26 prill 2011

Amauri mbetet te Parma


Sulmuesi Carvalho Amauri synon që karrierën ta vazhdojë te skuadra e Parmas ku edhe është i huazuar nga Juventusi deri në fund të këtij edicioni, njoftojnë të hënën mediumet italiane.

Amauri 30-vjeçar në janar u huazua te Parma dhe deri më tani ka shënuar shtatë gola në 11 paraqitje. "Prej ditës së parë te Parma kam ndier vetëbesim të madh, gjë të cilën nuk e kisha te Juventusi.

Dua të tregoj se jam kampion i vërtetë, kështu që do të kisha dashur karrierën ta vazhdojë te Parma për të dëshmuar vlerat e mia", është shprehur Amauri.
/JUVENEWS.TK/