21 prill 2011
Barzalji karikon Juventusin: "Të ringrihemi në klasifikim"
"Mungojnë akoma edhe pesë ndeshje. Tani duhet të kalojmë me sukses ndeshjen në shtëpi kundër Katanias dhe më pas do të kemi përballë ndeshjen kundër Lacios, një përballje direkte dhe shumë e rëndësishme. Por, përpara gjithçkaje kemi përballjen e të shtunës në mbrëmje". Juventusi ka për detyrë të provojë të japë gjithçka për gjithçka në këto ndeshjet e fundit të kampionatit, dhe të arrijë të sigurojë një vend në Europë. Beson shumë fort qendër mbrojtësi bardhezi Andrea Barzaljo.
Pas barazimit të Palermos me Milanin në gjysëm finalen e parë të Kupës së Italisë, në fakt, kualifikimi për në Europa Ligë sezonin e ardhshëm mund të komplikohet shumë. Palermo, duke shkuar në finale, do t'i hiqte mundësinë vendit të shtatë në renditje të dilte në Europën e vogël. "Është një rezultat shumë i mirë për ata dhe në shtëpinë kanë mundësi të mëdha për të kaluar në finale, është shprehur Barzalji, duke folur për "Sky Sport", duke parë sesa e vështirë është të luash të Siçili. Ne, ndërkohë duhet të ngjitemi në klasifikim dhe të arrijmë të shkojmë në Europë me forcat tona dhe pa parë rezultatet e skuadrave të tjera".
Për Barzaljin ka ardhur momenti të kryejë një bilanc në nivel personal deri në këtë moment nga janari kur ka mbërritur: "Kam mbërritur me një dëshirë të madhe, duke parë që rikthehesha në Itali, në një skuadër të madhe. E njihja më parë trajnerin Del Neri dhe shumë shokë të skuadrës, kështu që të ambjentohesha ka qenë e thjeshtë, edhe sepse flasim shumë me njëri-tjetrin dhe ekziston një marrëdhënie e mirë me të gjithë grupin". /JUVENEWS.TK/