30 prill 2011
Matri i sigurtë: "Trajneri ardhshëm? Nuk flasim për këtë"
"Jam shumë i lumtur, sepse jam në skuadrën me më shumë tituj kampion në Itali". Alesandro Matri ka folur në treqindegjashtëdhjetë gradë për aventurën e tij të re me fanelën bardhezi, një aventurë që deri më tani mund të quhet më shumë se pozitive. "Di që jam larguar nga një skuadër e rëndësishme, por kam mbërritur në një super skuadër me objektiva të ndryshëm nga ato që ka Kaljari", është shprehur bomberi bardhezi, duke folur për "Deejay Football Club". "Dhe nuk është e vërtetë që do të kisha preferuar Milanin.
Pas tre vitesh e gjysëm në Sardenjë, nuk kisha preference: ka mbërritur Juventusi dhe nuk mund të mos e pranoja një mundësi kaq të madhe". Por, për fat të keq sezoni bardhezi nuk ka qenë në linjë me pritshmëritë e fillim sezonit, ku Juventusi shikohej si një skuadër që duhet të arrinte në zonën Champions: "Objektivat tanë janë larg, për fat të keq, barazimi i të dielës së shkuar kundër Katanias nuk e ka ndihmuar qartësisht klasifikimin tonë: duhet të vazhdojmë t'i japim një sens këtij kampionati, duke kërkuar të japim maksimumin të dielë pas të diele", ka vazhduar më tej Matri, që nuk ka dashur të zbulojë sinjifikimin e gëzimit të tij: "Nëse e them ka përfunduar…".
Sulmuesi bardhezi është ngacmuar edhe për një pikë shumë pikante, çështjen e trajnerit të ardhshëm. "Shoqëria është duke ndërtuar diçka të rëndësishme, është shprehur Matri. Madhështia e Juventusit perceptohet dhe krijohet nga e shkuara e saj që e njohim të gjithë, por edhe nga shoqëria dhe nga lojtarët e tjerë që luajnë këtu". Ndeshja kundër Lacios të dielën nuk do të jetë ndër ndeshjet e zakonshme: "Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse bardhekaltërit janë duke luftuar për një objektiv shumë të rëndësishëm". Çështja e trajnerit është pika më e nxehtë që diskutohet në Vinovo, por Matri kërkon të sqarojë diçka të rëndësishme: "Ne nuk flasim në brendësi të grupit dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte, sigurisht që nuk do ta thoja". /JUVENEWS.TK/