-0 duke marrë kryesimin e kampionatit. Bordoja, që kthehet te fitorja pas dy humbjesh në Ligën 1, kryeson me 28 pikë në 14 ndeshje. Sënt Etieni barazoi 1‑1 me Lë Manshin. Edhe pse i mungonte Joan Gurkufi i dëmtuar, Bordoja kaloi në epërsi në minutën e 25-të në fushën e Nansisë. Joan Gufran pason për Fernando Menegazon, i cili shënon golin e parë.
Mbrojtësi brazilian Geraldo Vendel shmangu dy mbrojtës të Nansisë para se të shënonte golin e dytë për Bordonë në të 61-tën minutë dhe më pas ishte Gufran, që vulosi rezultatin me një gjuajtje të pjerrët në minutën e 75-të. Nansi ra në vendin e 16-të pas kësaj humbjeje, me 17 pikë. Antoni Lë Talek barazoi në minutën e 73-të me kokë për Lë Manshin pasi braziliani Araujo Ilan kishte shënuar pas krosimit të Bakari Sakosë në minutën e 18-të, duke e kaluar Sënt Etienin në epërsi.
Lë Manshi i dha fund serisë negative prej katër humbjesh duke barazuar, por mbetet në fund të tabelës me nëntë pikë, pesë pikë pas Sënt Etienit. Okseri e humbi vendin e parë pasi u mund 1‑0 nga PSG-ja të shtunën. Xheremi Klement shënoi në pjesën e dytë, duke i dhënë fund shtatë fitoreve të Okserit. Okseri, tani në vend të dytë, ka dy pikë më pak se Bordoja, ndërsa PSG-ja shkoi në vendin e 12-të me 19 pikë në 13 ndeshje. Por PSG-ja humbi në këtë ndeshje portierin Gregori Kupet, saktësisht në minutën e 85-të, pasi ndrydhi kaviljen e majtë.
Kupet ka bërë dje një operacion dhe do të mungojë për të paktën tre muaj, ka informuar klubi i PSG-së. Të shtunën u luajtën edhe disa ndeshje të tjera dhe u arritën këto rezultate: Lorient- Grenoble 2-2; Lens-Marsejë 1-0; Lilë- Valonsion 4-0; Sosho-Nisë 1-0 dhe Tuluzë-Bulonjë 1-0. Ndeshja e Monakos kundër Montpeljesë u shty sepse skuadra e Montpeljesë është prekur nga gripi i derrave.

Rafa Benitezi shpreson te kthesa e sezonit

Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, beson se fitorja 2‑0 kundër Evertonit në derbin e Liverpulit mund të jetë pika e kthesës në sezonin e të kuqve. Një autogol në minutën e 12-të nga Xhozef Jobo dhe goli i Dirk Kajtit dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes siguruan tri pikët e çmuara për skuadrën e Benitezit. Duke marrë në konsideratë sezonin e keq të Liverpulit deri më sot, i theksuar edhe nga eliminimi i kësaj skuadre në Ligën e Kampionëve, Benitezi pas ndeshjes ka theksuar pozitivitetin e kësaj ndeshjeje. “Unë mendoj se ishte një fitore e rëndësishme për ne. Ne fituam kundër Debrecenit në mesjavë dhe e dinim se duhet të vazhdonim të fitonim.
Një derbi është përherë i vështirë dhe shumë i rëndësishëm, prandaj kjo fitore mund të jetë pikë kthese për sezonin tonë. Jemi ngjitur në tabelë tani dhe jemi të gjithë të gëzuar, por do të shohim a do ta mbajmë ritmin.” Derbi i Liverpulit është përherë i ashpër, por në fakt Liverpuli në këtë ndeshje ishte në pozicion mbrojtës për shkak të lojës së fortë të Evertonit.
Benitezi e pranoi më pas se skuadra e tij e përballoi ndeshjen me vështirësi, sidomos pas golit të parë. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë që në fillim. Ata luajtën një ndeshje të drejtpërdrejtë dhe me goditje standarde. Ishte e vështirë, sepse ata e kontrolluan lojën me qarkullimin e mirë të topit. Luajtën më mirë se ne, por ne treguam karakter përqendrim dhe fituam duke e mbyllur lojën në epërsi”, ka thënë Benitez, që ka ngritur lart dhe portierin Reina, që priti dy gjuajtje në minutën e 70-të. “Pepe Reina bëri pritje vendimtare. Ai tregoi se është një portier i madh. Të presësh aq shumë gjuajtje, goditje të lira dhe gjuajtje me kokë në 90 minuta kundër një skuadre që është e fortë në ajër si Evertoni, nuk është e lehtë. Ai e ndihmoi shumë skaudrën dhe bëri një ndeshje fantastike.”

Të gjthë ia fusin njëri-tjetrit, federata ua fut të gjthëve

Kronika e 48‑të tregon se si i çmenduri ynë, “Tersi i Pojanit”, vazhdon të shtiret dhe beson se është Shijtan Kukulla, shef i shtypit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke qenë i gjatë dhe imcak, ai vazhdonte të mbushte zonën e barkut dhe shpatullave me rrecka e lloj‑lloj plehrash, për t’u dukur i shëndetshëm dhe i vetëkënaqur, siç duhet të jenë, sipas përfytyrimit të tij, zyrtarët që u shkojnë fjollë punët e futbollit. Pretendonte se në federatë ish bërë një studim i thelluar shkencor mbi prirjen e trashëguar gjenetike të arbitrave shqiptarë për të marrë para. Eshtë e panevojshme të sqarojmë lexuesit se vepra e tij shkencore, që ai pretendon, është bërë nga një grup pune në federatë. Kjo nuk është tjetër, veçse fantazia e tij dhe e pacientëve të pavionit nr.5, që ai e pandeh si një suitë hoteli “VIP”-ash me pesë yje, parandaj po japim vetëm një pjesë të vogël të përçartjeve të tij mbi reagimet e federatës ndaj ngarjeve të fundit:
“Unë, Shijtan Kukulla, jam sot para jush për të mbështetur me një analizë të thellë e shkencore deklarimet e qëndrimet e bosëve të futbollit mbi “gabimet njerëzore” të arbitrit Hoxha dhe të arbitrave të tjerë shqiptarë, si dhe deklarime të tjera që do t’i shtjelloj më tej. Kur “Bosi i Madh” i futbollit deklaroi se nuk besonte që Hoxha dhe arbitrat e tjerë marrin lekë, kjo m’u duk edhe mua tërësisht e vërtetë. Ata nuk marrin lekë, por marrin euro. Këtë e kanë vendosur që kur një arbitër u vu në pozitë të vështirë se, pas ndeshjes, i sollën një thes me nja 2 milionë lekë në kartmonedha të vogla, të nxjerra nga shitja e biletave. Mirë që s’i numëronte dot, por si ta fuste gjithë atë thes me para në bagazhin e benzit, pa u diktuar. Këtë arbitrat e quajtën një tallje të rëndë për mundin e djersën e tyre dhe vendosën qysh atë ditë të mos pranojnë lekë shqiptare, por vetëm kartmonedha euro, që numërohen me sy dhe futen lehtësisht në xhep. Kështu gabimet janë njerëzore, sepse kafshët nuk e njohin euron dhe s’kanë si të gabojnë. Studimet tona shkencore tregojnë se ky proces e dallon dukshëm njeriun nga kafsha dhe e ka zanafillën në Shqipëri, që në origjinën e hershme të njerëzimit dhe të lojës “futboll gola”. Më vonë inglezët na e vodhën neve këtë shpikje, duke modifikuar emrin. Studimi ynë është vazhdim i veprës së Engëlsit, “Roli i punës në transformimin e majmunit në njeri”, ku ai shtjellon teorinë e Darvinit se si majmuni e perfeksionoi dorën nëpërmejt dorës dhe arriti të evoluojë në njeri. Por Engëlsi ose ishte ca i trashë, ose nuk pati kohë dhe nuk arriti të shpjegojë se ku dallohej shkathtësia e dorës së majmunit. Kjo ndodhi pikërisht në Shqipëri, kur majmuni i parë arb(ëresh)bitër, ose alb(an)bitër mori paranë e parë. Paraja të bën insan (njeri), paraja të bën noksan (të mangut), thotë turku. Kur majmunët pellazgjikë punonin aq shumë, saqë kishin frikë se mos ktheheshin prapë në majmunë, për t’u zbavitur shpikën lojën e topit me këmbë, se me dorë ishin të gjithë mjeshtra. Në atë lojë rregulli i parë dhe më i lashtë ishte pikërisht të mos e prekje topin me dorë, por majmunët trima, heroikë dhe futbolldashës pellazgjikë ishin të veçantë dhe, duke kërkuar të fitonin me çdo kusht, i binin edhe me dorë topit, teksa kujtonin se nuk shiheshin. Plaste poterja, tifozët qëllonin me gurë e me arra, madje duke sokëllitur zbrisnin nga pemët e larta në fushë dhe menduan të vënë një arb‑bitër dhe t’i bindeshin të gjithë. Deri atëherë majmunët, që nuk kishin kuptuar se ishin njerëz, shkëmbenin produktet e tyre në natyrë; banane, domate dhe lloj‑lloj perimesh të tjera, kështu që ndeshja nuk mund të trukohej, se arbitri a lojtarët e blerë nuk kishin si t’i transportonin fshehtas dhjetëra qillo banane a kastraveca. Dhe këtu një pellazg u tregua më i mençur se të tjerët dhe i dha një arbitri disa guacka deti, që sipas madhësisë së tyre mund t’i këmbente me një sasi të caktuar frutash e zarzavatesh. Lejoi një gol me dorë dhe, kur iu sulën majmunët me tërsëllimë, ai i hutuar u tha: Nuk e pashë, ishte gabim njerëzor…! Atëherë u kujtuan majmunët që kishin qindra vjet që ishin bërë njerëz, por nuk e dinin. Pasi ulëritën e brohoritën, u ulën dhe filluan ta pleqërojnë punën se si, me anën e parave, do të kishin mundësi të krijonin federata, shoqata gjyqtarësh e bastesh. Kështu është puna e “gabimeve njerëzore” të arbitrave, ves që ka lindur bashkë me njeriun dhe që FSHF-ja nuk mund ta zhdukë, por vetëm ta maskojë, kamuflojë me një nivel të lartë shkencor. Por belaja nuk është se “arbitrat e vjetër janë të aftë, por të korruptuar, ndërsa të rinjtë janë të ndershëm, por të paaftë”. Jo, e vërteta është se arbitrat e rinj, sikundër ai Edvin Hoxha, që gabon nja tri-katër herë në favor vetëm të një skuadre, janë po aq të aftë për të marrë para, por të paaftë për të kamufluar gabimet e tyre njerëzore. Ka lezet me arbitart e vjetër, se edhe kur bien në sy, të kërkojnë falje, se njerëz janë dhe gabojnë; kurse të rinjtë i bëjnë në mënyrë trashanike dhe nuk dinë të thonë as më fal. Por dalin dhe ca analistë e thonë se nuk ka faj arbitri, se Dinamo do ta fitonte ndeshjen. Përsa u takon akuzave e kundërakuzave për trukim ndeshjesh, edhe kjo nuk është gjë e re. Gjithmonë presidentët e futbollit kanë akuzuar e fajësuar “sistemin” e arbitrat dhe ne kemi bërë sikur kemi hetuar, se nuk është faji ynë. I nisëm ata hetuesit “misteriozë” të FSHF-së në fund të kampionait të kaluar në Peqin për të hetuar Shkumbini‑Bylis dhe nuk arritën dot atje. Ju njoftuam që kemi nis inspektorë edhe në Lushnje për atë denoncimin, por ndeshja u bë dhe ata akoma s’kanë arritur atje. Edhe për hetimin e UEFA-s, të shpresojmë dhe jemi të sigurtë se nuk do të shihni ndonjë rezultat. Ja, vetë Ridi, që akuzon “Bosin e Madh”, tregoi se si u procedua pa tender në ndriçimin 2.5 milionë eurosh të stadiumeve, tha se ia ka futur Tironës nga inati ndaj tij. Ka të drejtë Fushaj, që UEFA nuk ka fakte, por niset vetëm ngaqë jemi vend i vogël. Por Fushaj ndoshta nuk është në dijeni se ajo shprehja jonë popullore, “nga ferra e vogël del lepuri i madh”, është filozofi pune edhe për UEFA-n. Do të kërkojnë lepurin ata, por nuk do të gjejnë gjë në ferrë, se lepuri është rritur aq shumë, sa është bërë sa ai gomari im veshëgjatë e leshgjatë, që duket si ndonjë lepur 330 vjeç. Ata do të kërkojnë lepurin në ferrë dhe nuk do ta shikojnë fare gomarin e madh të korrupsionit që kullot i qetë në fushat e blerta të futbollit shqiptar. Këtu të gjithë japin prova ndershmërie, duke akuzuar dhe sokëllitur kundër korrupsionit, sipas parimit “kapeni hajdutin”, por asgjë nuk del, se nuk mund të kapin veten. Të gjthë sokëllitni e ia fusni njëri-tjetrit, si në kohët e lashta të origjinës tonë majmunore, por ne, të federatës, ua fusim të gjthëve, ama.

