30 prill 2011

Merkato/Mançini: "Në fillim objektivat, më pas do të flas me Tevez"


Është konsideruar nga shumë njerëz si një prej protagonistëve të mundshëm të merkatos së ardhshme verore dhe, fjalët e shprehura nga Roberto Mançini për gazetën angleze "Daily Mail", nuk do të bëjnë gjë tjetër tjetër veçse do të shtojnë më shumë zërat që e shikojnë atë larg nga Manchester Siti. Trajneri italian në fakt, ka folur për një largim të mundshëm të argjentinasit Karlos Tevez në fund të sezonit:

"Duhet të flasim me të përsa i përket qendrimit të tij të mëtejshëm në skuadrën tonë, por kemi kohë për ta bërë, për momentin, për ne prioritare është të arrijmë të triumfojmë në Kupën e Anglisë dhe të sigurojmë vendin e katërt në renditjen e përgjithshme të Premier Ligës. Pasi të kemi arritur objektivat tonë do të flasim me të, qendrimi i tij, ndërkohë nuk mendoj se varet nga arritja e një vendi që vlen Champions Ligën apo jo".

Roberto Mançini ka folur edhe për të ardhmen e tij në bankinën e Bluve të Manchesterit: "Unë dëshiroj të qendroj te Siti. Kam punuar shumë fort këtu dhe do të më vinte shumë keq t'ia dorëzoja skuadrën ndonjë tjetër njeriu pas gjithë kësaj pune që kam kryer. Dëshiroj të përqendrohem ekskluzivisht te Manchester Siti dhe të arrij vendin e katërt dhe fitoren në Kupën e Anglisë".
/JUVENEWS.TK/