26 prill 2011

Montolivo drejt Interit


Mesfushori i Fiorentinës, Ricardo Montolivo, në fund të këtij edicioni do t'i bashkohet skuadrës së Interit, shkruan të hënën "La Gazzetta dello Sport".

Montolivo ka kërkuar të largohet në Fiorentina, pasi nuk është i kënaqur me sukseset e klubit. Mesfushori i Përfaqësueses së Italisë mësohet se tashmë ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me Interin.

Ai ka kontratë me Fiorentinën deri në qershorin e vitit 2012, kurse interesim për të ka treguar edhe skuadra e Juventusit.
/JUVENEWS.TK/