Del Piero, shënuesi më i mirë
Sulmuesi i Juventusit, Alessandro del Piero, është bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Itali për gola të shënuar për një skuadër të vetme, shkruajnë mediumet e huaja të hënën.
Del Piero me dy golat e shënuar në fundjavë kundër Catanias ka arritur në kuotën e 283 golave të shënuar për një skuadër. Ai ka thyer rekordin e legjendës së Interit, Giuseppe Meazza pati arritur të shënojë 282 gola.
Del Piero golin e parë për Juventusin e ka shënuar më 19 shtator të vitit 1993 kundër Regginas. /JUVENEWS.TK/