22 prill 2011

Edhe Nedved është për Mancini-n


Profil i larë, ambicie të mëdha, eksperiencë ndërkombëtare, strateg taktik dhe me një debulesë të vjetër për Zonjën e Vjetër. Pavarësisht se shumë juventinë kujtojnë me mëllef të kaluarën e tij interiste, Roberto Mancini shihet se guida ideale për Juventusin.

Uria për kupa e Mancio-s është e njejtë me atë të Juves, në agjerim prej vitesh tashmë:
“Dua gjithcka, FA Cup, dhe kualifikim për në Champions”- deklaroi ai nga Manchester.

Të shtunën, më 14 Maj, City i tij do të përballet me Stoke në finalen e kupës:
“I kuptoj mbështetësit tanë që duan të kthehen të fitojnë dicka pas 35 vjetësh, por për ne hyrja në Champions është themelore dhe jo vetëm nga pikëpamja ekonomike. Kemi nevojë që të luajmë me ekipet më të mira në Europë, në mënyrë që të përmirësohemi”

Kandidatura e Mancini-t mbështetet edhe nga Pavel Nedved, shok i tij i skuadrës në kohët e arta të Lazio-s dhe tanimë këshilltar i presidentit Agnelli. Ceku ka hedhur fjalë të mira për të dhe duket se ka gjetur edhe mbështetjen e Moggi-t, i cili tani është kthyer në një sugjerues të Juventusit.

Operacioni duket i përballueshëm ekonomikisht. Mancini do të pranonte një ulje të pagës aktuale prej 3.5 milion euro që përfiton nga sheiku Mansour. Përvec të të pandarëve Salsano dhe Carminati, në stafin e tij teknik mund të kthehen edhe dy njohje të vjetra të Juves: Lombardo dhe Platt. Por ajo që entuziazmon më shumë ambjentin bardhezi janë emrat që tekniku mund të sillte me vete.

Bëhet fjalë për Nigel De Jong, i cili vlerësohet rreth 16 milion euro, Dzeko, Ëright- Phillips dhe Kolarov. /fcjuventus-news/