26 prill 2011

Guidolin vëzhgohet nga Juventus


Trajneri i cili po bën mrekulli me Udinesen, Francesco Guidolin është duke u përcjellur nga zyrtarët e Juventusit.

Pas dështimit të ish trajnerit të Sampdorias me Juventusin, Luigi Del Neri, “Zonja e Vjetër” po kërkon një trajner që do ja sjell lavdinë e dikurshme të klubit.

55 vjeçari ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2013, por sipas marrëveshjes Guidolin mund të largohet vetëm nëse klubet paguajnë 7 milion euro për klauzolën e italianit.
/JUVENEWS.TK/