Ferrara: Ka 7 muaj që s’na japin penallti

Trajneri i Juventusit akuzon gjyqtarin pas humbjes me Kaljarin: Ndaj skuadrës s’kam asnjë kritikë

Jam shumë i inatosur edhe këtë herë, por jo me skuadrën”. Çiro Ferrara shfryn pas humbjes 0-2 në Kaljari, që e gjykon të padrejtë dhe ia faturon atë gjyqtarit të ndeshjes De Marko: “Në pjesën e dytë bëmë gjithçka për të barazuar dhe fituar, - vazhdon trajneri bardhezi. - Në pjesën e parë nuk është se na vunë shumë në rrezik, pësuam një supergol nga Nenè dhe kaq. Pastaj Kaljari nuk doli ndonjëherë nga zona e vet.

Dhe ajo ndaj Amaurit në mes të zonës, në shtëpinë time jepet 11-metërsh, teksa ka shtatë muaj që nuk po na japin një penallti në favor. Megjithatë, këto gjëra nuk është se kanë shumë rëndësi pas kësaj humbjeje 2-0. Një humbje që na “dhemb” shumë për atë që dhamë në fushë. Ndoshta barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, por nuk ndodhi kështu.

Ne kthehemi në shtëpi me një humbje që na shqetëson shumë për mënyrën sesi erdhi”. Megjithatë Juventusi vazhdon të mos shënojë: “Një problem sulmi? Ne sot (dje) patëm shumë raste për gol, - përgjigjet Ferrara, - dhe jemi sulmi i dytë më i mirë i kampionatit. Ishte i zoti edhe portieri Marketi, patëm raste për gol me Del Pieron e Diegon. Një gol mund ta kishim shënuar edhe në ndonjë episod të veçantë. 11-metërshi ndaj Amaurit ishte, por sulmuesi mori edhe karton të verdhë për protesta”.

Më pas Ferrara shpjegon: “Në krahasim me ndeshjen në Bordo nuk ishim shumë mbizotërues. Është e vërtetë që në pjesën e parë krijuam pak, duke hasur shumë vështirësi edhe për meritë të kundërshtarit.” Trajneri bardhezi nuk duket shumë i shqetësuar, pavarësisht se nga disa kampionë, pritet të jepet më shumë në fushë me Diegon në krye: “Do të përpiqem ta motivoj më shumë, por duhet të kemi durim. Sot (dje) nuk kam asnjë kritikë ndaj skuadrës”.

Ranieri: Fituam, por kemi akoma punë

Eshtë shprehur i kënaqur me tri pikët e fituara kundër Atalantës, Klaudio Ranieri. Por ka rrëfyer se në aspektin taktik Roma e tij ka akoma shumë punë: “Fitorja ka qenë shumë e rëndësishme, por ne duhet të gjejmë ekuilibrin tonë. Nuk ishte e lehtë të mundje këtë Atalantë; kemi reaguar mirë pas disavantazhit. Donim ta nisnim mirë një javë shumë të rëndësishme dhe ia kemi arritur, edhe pse kemi shumë punë për të bërë akoma.
Duhet të vazhdojmë përpara në këtë rrugë. Atalanta ka dashur të fitojë pas humbjes së pësuar në Kupën e Italisë dhe në gabimin tonë të parë na ka ndëshkuar. Ka akoma disa gjëra që duhet t’i rregullojmë, sepse unë nuk jam i kënaqur. Janë disa mekanizma që duhen regjistruar”, ka përfunduar tekniku verdhekuq.

Maxarri: Ndaj Parmës, dy pikë të humbura

E ka parë gotën gjysëm të mbushur trajneri i Napolit, Valter Maxarri, pas barazimit të marrë në fushën e Parmës ditën e djeshme: “Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe nuk kemi arritur ta mbyllim”, ka thënë ai. Rezultati final është vendosur nga një penallti që është dhënë në minutat e fundit: “Në këto raste mund të ndodhë që të ndëshkohesh nga një episod. Kemi shpërdoruar dy pikë dhe një fitore, që do të kishte qenë e merituar”.
Ndërkohë, tekniku i napoletanëve nuk ka dashur të bëjë asnjë koment ndaj vendimeve të marra nga gjyqtari i takimit, Trefoloni: “Besoj se duke luajtur në këtë mënyrë do të rekuperojmë shumë shpejt pikët që kemi humbur në këtë takim. Parma? Nuk kam parë ndonjë aksion të rrezikshëm nga ana e tyre”, ka thënë Maxarri.

