26 prill 2011

Giovinco mbetet në Parmë


Sebastian Giovinco, sipas gjitha gjasave, do të luajë në Parmë edhe sezonin e ardhshëm, ka njoftuar menaxheri i tij, Claudio Pasqualin.

Reprezentuesi italian aktualisht është i huazuar te Gialloblu nga Juventus, por Parma ka opsion të blejë pjesën e mbetur të kontratës së tij.

“Do ët shohim se çka do të ndodhë me Giovincon. Jemi duke biseduar me Juventusin, por besoj se Parma do të shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij. Mund të them se Sebastian do të mbetet në Parmë edhe për sezonin e ardhshëm”, tha Pasqualin për Sky Sport 24. /
JUVENEWS.TK/