S’largohet nga “Zonja e Vjetër”
Portieri i Juventusit, Xhixhi Bufon ka bërë me dije se nuk dëshiron të largohet nga “Zonja e Vjetër”.
Roma është skuadra që synon që gjatë verës ta sjellë në “Olimpiko”, “gardianin” e Juves, por Bufon ka mohuar largimin.
“Juventusi është i interesuar për mua dhe unë dua të fitoj tituj me këtë skuadër”, ka thënë Bufon.
Ai ka shtuar se tashmë skuadra duhet të gjejë rrugën e fitoreve, në mënyrë që të sigurojë një vend në kupat evropiane. /JUVENEWS.TK/