Gasperini: Ishte një derbi “kryevepër”

Xhian Piero Gasperini është akoma në atmosferën e derbit edhe një ditë pas fitores ndaj “kushërinjve” të “yrryer” të Sampdorias. Një fitore e merituar 3-0, mes shumë polemikash ndaj gjyqtarit. Trajneri i Xhenoas thotë: “Kryevepër e Gasperinit? Jo, e të gjithë skuadrës, ky është futbolli. Nëse ndeshjet e dobëta shërbejnë për të bërë paraqitje si kjo, shpesh të bën mirë të humbasësh.
Festuam pas një ndeshjeje shumë të bukur”. Me këtë sukses, vjen dhe fitorja e tretë radhazi në derbi ndaj blukaltërve: “Kemi ardhur në këto ndeshje në maksimumin e gjendjes psiko-fizike dhe kemi arritur ta tregojmë në fushë me paraqitje të shkëlqyera. Çmim special për Preciozin? Nuk na e ka thënë akoma, është një lajm i mirë”, - përfundoi Gasperin

Lippi: Gara për Scudetton ende është e hapur

Trajneri i Italisë,Marcello Lippi ka thënë se është ende herët të thuhet se Interi do ta marrë Scudetton duke pretenduar se gara është ende e hapur,përkundër dominimit të Nerazzurëve deri më tani.
Ekipi i Mourinhos aktualisht ka 8 pikë më shumë se Juventus e 7 pikë më shumë se Milani.Largësia mund të rritet në 11 pikë nëse Bianconerët dështojnë të shënojnë fitorëve ndaj kampionëve në fuqi,Inter.
Megjithatë,Lippi është i qetë.
“Mendoj se gara për Scudetton është ende e hapur”,deklaroi Lippi për shtypin në një festë të futbollit të organizuar nga Shoqata e Lojtarëve Italianë (AIC).
“Për të folur rreth titullit pas 14 javësh është paksa e ekzagjeruar sepse ka edhe 24 ndeshje për tu zhvilluar e mund të ndodh gjithçka”.
“Mund ti shihni disa vlera por për të folur rreth titullit mendoj se është ende herët”.

El Classico debat – Kush luajti më mirë ?

Kështu shtrohen disa pyetje të cilat do ti elaborojmë. Kush luajti më mirë? A i ka fituar Ibrahimovic zemrat e Blaugranëve ? A e ka deshifruar Reali sekretin e Barcelonës ?
Ishte një sfidë e cila nuk na la dhe aq shumë mbresa dhe emocione. Nuk ishte një ndeshje tipike e paharueshme e El Classicos Barcelona vs Real Madrid, nuk kishte shumë gola, por as dhe lëvizje që nesër fëmijët do të tentonin ti imitonin, por ndodhi ajo që pritej…vetëm ajo….
Dorën në zemër, nuk ishte ndeshje e keqe El Classico, por ishte një El Classico i çuditshëm. Kishte ndërhyrje të tepërta palidhje, kartona të kuq, ishte argëtuese natyrisht, kishte një gol, dhe secilën herë që premtohej se do e kalonte kulmin e takimit, ndodhi diçka që e ulte tempon.
Lionel Messi nxorri në pah triqet e tij si zakonisht, duke shkaktuar tremë në shtabin e Realit sa herë e prekte topin, por nuk ishte një paraqitje që do të mbahet në mend deri në vdekje. Kundërshtari i tij personal, Cristiano Ronaldo shfaqi disa shkëndija të briliancës me shpejtësinë e tij që të kaloj një kundërshtar, por nuk kishte karburant për ta kaluar të dytin.
Victor Valdes dhe Iker Casillas bënë intervenime të ngjashme ndaj ‘ CR9 ‘ dhe ‘ El Messias ‘ respektivisht, por asnjëri nuk do të kujtohet si shpëtimtari.
Andres iniesta i zhdërvjelltë si zakonisht, duke gjetur 101 mënyra se si të hyjë në hapësira të vogla, u ndal 102 herë nga lojtarët e Realit.
Kaka në ndërkohë, tentoi të bëj diçka madhështore, diçka që kurrë nuk ndodhi. Braziliani dëshpëroi në pjesën më të madhe të takimit, duke mos humbur dëshirën për të dribluar, por, ishte i ngadalshëm kur kolaboroi me bashkëlojtarët, gjë që dëshmoi se ende me mendje është në Serie A.
Lassana Diarra ishte lojtari më i mirë i Realit, duke u shëndruar disa herë në anësor, por nata ju shkatërrua kur u skuq në minutën e fundit. Si lojtar gjeneral që është, largimi i tij ishte humbje që nxorri jashtë erën nga Stuhia e Bardhë, pas gjithë asaj lufte.
Por, kush do të kishte menduar se ylli i El Classicos do të ishte një mbrojtës. Carles Puyol.Kapiteni i Barcelonës bllokoi tre raste ideale dhe ishte vital në ndërprerjen e aksioneve të Realit, duke mos patur problem për tu zgjedhur njeriu i ndeshjes.
Por, njeriu i momentit, sidoqoftë, sigurisht se është Zlatan Ibrahimovic. Shumë besuan se do të kalonin vite për ti mbushur këpucët e Eto’os dhe ndoshta edhe më gjatë për ti nxehur motorët, por pasi u bë heroi i vetëm dje, ai sigurisht se është bërë i dashuri më i ri për Katalanët.
Reali ka humbur, por natyrisht se humbja nuk ishte turpëruese. Përkundër kësaj, këtu ka gjëra edhe më të turpshme se humbja ‘6-2’. Dhe pas një kohe të gjatë, ata i kanë shfaqur botës se si duhet luftuar zjarr më zjarr kundër Barcelonës.
Pep Guardiola e ka humbur ndryshimin e tij nëpër ndeshje që nga koha që erdhi në stolin e Camp Nou, por asnjëri prej oponentëve të kontinentit nuk i tregoi luftë të vërtetë. Manchester United, Chelsea, Inter dhe Real Madrid të gjitha këto klube është dashur të adoptohen për ta parkuar autobusin para ndeshjeve të cilat nxirrnin rezultatate të përziera, por Pellegrini tregoi dje një mënyrë të goditjes së bishës në fytyrë.
Në pjesën e parë, Merengezët u dukën më të mirë dhe më të rrezikshëm. Passimet ishin më të mprehta, bënë presion mbi Barcelonën, i bënë ata nervoz, dhe i detyruan të bëjnë gabime të pazakonta, dhe krijuan rastet më të mira për shënim.
Barcelona rrimori kontrollin në pjesën e dytë, dhe pas daljes së Busqutes dominimi i lehtë vazhdoi, përkundër largimit të rasteve të pastërta të realit nga Puyol. A tregon kjo se Barcelona është e pamposhtshme? Absolutisht që jo, sepse do ishte fundi i botës.
Por, në të vërtetë, nuk ishte një El Classico fantastik nga ndonjëra prej skuadrave.Barcelona nuk i dha mësim Realit, Reali nuk arriti të shokoj botën duke mposhtur armikun e përbetuar në këtë lojë, në lojën e vet, dhe as Leo e as Cristiano nuk arritën të mbronin statusin e zotit për në nivelin e ardhshëm…cilido që do të jetë.
Natyrisht, kam haruar se këto gjëra mund të sqarohen edhe më 10 Prill 2010…

Galliani: Formacioni 4-1-5 do të jetë hapi i ardhshëm i Milanit

Zyrtari më i lartë ekzekutiv i Milanit,Adriano Galliani mezi mund ta përmbante entuziasmin pas fitores në minutat shtesë kundër Catanias,ndeshje e cila përfundoi me rezultat 0-2.
Braziliani Leonardo bëri një vendim të duhur duke inkuadruar në lojë Inzaghin dhe Klaas-Jan Huntelaar të cilët kishin partnerë Paton e Ronaldinhon dhe po ashtu mbështetjen e mesfushorit holandez,Seedorf.
“Epo,ne shkuam përtej caqeve të mirësjelljes dhe përfunduam ndeshjen me katër sulmues në fushë”,theksoi i gëzuar Galliani për Sky Sport Italia.
“Tani na duhet ta aktivizojmë formacionin 4-1-5 në të ardhmen!”.
Huntelaar arriti synimin e tij pas një fillimi dëshpërues tek Rossonerët,vendim që nxiti spekulimet se holandezi do të largohej në Janar.
“Pas ndeshjes shkova tek Huntelaar në zhveshtore dhe ai më përqafoi mua”,tha Galliani.
“Ai e di se unë gjithmonë e kam mbështetur atë dhe ishte i lumtur sepse unë isha akuzuar se kam hedhur 11 milionë €”.
Milan transferoi Huntelaar këtë verë nga Real Madridi dhe goli i tij i dytë i mrekullueshëm i kujtoi Gallianit legjendën Marco van Basten.
“Po, më la përshtypje mua dhe ishte një gol i la van Basten”,shtoi Galliani për fund.

Lajme per Futbollistet Shqiptare

Shaqiri luajti 61 minuta

Futbollisti Xherdan Shaqiri është inkuadruar në lojë nga minuta e 39-të e ndeshjes, por me skuadra e tij, Baseli, humbi ndeshjen kryesore të kësaj jave me rezultat 0:2 nga skuadra kryesuese e tabelës, Young Boys. Ky ishte derbi i javës së 17-të dhe një rast i mirë për Baselin që në rast të rezultatit pozitiv t’i afrohet me pikë. Shaqiri u angazhua shumë gjatë 61 minutave, sa luajti, por qe vështirë të importohet një pikë nga skuadra kryesuese e tabelës, e cila në fushën e vet dëshmohet e pamëshirshme. Young Boysi kryeson tabelën me 38 pikë, ndërsa Baseli mbetet i dyti me 31 pikë.

