24 prill 2011

Juventusi, bankina e rezervuar për numra një!


Mançini, Spaleti, Maxarri dhe Vilas Boas. Katër trajnerë cilësorë për të zëvendësuar Del Nerin.

Një fakt është tashmë shumë i sigurtë: nëse Juventusi do të arrinte trenin Champions Ligë për sezonin e ardhshëm, e vështirë, shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, Luixhi Del Neri do të konfirmohet edhe për sezonin e ardhshëm. Por ndërkohë është jashtë çdo dyshimi që prej disa javësh, le të themi prej më shumë se një muaji, drejtuesit më të lartë bardhezi janë duke lëvizur për të identifikuar zëvendësuesin e mundshëm, të cilit do t'i besohet drejtimi i dhomave të zhveshjes që nuk janë të kategorisë më të lartë, por as të një kategorie të ulët.

Nuk është aspak e thjeshtë të gjendet një person që të arrijë të bashkojë emra mbiemra të vërtetë, lojtarë të vetë promovuar, por ndërkohë identikiti i fokusuar nga ata që vendos është i saktë dhe preciz: një trajner me shumë karizëm dhe me shumë eksperiencë, jo një pa eksperiencë dhe as më pak një trajner i ri në moshë. Rinisja e disatë nga zero pas eksperiencave me Deshamp, Ranierin, Ferrarën dhe Del Nerin duhet të orientohet te një numër një, me investim që kërkojnë një buxhet të madh. Kandidatët kryesorë për momentin janë tre: Spaleti, Mançini dhe Valter Maxarri, ky i fundit për disa arsye është emri më i lakuar dhe për të tjerët është disi më e vështirë.

Më pas në listë është edhe Villas Boas, më pas reziston edhe teza për një pritje një vjeçare deri sa të rikthehet Kapelo. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Katanian, për herë të parë Del Neri e ka orientuar diskutimin e tij mbi një të ardhme të mundshme larg nga Torino ("ajo që do të ndodhë në fund të sezonit nuk do të më ndryshojë jetën"), duke e kthyer vështrimin tek puna e mirë që ka kryer në Bergamo me Atalantën ku mund të jetë trajner sezonin e ardhshëm…. Në fund, nëse Juventusi tërhiqet është legjitime që ai edhe mund të qendrojë, gjithmonë nëse arrin të fitojë në vazhdimësi nga ky moment e deri në datën 22 maj që është edhe java e fundit e kampionatit: dhe pavarësisht këtyre pesë fitoreve radhazi, nëse arrihen mund edhe të mos mjaftojnë.

Është edhe fondamentale që skuadra e tij të luajë në këto ndeshje në një mënyrë të ndryshme nga ndeshja që ka zhvilluar në Firence, një prej shumë ndeshjeve, ku skuadra e tij ka treguar frikë, mediokritet ose kush e di se çfarë. Është provincializmi i rikthyer që vret ëndrrat e një skuadre të madhe, dëshira për të provuar sulmin dhe rrezikuar nuk i ka bërë kurrë keq asnjë njeriu. Kjo është një filozofi që e kanë gjithmonë numrat një….
/JUVENEWS.TK/