26 prill 2011

Bogdani, gola sa Del Piero dhe Amauri


Kishte vite që nuk shihej një Erjon Bogdani i tillë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur në kuotën e 7 golave një javë më parë, një ecuri që i ngjason asaj me Sienën 4 sezone më parë.

Veç kësaj, ai konsiderohet si një nga futbollistët më të vlefshëm të Serisë A për momentin, pasi i ka dhënë Cezenës 14 pikë me golat e tij. Ndërkohë, në renditjen e golshënuesve, Bogdani ndodhet në të njëjtën kuotë me Alesandro Del Pieron e Juventusit, Amaurin e Parmës apo Zaraten e Lazios.

Por, si Del Piero, ashtu edhe Zarate, kanë shënuar edhe me penallti, pa llogaritur faktin që luajnë në ekipet e dorës së parë. Bogdani është në të njëjtën kuotë golash edhe me Mikolin e Pinijën e Palermos, si edhe me Krasiç e Palasio.
/JUVENEWS.TK/