Fejzullahu zverdhet në Groningen

Erton Fejzullahu, një futbollist luftarak në fushën e lojës me skuadrën e NEC Nijmegenit importuan një pikë të vlefshme nga fusha e vështirë në barazimin 2:2 në takim me Groningenin, në javën e 15-të të Kampionatit të Holandës në futboll. Kjo ndeshje sa ishte interesante aq edhe atraktive me shënimin e golave, e cila kënaqi edhe adhuruesit në stadium. Fejzullahu ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 67-të, ndërsa është zëvendësuar në minutën e 86-të të ndeshjes. Më këtë pikë të importuara NEC renditet në vendin e nëntë me 18 pikë të tubuara.

Bogdani i gëzohet fitores

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Erion Bogdani nuk ka luajtur si titullar, por iu është dhënë rasti nga minuta e 68-të e ndeshjes në fanellën e Chievos. Skuadra e Chievos shënoi fitore të rëndësishme me rezultat 1:0 kundër Palermos, me të cilën edhe e ka përmirësuar renditjen në tabelën e klasifikimit, duke u radhitur në vendin e 13-të me 18 pikë të tubuara. Bogdani luajti mjaft mirë në repartin e sulmit dhe së bashku me bashkëlojtarë iu është gëzuar kësaj fitore ndaj një rivalit të fortë.

Xhemajli me Parmën ndalën një pikë

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemajli ndeshjen e nisi titullar dhe me gjithë orvatjet deri në sekondat e fundit me skuadrën e Parmës nuk e gjetën fitoren kundër Napolit shumë të fortë,. Takimi Parma-Napoli përfundoi me rezultat 1:1, i cili është zhvilluar në kuadër të javës së 14-të të Serie A të Italisë. Amuroso ishte futbollisti që e shpëtoi nga humbja Parmën, kur në ë minutën e 86-të barazoi rezultatin. Xhemajli pati paraqitje të mirë, por me gjithë përpjekje që të shënojnë fitore, për çka edhe e kishte synim para ndeshjes, nuk e arritën një gjë të tillë, për faktin e Napoli u dëshmua skuadër sa e papërshtatshme aq edhe e fortë. Parma zë vendin e pestë në tabelë me 24 pikë.

Shengyli i kënaqur me të rinjtë, jo edhe më të vjetrit

Kampioni në fuqi, Prishtina ka lënë përshtypje të mirë në turneun mbarëkombëtar të futbollit “Kupa e Pavarësisë”, e mbajtur në Vlorë të Shqipërisë. Skuadra e Prishtinës zhvillojë dy ndeshje, me Shkëndijën e Tetovës dhe Flamurtarin e Vlorës, të cilat përfunduan me rezultat 0:0. Kryetrajneri i Prishtinës, Skënder Shengyli, tha se sikur t’i konkretizonin rastet në ndeshjen me Flamurtarin Prishtina do të fitonte turneun. “Më të vërtetë ka qenë një mikpritje e shkëlqyeshme nga organizatorët e turnet dhe pikërisht nga skuadra e njohur, Flamurtari. Ishte hera e parë që kemi marrë pjesë në një turne të rëndësishëm dhe që kemi dëshmuar lojën tonë ndaj rivalëve që kemi pasur përballë. Kemi zhvilluar dy ndeshje, të cilat u zhvilluan me nga 45 minuta. Të dyja ndeshjet (me Shkëndijën e Flamurtarin) përfunduan pa gola. Duhet veçuar ndeshjen me Flamurtarin, në të cilën patëm tri raste të mira shënimi, por të cilat nuk i finalizuan sulmuesit tanë. Sikur të ishin realizuar këto raste Prishtina sigurisht se do të dalte fituese e turneut. Flamurtari pati fat më shumë dhe nëpërmjet penalltive doli fitimtar. Edhe kësaj here u pa se futbollistët e Prishtinës nuk ishin të përgatitur sa duhet psikikisht në kryerjen e penalltive dhe kështu që humbëm ndeshjen. Mirëpo, nuk mund të them asgjë sa i përket dallimi në cilësi në mes skuadrave sepse kemi pasur në përbërje shumë futbollistë të rinj, prandaj është vështirë të jepet një vlerësim i tillë. Më rëndësi është se djelmoshat dëshmuan lojë të mirë dhe turneu ka qenë mjaft interesant”, tha Shengyli. Prishtina nuk ka luajtur më përbërjen e parë, por ka shfrytëzuar rastin që t’i testoi formën e disa futbollistëve të rinj dhe të talentuar. Shengyli ka qenë i kënaqur me formën e futbollistëve të rinj, por ata më përvojë sadopak e kanë zhgënjyer me lojën që demonstruan në fushë. “Në këtë turne iu kemi dhënë rastin disa futbollistëve të rinj, të cilët me kanë befasuar për të mirë me lojë. Futbollisti Viktor Kuka është shpallur më i mirë i turneut. Po ashtu me paraqitje të mirë me kanë befasuar futbollistët Agon Ramadani e Ardian Haxha. Këta futbollistë dëshmuan angazhim të pashoq në fushë së bashku me disa futbollistë të tjerë të rinj. Nuk jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të përbërjes bazë që kanë luajtur në kampionat, të cilët fatkeqësisht përsëriten të njëjtat gabime’, ka thënë Shengyli. Kampioni i Republikës së Kosovës pret që këto gabime që po shfaqën vazhdimisht te futbollistët më përvojë të evitohen sa më parë dhe të mos përsëriten më sikurse ka ndodhur në stinorin vjeshtor dhe gjatë turneut të zhvilluar në Vlorë. Në përgjithësi Shengyli ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe ka qenë edhe test i mirë t’ sprovojë futbollistët në veçanti djelmoshat rinj.

Rikthimi i Kuqit

Pas lëndimeve të njëpasnjëshme që e lanë jashtë fushës në fillim të sezonit në Bundesliga 2 gjermane, Njazi Kuqi ka filluar të rikthehet në formë. Madje, vëllai më i ri i Shefki Kuqit ia ka dalë të shënojë gol për Tus Koblenzin të premten, edhe pse skuadra e tij u mposht me rezultat 2:1 nga Karlsruhe.

26-vjeçari e shënoi golin e vetëm të Koblenz në minutën e 74-t të ndeshjes, para se më parë të shënonin vendësit dy gola me Stindl (48’) e Fink (62’). Goli i Koblenzit rrodhi si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të vëllezërve Kuqi, me Njaziun, që e finalizoi aksionin në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Objektiv imi ishte që të lirohesha, pas lëndimit që më la jashtë për një kohë të gjatë. Nuk ishte e lehtë për mua, ky ishte 90-minutëshi i parë i sezonit për mua. Unë e shënova golin për veten, por mbi të gjitha për tifozët e Koblenzit. Një sulmues jeton për gol dhe unë do t’i kënaq tifozët me gola”, theksoi Kuqi për ueb faqen zyrtare të klubit.

Sulmuesi shtatgjatë shpreson që të mos i përsëritet më lëndimi në nyje të këmbës, ndërsa premton se do të vazhdojë të kontribuojë për ekipin. “Nëse nuk më përsëriten lëndimet, do të vazhdoj kështu. Dëshiroj ta gjej sërish golin qysh në ndeshjen e ardhshme, kundër St.Paulit”, vazhdoi ai.

Kuqi e ka analizuar edhe humbjen nga Karlsruhe, në të cilën konsideron se Koblenz e meritoi një barazim. “Ishim të pafat që humbëm. Pas dy golave të pësuar, u munduam të ktheheshim në lojë. I kishim mundësitë tona përmes kundërsulmeve, mirëpo duhet të mundohemi të luajmë më mirë”, tha sulmuesi kosovar, i cili gjithashtu e fajësoi gjyqtarin, për disa vendime në dëm të ekipit të tij.

Koblenz aktualisht gjendet në pozitën e tretë nga fundi i tabelës, me 12 pikë të tubuara. Mirëpo, Kuqi e ka gjetur mënyrën se si duhet të dilet nga kjo situatë.

“Duhet të përqendrohemi në lojë ofanzive, kjo na duhet në këtë moment. Edhe reparti i mesfushës është mjaft i rëndësishëm që të jetë në nivel. Neve na duhet një mbështetje e përgjithshme”, tha në fund futbollisti me nënshtetësi finlandeze, Njazi Kuqi.

Edhe në ndeshjen e fundjavës që vjen kundër St.Paulit, Koblenz do të llogaritë te vëllezërit Kuqi. Shefkiu deri tash ka shënuar plot 7 gola, që i bie më shumë se gjysma e golave sa ka shënuar i gjithë Koblenzi.

