Të mërkurën Marotta do të jetë në Liverpool për Aquilani-n
Sipas zërave që qarkullojnë nga redaksia e TuttoJuve.com, mes të mërkurës dhe të enjes drejtuesit bardhezinj do të jenë në Liverpool për të trajtuar blerjen e Alberto Aquilani, që është caktuar në 16 mln euro kur u huazua këtë verë.
Shpresohet për një ulje rreth 3-4 mln euro. Marotta dhe Paratici kanë të drejtë ta trajtojnë deri më 30 Maj. Javën e ardhshme do të zbresë në Liverpool edhe agjenti i Albertos, Franco Zavaglia. /fcjuventus-news/