26 prill 2011
Buffon: “Të mos humbasim dinjitetin”
I intervistuar pas ndeshjes nga gazetarët e Sky Sport, Buffon bën një përmbledhje të situatës aktuale në kampin bardhezi, shpreh mendimin për punën e Del Neri-t dhe për kontratën e tij:
“Është një moment delikat. Duhet të mos lëmë më pikë rrugës dhe të japim maksimumin në ndeshjet e mbetura. Tashmë duhet të luftojmë për të mbrojtur dinjitetin. Del Neri është një trajner i zoti dhe nuk duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për cfarë po ndodh. Cuditem pse trajnerët duhet të jenë gjithmonë ata që paguajnë për cdo problem”
Për sa i përket kontratës së tij:
“Unë kam një kontratë deri në 2013 me Juventusin dhe dua të vazhdoj të fitoj sa më shumë të jetë e mundur me këtë fanellë”. /fcjuventus-news/