Bufoni del në mbrojtje të brazilianëve

Pret dhe hidhet edhe jashtë fushës. Bufon është numri një në hedhjen poshtë të kritikave, që i janë drejtuar brazilianëve të Juves pas ndeshjes me Bordonë. “Diego, Felipe Melo dhe Amauri janë profesionistë seriozë. Fakti se janë sulmuar ata të tre ka plagosur gjithë ekipin, sepse fitojmë dhe humbim si skuadër. Kritikat duhet të na ndërgjegjësojnë të gjithëve, - ka thënë Bufon, - sepse ky grup duhet të përmirësohet akoma më shumë për të dalë nga ky moment vështirësie, duke bërë disa paraqitje të mira. Kur kalon tek Juventusi pritshmëritë janë shumë të mëdha. Në momentin kur vijnë gabimet e para është e pashmangshme që në shënjestër të kritikave të përfundojnë lojtarët e rinj. Diego, Amauri dhe Melo janë tre lojtarë të mëdhenj dhe Juventusi ka arritur t’ia heqë nga dora klubeve më të mëdha të Europës. Këta do të na ndihmojnë për të fituar diçka të rëndësishme”. Portieri i është përgjigjur edhe deklaratave të kapitenit të interit, Havier Zaneti, (”në rast se do të ketë kore raciste ndaj Balotelit do t’i kërkoj arbitrit të ndërpresë ndeshjen”). “Tifozët e Juventusit nuk do të bien në këtë kurth. Koret raciste sigurisht nuk i bëjnë mirë klubit. Eshtë e drejtë që këto veprime të dënohen, por nuk duhet zmadhuar çështja duke i transformuar koret tallëse në kore raciste”, ka thënë ai.

Ferrara mbyll çështjen “Diego”: U sqaruam!

Trajneri bardhezi i ka kërkuar skuadrës të harrojë humbjen e së mërkurës së kaluar në Champions me Bordonë

Në prag të ndeshjes me Kaljarin, Ferrara i ka kërkuar skuadrës së tij të reagojë pas takimit me Bordonë: “Nuk do të ndikohemi nga ajo humbje dhe më pas, në proçesin e rritjes së ekipit, janë të pranueshme edhe disa ndalesa, - ka thënë tekniku bardhezi. - Kualifikimi në Champions është në dorën tonë dhe në kampionat nuk më duket se po paraqitemi keq. Nuk jemi aq keq sa duket. Diego? Ka ardhur tek unë për të sqaruar mendimin e tij. Kam folur me të dhe jam i qetë”. Gjithashtu, Ferrara ka refuzuar kritikat: “Ndodhem në drejtim të Juventusit prej 20 ndeshjesh. Në kampionat po paraqitemi keq? Nuk besoj, - ka vazhduar trajneri, - sepse Championsi është një kompeticion i fortë dhe më duket se Juventusi ndodhet në të njëjtin pozicion si shumë ekipe të tjerë. Mund të kishim bërë diçka më shumë në Bordo, përsa i përket rezultatit dhe lojës, por përsa i takon pjesës tjetër nuk besoj se kemi qenë katastrofë”. Trajneri i Juventusit, më pas, ka mbështetur deklaratat e Bufonit, që ka mbrojtur grupin dhe në veçanti treshen braziliane Amauri, Diego dhe Melo. “Fjalët e Xhixhit më kanë pëlqyer shumë. Mendoj se momenti që po kalojmë dhe humbja nuk mund t’u ngarkohet tre lojtarëve. Tani duhet të përqendrohemi tek Kaljari. Ata janë një skuadër shumë e shpejtë dhe e mirëorganizuar. Kanë lojtarë që në kundërsulm mund të të ndëshkojnë në çdo moment. Kanë cilësi dhe këtë e kanë treguar edhe kundër Milanit fundjavën e kaluar”. Në fund, ka ardhur një koment për koret e tifozëve të Juventusit kundër sulmuesit të Interit, Mario Baloteli: “Juventusi ka bërë gjithçka ishte e mundur për t’i ndaluar këto kore dhe këtë e ka konfirmuar edhe vendimi i marrë nga gjykatësi sportiv, - ka përfunduar Ferrara. - Jam kundër të gjitha formave të racizmit, të diskriminimit dhe ofendimit, ndaj kujtdo”.

Iniesta : Ronaldo më përuli

Andres Iniesta nuk ishte aspak i lumtur që Cristiano Ronaldo i kishte thënë të ndaloj së simuluari gjatë derbit në Camp Nou të dielën për shkak të paaftësisë së vet portugezit për të qëndruar në këmbë.
Mesfushori blaugran kishte rënë dy herë gjatë pjesës së parë, herën e parë ishte jobindëse, ndërsa herën e dytë u pa çartë që kishte fjalë mes tij dhe C.Ronaldos.
Iniesta ishte tepër i nervozuar që një lojtar si ai me atë reputacion u nënqmua para arbitrit Mallenco, duke qenë hera e parë që dikush i thotë të mos simuloj.
“ Jam ndjerë i përulur që Cristiano Ronaldo më tha të mos simuloj pasi që ai nuk është njeriu adekuat për ti thënë dikujt për të mos simuluar.”
“ Ai nuk duhet ti thotë të tjerëve se a duhet të simulojnë apo jo.” Deklaroi ‘San Andres Iniesta’

Diego humb shpresat për Scudetto

Asi i Juventus, Diego këmbëngul se klubi duhet të racionalizohet në të tërësi dhe të marrë serinë e fitoreve nëse dëshirojnë të bëjnë konkurrencë rivalëve si Interi dhe Milano.

Lojtarët e Ciro Ferraras tani ishin viktimë e Cagliarit të dielën,ndeshje e cila përfundoi me rezultat 2-0. Supozohej se Zonja e Vjetër duhej të rikthehej pas humbjes kundër Bordeaux.Sidoqoftë tani ata janë 8 pikë prapa Interit dhe i janë dëmtuar shpresat për titull.

“Luajtëm keq,nuk ishim të aftë të shfaqnim lojën tonë dhe humbëm tre pikë të cilët na duheshin shumë”,deklaroi Diego për webin e tij zyrtar.

“Nuk duhet të humbasim më shumë dhe shpresojmë në ndonjë gabim të Interit”.

“Inter udhëton në Torino këtë javë dhe braziliani ka treguar rëndësinë e kësaj ndeshjeje”.

“Ndeshja jonë e ardhshme është kundër Interit dhe duhet të punojmë shumë e t’i korrigjojmë gabimet tona në mënyrë që të luajmë krejtësisht ndryshe në fushë”.

“Rezultati kundër Cagliarit na ka vështirësuar shpresat për titullin e Scudettos.Kundër Interit duhet të fillojmë një fazë të re”.

Gjithçka gati për shortin e kampionatit botëror 2010

E gjithë vëmendja futbollistike do të jetë në Cape Town International Convention Centre këtë të premte , më 4 Dhjetor, kur 32 ekipet që u kualifikuan në kampionatin botëror Afrika Jugore 2010 do të mësojnë se cilët do jenë kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve.
Një sallë gjigande është gati për tu shikuar nga më se 200 vende të botës, në miliona shtëpi.
Kjo sallë gjigande morri hiq më pak se 3600 orë për tu punuar, dhe me një sipërfaqe prej më se 900 m², e cila tanimë është gati për këtë ngjarje.
Pjesmarrjen në këtë event e kanë konfirmuar 27 nga 32 trajnerët e kombëtareve pjesmarëse siç janë : Carlos Dunga, Carlos Queiroz, Fabio Capello, Marcello Lippi, Vicente Del Bosque, Shuaibu Amodu dhe natyrisht selektori i kombëtares së afrikës jugore Carlos Alberto Pereira.

Galliani : Huntelaar nuk është në shitje

Zv. Presidenti i Milanit Adriano Galliani i ka thënë reporterëve pas ndeshjes Catania – Milan se Klaas Jan Huntelaar nuk është në shitje.
Holandezi Huntelaar shënoi një dy golësh në kohën shtesë të takimit duke çuar rosonerët në vendin e dytë të Serie A.
“ Jam i lumtur që Huntelaar ishte i aftë të shënoj dy gola. Sidomos goli i dytë tregon kualitetet e tij.”
“ Por sonte, patëm dhe paksa fat.”
“ Së paku njerëzit nuk do të thonë se kam shpenzuar palidhje 15 milion euro.”

Messi : Ende rrugë e gjatë

Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi e përshkruajti fitoren ndaj Real Madridit në El Classico si të bukur, por tha se ende është një rrugë e gjatë deri te titulli.
“ Ne kemi arritur një fitore që është pak a shumë e merituar. Nuk është kurrë lehtë ta mposhtësh një ekip si Reali, veçanërisht kur luajtëm me dhjetë lojtarë. Kur Busquets doli ne luajtëm më mirë.”
“ Ishte ditë e bukur por më të rëndësishme janë tri pikët. Më pak e rëndësishme është fitorja. Për mua çdo gjë shkoi mirë. Unë nuk jam ndjerë keq dhe nuk pata probleme.”
“ Liga është shumë e gjatë dhe ende nuk përfundoi pjesa e parë e kampionatit. Të jemi lider në këtë pikë të sezonit nuk do të thotë shumë. Duhet të punojmë, duke ditur se fitoret janë të rëndësishme por duke mos haruar se Liga është e gjatë.” Deklaroi pas ndeshjes Messi.

Wenger : Goditje e rëndë në garë për titull

Menagjeri i Arsenalit Arsene Wenger ka pranuar se ekipi i tij ka marrë një goditje të rëndë në garën mër titull, pas humbjes 3-0 nga Chelsea në Emirates.
“ Po, ne jemi 11 pikë prapa Chelseat,”
“ Për momentin gara jonë për titull ka marrë një goditje të rëndë.”
“ Para se të flasim për titullin, ne duhet të fitojmë ndeshjet dhe ju mund të shihni se ne më shumë jemi dëmtuar në Sunderland, mendoj moralisht.”
“ Unë besoj se për momentin ata janë në një pozitë shumë të miër, por Chelsea me ekipin që ka, mund të humbas pikë.”
“ Jam i bindur për këtë. E kam një përshtypje të tillë.” Deklaroi Wenger.

Alves : Ronaldo ishte afër të shënonte 10-20 gola

Mbrojtësi i Barcelonës Dani Alves tha pas fitores së skuadrës së tij ndaj Real Madridit në El Classico se ishte një fitore e madhe dhe gjithashtu bëri shaka me Ronaldon.
“ Është një fitore e madhe duke marrë kryesimin përsëri. Reali nuk i shfrytëzoi rastet kurse ne po. Në këto ndeshje nuk na intereson si fitojmë përderisa fitojmë.”
“ Cristiano Ronaldo ? Pas gjith asaj kohe jashtë fushës, ishte e natyrshme që të mos ishte në ritmin e lojës. Ai pati rastin më të mirë në pjesën e parë por dështoi. Ai ishte shumë pranë që ti shënonte 10 ose 20 gola.”
“ Ibrahimovic dhe Messi janë dy lojtarë të rëndësishëm për ne dhe ata do të jenë shumë shpejt 100% të gatshëm.” Deklaroi pas ndeshjes për AS, Daniel Alves.

City do të ofroj 50 milion £ për Torres

Manchester City planifikon një transferim fantastik në Janar, duke e ndjekur që tani super sulmuesin e Liverpoolit Fernando Torres.
Siç raporton The Daily Mail City planifikon që me paratë që i ka ta dobësojë Liverpoolin, pasi që do të lansoj një ofertë të parefuzueshme prej 50 milion funtash për spanjollin.
Sidoqoftë, Torres do të dëshironte Champions League sezonin e ardhshëm, dhe një dëshirë që nuk do të mund të ja plotësoj këtë sezonë City.
Tani, Mark Hughes është nën presion të lartë pasi që zyrtarët e Cityt dëshirojnë asgjë më pak se vendin e katërt.
Nëse këtë nuk e arrin Hughes, atëherë menjëherë do të zëvëndësohet nga Guus Hiddink.

Laporta: Reali kundërshtari më i mirë këtë sezon

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka lëshuar lëvdata në drejtim të Real Madridit, pas fitores së mbrëmshme minimale prej 1-0.
Reali krijoi një varg shansesh për të shënuar dhe Laporta ka lavdëruar kualitetet e kundërshtarit të tij pas fundit të takimit.
“Është një kënaqësi e veçantë për Barcelonën, në 110 vjetorin e klubit. Ishte një ecje nëpër historinë e Barcelonës, kundër një kundërshtari i cili na ka munduar shumë në këtë fitore”.
“Ishte një Madrid i shkëlqyeshëm, që ka marrë përgjegjësinë dhe ka luajtur një stil sulmues me futbollistët më të mirë. Më pëlqeu Real Madridit dhe mendoj se ata janë kundërshtari më i mirë që na kanë vizituar në Nou Camp”, ka thënë Laporta.

Katër lojtarë të Barcelonës në luftë për Topin e Artë

Katër lojtarë të kampionit të Evropës, Barcelonës, janë në mesin e dhjetë lojtarëve që do të luftojnë për çmimin prestigjioz Ballon d’Or (Topi i Artë).
Lionel Messi është kandidati kryesor për të fituar çmimin që ndahet nga revista franceze France Football. Argjentinasit i janë bashkuar edhe tre bashkëlojtarë në listën e ngushtë të kandidatëve, të cilët janë Xavi, Andres Iniesta dhe Zlatan Ibrahimovic, i cili iu bashkua ekipit spanjoll gjatë verës nga Interi.
Samuel Eto’o, i cili shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United në sezonin e kaluar, dhe i cili verën e kaluar kaloi te Interi si pjesë e shkëmbimit me Ibrahimovic, po ashtu është pjesë e 10 lojtarëve që do të luftojnë për këtë trofe.
Nga Liga Premier janë tre lojtarë: sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, dhe sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba.
Në lojtarët e mbetur janë dy përforcimet e verës të Real Madridit, fituesi aktual Cristiano Ronaldo dhe mesfushori brazilian Kaka.
Nga gara tashmë janë përjashtuar sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, që përfundoi i 11-ti në votimet e fundit, mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, i 12-ti, Ryan Giggs, i 14-ti dhe Thierry Henry i 15-ti.

Wenger: Humbja është një goditje e madhe

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, pranon se humbja e djeshme ndaj Chelseat është një goditje e madhe për shpresat e topçinjve për të fituar titullin.
Ekipi i Wenger tash mbetet në pozitën e katërt me 11 pikë prapa liderëve të tabelës.
“Po, ne jemi 11 pikë prapa Chelseat. Për momentin shanset tona për titull kanë pësuar goditje. Më herët flisnim për ‘titullin’, tash duhet të fitojmë ndeshje dhe mund të shihni se dëmi që pësuam në Sunderland ishte më i madh, në aspektin e vetëbesimit, se sa duhej të ishte”, ka thënë Wenger.
“Për momentin besoj se ata (Chelsea) janë në një pozitë shumë të fuqishme, por ky ekip, për mua, mund ende të humbasë pikë. Jam i bindur në këtë. Kjo është përshtypja të cilën e kam”, ka thënë Wenger.

Terry: Do të bëhemi kampionë

Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se ata janë në formë për të fituar Ligën Premier.
Pas triumfit ndaj Arsenalit, Terry nuk dyshon se blutë i kanë të gjitha shanset për të rikthyer trofeun e kampionatit anglez.
“Kjo tregoi se mund të jemi kampionë sërish. Ne luajmë mirë. Kishim një periudhë të vështirë në 25 minutat e para. Por ne e gëlltitëm, ecëm përpara, mesfushorët dhe sulmuesit ishin të shkëlqyeshëm”, ka thënë Terry.

29 nëntor 2009

Rezultatet dhe Tabelat ne 5 Ligat me te forta te Europes

Italy - Serie A

Udinese 2 - 0 Livorno
Genoa 3 - 0 Sampdoria
Atalanta 1 - 2 AS Roma
Bari 2 - 1 Siena
Cagliari 2 - 0 Juventus
Chievo 1 - 0 Palermo
Inter 1 - 0 Fiorentina
Lazio 0 - 0 Bologna
Parma 1 - 1 Napoli
Catania 0 - 2 AC Milan

TABELA

1 Inter 14 11 2 1 33 - 11 35
2 AC Milan 14 8 4 2 20 - 15 28
3 Juventus 14 8 3 3 26 - 15 27
4 Sampdoria 14 7 3 4 20 - 19 24
5 Parma 14 7 3 4 18 - 17 24
6 Genoa 14 7 2 5 26 - 24 23
7 Cagliari 14 7 1 6 21 - 16 22
8 Roma 14 6 3 5 24 - 22 21
9 Bari 14 5 6 3 14 - 11 21
10 Fiorentina 14 6 3 5 15 - 13 21
11 Napoli 14 5 5 4 18 - 19 20
12 Udinese 14 5 3 6 17 - 17 18
13 Chievo 14 5 3 6 16 - 16 18
14 Palermo 14 4 5 5 17 - 19 17
15 Lazio 14 2 7 5 9 - 14 13
16 Bologna 14 3 4 7 14 - 21 13
17 Livorno 14 3 3 8 6 - 16 12
18 Atalanta 14 3 3 8 14 - 22 12
19 Catania 14 1 6 7 12 - 21 9
20 Siena 14 1 3 10 12 - 24 6

Spain - Primera Division

Sporting Gijon 1 - 0 Villarreal
Valencia 1 - 1 Mallorca
Sevilla 2 - 2 Malaga
Almeria 1 - 4 Athletic Bilbao
Getafe 5 - 1 Xerez
Racing Santander 0 - 1 Deportivo La Coruna
Valladolid 3 - 3 Tenerife
Zaragoza 0 - 1 Osasuna
Barcelona 1 - 0 Real Madrid
Atletico Madrid 4 - 0 Espanyol

TABELA

1 Barcelona 12 9 3 0 30 - 8 30
2 Real Madrid 12 9 1 2 27 - 9 28
3 Sevilla 12 8 2 2 23 - 10 26
4 Valencia 12 7 4 1 23 - 12 25
5 Deportivo La Coruna 12 8 1 3 17 - 12 25
6 Mallorca 12 6 3 3 22 - 15 21
7 Gijon 12 5 5 2 13 - 10 20
8 Athletic Bilbao 12 6 2 4 16 - 15 20
9 Getafe 12 6 0 6 19 - 17 18
10 Osasuna 12 4 3 5 13 - 15 15
11 Espanyol 12 3 4 5 8 - 16 13
12 Zaragoza 12 3 3 6 15 - 23 12
13 Villarreal 12 3 3 6 17 - 16 12
14 Almeria 12 3 3 6 12 - 19 12
15 Valladolid 12 2 5 5 18 - 23 11
16 Tenerife 12 3 2 7 11 - 24 11
17 Atletico Madrid 12 2 4 6 17 - 24 10
18 Racing Santander 12 1 4 7 10 - 21 7
19 Malaga 12 1 4 7 13 - 18 7
20 Xerez 12 1 4 7 4 - 21 7

England - Premier League

Blackburn R. 0 - 0 Stoke C.
Fulham 1 - 1 Bolton W.
Manchester C. 1 - 1 Hull C.
Portsmouth 1 - 4 Manchester U.
West Ham U. 5 - 3 Burnley
Wigan Athletic 1 - 0 Sunderland
Aston Villa 1 - 1 Tottenham H.
Wolverhampton W. 0 - 1 Birmingham C.
Everton 0 - 2 Liverpool
Arsenal 0 - 3 Chelsea

TABELA

1 Chelsea 14 12 0 2 36 - 8 36
2 Manchester United 14 10 1 3 30 - 13 31
3 Tottenham 14 8 2 4 33 - 19 26
4 Arsenal 13 8 1 4 36 - 18 25
5 Liverpool 14 7 2 5 31 - 20 23
6 Aston Villa 14 6 5 3 22 - 14 23
7 Manchester City 13 5 7 1 24 - 17 22
8 Sunderland 14 6 2 6 21 - 20 20
9 Stoke 14 5 5 4 13 - 15 20
10 Fulham 14 5 4 5 18 - 16 19
11 Birmingham 14 5 3 6 12 - 14 18
12 Burnley 14 5 2 7 19 - 31 17
13 Blackburn 14 5 2 7 16 - 28 17
14 Wigan 14 5 2 7 15 - 31 17
15 Hull 15 4 4 7 17 - 31 16
16 Everton 14 4 3 7 17 - 25 15
17 West Ham 14 3 5 6 24 - 26 14
18 Bolton 13 3 3 7 16 - 27 12
19 Wolverhampton 14 2 4 8 12 - 27 10
20 Portsmouth 14 2 1 11 11 - 23 7

Germany - Bundesliga I.

Bochum 0 - 0 1. FC Cologne
Hertha BSC 1 - 3 Eintracht Frankfurt
Hoffenheim 1 - 2 Borussia Dortmund
Mainz 1 - 1 Hamburger SV
Nurnberg 0 - 1 Freiburg
Werder Bremen 2 - 2 Wolfsburg
Monchengladbach 1 - 0 Schalke
Bayer Leverkusen 4 - 0 Stuttgart
Hannover 0 - 3 Bayern Munich

TABELA

1 Bayer Leverkusen 14 8 6 0 30 - 9 30
2 Werder Bremen 14 7 6 1 31 - 12 27
3 Schalke 04 14 7 4 3 21 - 13 25
4 Bayern Munchen 14 6 6 2 22 - 11 24
5 Hamburger SV 14 6 6 2 28 - 18 24
6 Hoffenheim 14 7 2 5 25 - 13 23
7 Mainz 05 14 6 5 3 20 - 18 23
8 Wolfsburg 14 6 4 4 27 - 25 22
9 Borussia Dortmund 14 5 6 3 15 - 16 21
10 Eintracht Frankfurt 14 5 4 5 17 - 21 19
11 Borussia Monchengladbach 14 5 3 6 16 - 21 18
12 Hannover 96 14 4 4 6 16 - 19 16
13 Freiburg 14 5 1 8 17 - 30 16
14 FC Koln 14 3 4 7 7 - 15 13
15 Nurnberg 14 3 3 8 12 - 21 12
16 Bochum 14 3 3 8 13 - 25 12
17 VfB Stuttgart 14 2 5 7 11 - 20 11
18 Hertha Berlin 14 1 2 11 9 - 30 5

France - Ligue 1

Lille 4 - 0 Valenciennes
Lorient 2 - 2 Grenoble
Monaco ? - ? Montpellier - NUK ESHTE ZHVILLU
Paris S.G. 1 - 0 Auxerre
Sochaux 1 - 0 Nice
Toulouse 1 - 0 Boulogne
Lens 1 - 0 Marseille
Le Mans 1 - 1 Saint-Etienne
Nancy 0 - 3 Bordeaux
Lyon 1 - 1 Rennes

TABELA

1 Bordeaux 14 9 1 4 23 - 10 28
2 Lyon 14 7 5 2 24 - 18 26
3 Auxerre 14 8 2 4 15 - 11 26
4 Lorient 14 7 4 3 24 - 13 25
5 Montpellier 13 7 3 3 21 - 16 24
6 Valenciennes 14 7 2 5 24 - 20 23
7 Marseille 13 6 4 3 23 - 16 22
8 Monaco 13 7 1 5 16 - 13 22
9 Toulouse 14 6 3 5 15 - 11 21
10 Rennes 14 5 5 4 20 - 14 20
11 Nice 14 6 2 6 16 - 22 20
12 Paris Saint Germain 13 5 4 4 18 - 13 19
13 Lille 14 5 4 5 18 - 16 19
14 Sochaux 13 6 0 7 14 - 19 18
15 Lens 14 5 3 6 14 - 21 18
16 Nancy 14 5 2 7 18 - 22 17
17 Saint Etienne 14 4 2 8 11 - 18 14
18 Le Mans 14 2 3 9 12 - 21 9
19 Boulogne 13 2 3 8 9 - 23 9
20 Grenoble 14 0 3 11 8 - 26 3

Zyrtare : Mario Baretta trajner i ri i Torinos

Ish menaxheri i Sienas Mario Baretta tani është trajner i ri i Torinos.
Pas humbjes 2-1 kundër Crotone në Serie B, Torino ka angazhuar ish menaxherin e Sienas Mario Baretta si trajner të tyre të ri.
Klubi ka lëshuar një deklarat zyrtare në faqen e internetit të tyre.
Deklarata thoshte se Torino dëshiron ta falënderojë Stefano Colantuonon për punën e mirë të kryer gjatë muajve të fundit.
“Trajneri i ri do të jetë Mario Baretta, i cili do t’i paraqitet mediave nesër në ora 12:00.
“Seanca e parë e trajnimit të ekipit me Baretta do të zhvillohet në ora 15:00, me dyer të hapura për publikun, ” përfundoi deklarata.

Huntelaar : Milan e dëshironte fitoren

Sulmuesi i Milan Klaas Jan Huntelaar i dhuroi fitoren Rosonerëve duke shënuar dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.
Holandezi shënoi dy gola kundër Catania në minutat shtesë duke i mundësuar kështu Rosonerëve të ngjiten në pozitën e dytë, me një pikë më shumë se Juventus ndërsa me shtatë më pak se lideri aktual Inter.
“Ne kemi kërkuar fitoren, dhe ishim në gjendje ta realizojmë synimin tonë, ” tha Huntelaar për Corriere delo Sport pas ndeshjes.
“Unë kam punuar shumë gjatë javës së fundit, dhe shpresoj që kam kryer një punë shumë të mirë. ”
“Reagimi i ekipit ishte pozitiv. ” përfundoi Holandezi.

Valdano i kënaqur me paraqitjen e Real Madrid në El Classico

Jorge Valdano ishte i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit kundër Barcelonës në Camp Nou.
Drejtori i përgjithshem i Real Madrid Jorge Valdano tha se klubi i tij duhej të kishte pak më shumë fat në Camp Nou.
Zlatan Ibrahimovic hyri në fushë si zëvendësues por golin e vetëm të ndeshjes që e kishte shijen e fitores e shënoi pikërisht ai, duke i shkaktuar kështu humbjen e dytë Realit këtë sezon.
“Ne kemi zhvilluar lojë më të mirë se Barcelona, dhe kishim mjaft raste për shënim, ” tha Valdano për AS.
“Ekipi ka treguar pjekuri të madhe në fushë. Ne jemi shumë të kënaqur me punën e lojtarëve. Ata kanë treguar një shfaqje jashtëzakonisht të mirë. ”
Me këtë fitore Barcelona rimer kreun në tabelën e klasifikimeve me dy pikë më shumë se Real Madrid që aktualisht eshte në vendin e dytë.

Iker Casillas : Merituam barazimin

Portieri i Real Madridit Iker Casillas deklaroi pas takimit se Real Madridi meritoi barazimin në El Classico pas humbjes 1-0 në Camp Nou.
“ Patëm shumë raste, sidomos në pjesën e parë kur Ronaldo nuk e gjeti cakun. Rezultati është i padrejtë. E merituam barazimin.”
“ Ata, në anën tjetër, shënuan në rastet e tyre, me një përfundim kualitativ të Ibrahimovicit.”
“ Çfarë më brengos është të fitojmë takimet, dhe tani ka njerëz që na shikojnë më ndryshe.” Deklaroi Casillas pas ndeshjes për Canal +.

Ibrahimovic lavdëron Alveshin

Sulmuesi i Barcelonës Zlatan Ibrahimovic ishte plot lavdata për shokun e tij të skuadrës pas përgatitjes së golit në fitoren e blaugranëve kundër galaktikëve në Camp Nou.
Ibra erdhi në lojë në pjesën e dytë, kur Daniel Alvesh assistoi me një passim milimetrik te ai, e Ibra dërgoi topin bukur në rrjetë.
“ Goli i shkon Dani Alveshit i cili ma dha një krosim fantastik.”
“ Jam shumë i lumtur. Kam patur dhjetë ditë pa luajtur dhe këmba ishte mirë sot.” Deklaroi pas ndeshjes Ibra.

Pellegrini : Merituam një barazim

Real Madrid pësoi humbje sonte mbrëma në El Classicon e 159 me rezultat 1-0 përkundër paraqitjes së mirë në Camp Nou.
“ Barcelona është gjithnjë e komplikuar kur luan në shtëpi pasi që mban posedimin.”
“ Mendoj se do kishim mundur të bëjmë diferencën në 90 minutat. Kemi patur shumë raste. Ne nuk jemi të lumtur nëse nuk kemi marrë rezultatin e synuar, por i sulmuam mjaft, ne treguam nivelin tonë, dhe i bëmë mjaft presion. Vetëm që nuk patëm më shumë posedim.”
“ Ibra i shfrytëzoi rastet. Ishte e rëndësishme për ata që ai shënoi pas hyrjes, por, edhe nëse do luante apo nuk luante ai, ne është dashur të luanim më mirë. Ai nuk e ndryshoi lojën e Barcës. Ata kurrë nuk patën kontroll total mbi lojën, edhe pse kishin më shumë posedim.”
“ Një barazim do të ishte ferr. Ne ishim superior. Ata nuk patën dhe aq shumë goditje.”
“ Në anën tjetër, ne patëm disa raste ideale, nga Cristiano Ronaldo dhe Marcelo nga afërsia, dhe nga kundërsulmi, ne patëm kohë dhe hapësirë por nuk shënuam. Ata shënuan të parët, por më pas nuk patën dhe aq shumë raste, përkundër rastit të Messis në fund.”
“ Ronaldo ishte i gatshëm të luaj vetëm aq sa luajti. Çdo gjë mbi atë limit do të ishte papërgjegjshmëri e jona. Ai luajti mirë, aq sa ka mundur.”
“ Ne u përmirësuam mjaft sonte, por na nevojitej durimi. Ne është dashur ta merrnim lojën në dorë kur ishte 10-11 në lojtarë.” Deklaroi pas ndeshjes Manuell Pellegrini.

Guardiola : Fitore e zakonshme

Pep Guardiola ishte i lumtur me fitoren ndaj Real Madridin në derbin e së dielës mbrëma por menjëherë koncentrohet për takimin tjetër të mesjavës.

“ Ne e fituam takimin dhe kjo është e tëra. Kemi një test tjetër të menjëhershëm.”

“ Ambicia jonë është që të bëhemi kampionë dhe për këtë dua fitoren të mërkurën.”

“ Ishim të fortë mentalisht. Treguam mjaft karakter për të fituar në shtëpi. Reali është ekip shumë i mirë, nuk ka dyshim për këtë.”

“ Ata patën rastet e tyre dhe na bënë jetën të vështirë por provuam të merrnim posedimin.”

“ Une kam pritur që Reali të jetë agresiv që në fillim. Ata janë duke u përshtatur dhe mendoj se luajtën mirë.”

“ Shpeshherë luan më mirë dhe fiton, shpeshherë nuk luan mirë por fiton. Me dhjetë njerëz ne bëmë presion dhe sulmuan, duke krijuar disa raste.” Deklaroi pas ndeshjes Guardiola.

Vlerësimi i lojtarëve: Barcelona 1-0 Real Madrid

Barcelona fitoi derbin më të madh në univers falë një goli të Ibrahimovicit, dhe GrandeJuve vlerëson lojtarët e këtij takimi.

Valdes – 7.5: Bëri dy intervenime fantastike dhe u duk i sigurtë përderisa e mbajti Realin larg portës dhe dërgoi Barcelonën drejt fitores.

Alves – 8: E përgatiti golin dhe tregoi shpejtësi dhe elasticitet si përpara ashtu dhe para.

Pique – 7: Ja morri Ronaldos një rast, por e tregoi se pse është numri një në mbrojtjen e Barcelonës.

Puyol – 8.5: Një shfaqje burërore nga kapiteni i cili bllokoi tre goditje në tri raste të ndryshme ideale të lojtarëve të Realit.

Abidal – 7: Mbrojtësi francez u duk mjaft i bindshëm edhe pse çaloi në disa situata.

Busquets – 4.5: Nuk kishte nevojë për tu përjashtuar kur palidhje e preku topin me dorë dhe kështu u dërgua shumë herët në zhveshtore.

Keita – 6.5: Nuk luajti rol të madh për shkak të taktikës së Realit duke mos rezikuar Casillasin. Humbi kontrollin pa kartonit të kuq.

Xavi – 7: Ai shtyu lojën përpara duke bërë pasime të mira përpara që përgatisnin raste por dhe tentoi të depërtone në zonë.

Messi – 7.5: Çartë ishte i izoluar nga lojtarët e Realit përderisa ai faulohej vazhdimisht, përkundër kësaj ai tregoi disa lëvizje dhe triqe të shkëlqyeshme.

Iniesta – 7.5: Ai krijoi raste dhe hapi mbrojtjen mysafire, por shpesh u detyrua të kthehet sepse nuk kishte hapsira.

Henry – 6: Ishte i paaftë që ti ndihmoj Barcelonës, dhe mirë bëri që ja lëshoi vendin Ibrahimovicit.

Zëvëndësuesit

Ibrahimovic – 8: Çfarë mund të kërkohej më shumë nga një zëvëndësues që erdhi në një moment kur mbrojtja e Realit ishte mirë e organizuar dhe në një moment ku loja ishte e tensionuar.

Toure – 6: U dërgua në lojë për ta mbajtur mbrojtjen pas përjashtimit të Busquets.

Real Madrid

Casillas – 7: Një intervenim fantastik e mbajti Realin në lojë, por ai e pranoi golin pasi që ishte më i papunë se Valdes.

Sergio Ramos – 7.5: Lëvizi mirë përpara dhe nuk lejoi që rastet të krijoheshin në anën e tij, paraqitje e mirë e tij.

Pepe – 7: Ishte i palodhshëm pasi që mbrojti golin e Casillasit nga një ekip që shkel në Camp Nou.

Albiol – 7: Të dytë, edhe ai edhe Pepe ishin solid duke spastruar çdo gjë, por u iki momenti kyç i golit.

Arbeloa – 7: Bëri disa ndërhyrje të palejueshme për të mos ja marrë ftyrën vetes.

Lassana Diarra – 5: Frustrimi duket se ja mori veten francezit pasi që pa nevojë u skuq në fund të takimit.

Alonso – 6.5: Kreativ dhe ndikues në mesfushë, spanjolli tregoi dhe fizikun e tij në disa duele.

Kaka – 6: Luajti shumë ngadalë dhe pas një starti të mirë ishte i padukshëm në periudha të gjata kohore.

Ronaldo – 7: Bëri disa pasime fantastike dhe magjike dhe pati dy raste ideale, njërën ja mbrojti Valdes, tjetra fluturoi në elektranat e KEK-ut.

Marcelo – 7: Mund të shënonte në fillim të takimi pasi tregoi shumanshmërinë duke i ndihmuar sulmit dhe Arbeloas në mbrojtje.

Higuain – 5: Nuk tregoi ndonjë ndikim në takim, u duk rallë dhe pritej më shumë nga ai.

Zëvëndësuesit

Benzema – 6: Pati një rast të mirë për ta barazuar rezultatin kur e dërgoi topin prej tre metrave në himalaje, por ishte më i mprehtë se Higuain.

Raul – 5.5: Bëri një goditje që u bllokua dhe nuk ndihmoi skuadrën për të nxjerrë diçka nga ky takim.

‘El Clasico’, fiton Barca

Dy gjigantët e futbollit botëror, Barcelona dhe Real Madridi, kanë dhuruar spektakël në përballjen e të dielës mbrëma në Camp Nou.

Superderbi botëror- ‘el Clasico’ është zhvilluar në kështjellën e Blaugranëve, të cilët ishin nikoqirë të Mbretërve, në takimin që përfundoi me fitore minimale të vendasve, prej 1-0.

Ishte ky takimi ndërmjet 22 lojtarëve më të shtrenjtë që janë përballur ndonjëherë në historinë e futbollit, ndërsa dallimi i tyre në tabelë ishte vetëm një pikë.

Edhe pse u njoftua që Zlatan Ibrahimovic do të luajë nga minuta e parë, ndërsa Lionel Messi e Cristiano Ronaldo do të qëndrojnë në stol, ndodhi e kundërta: Ibra qëndroi në bankën rezervë, ndërsa Messi dhe Ronaldo luajtën nga fillimi.

Përkundër bukurisë së lojës, intensitetit, dinamikës dhe rasteve, pjesa e parë përfundoi pa gola. Mirëpo nuk ndodhi ashtu në pjesën e dytë.

Pesë minuta pasi u inkuadrua në lojë, sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, krijoi avantazhin e vendasve (56’), pas një krosimi të Dani Alves.

Ritmin kësaj ndeshjeje ia ngadalësoi Sergio Busquets, i cili u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë (63’).

Megjithatë, përkundër epërsisë në numrin e lojtarëve, dhe përkundër se trajneri Manuel Pellegrini inkuadroi të gjithë sulmuesit në lojë, Los Blancos nuk arritën as ta barazojë rezultatin.

Në fund të ndeshjes gjakrat u nxehën edhe më shumë, ashtu që edhe Lassana Diarra u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas kësaj fitoreje Barcelona rimerr kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Real Madridi.