30 prill 2011

Nga Elkann tek El Kun hapi është i vogël


Do të jetë e vështirë ta shikosh bardhezi. E para sepse kushton shumë, e dyta sepse është shumë i fortë dhe së fundmi lojtarët shumë të fortë, ky Juventus nuk i blen. E thënë kjo, tashmë le të shpjegojmë zërat që qarkullojnë në merkato, të cilat flasin për një sulm të Juves në drejtim të tij.

Fatmirësisht emrat që ndiqen janë të duhurit: Tevez, Benzema dhe së fundmi Aguero. Ylli argjentinas, pas një viti të shkëlqyer, po kalon një periudhë ulje e ngritjesh, por mbetet një lojtar i madh. Për të mos zhgënjyer përsëri tifozat duhet hapur portofoli.

El Kun kushton shumë. Kontrata me lojtarin do të arrij për një shumë vjetore prej 3.5 mln euro + bonuse. Për të bindur Atletico-n do të duheshin 15/20 mln euro + ndonjë lojtar. Flitet për Momo Sissoko dhe Iago që është në huazim në Segunda Division, pa harruar Tiago-n që aktualisht ndodhet në Madrid.

Nëse do të realizohet do të ishte një goditje e shkëlqyer edhe në nivelin e imazhit të Juventusit të ri. /fcjuventus-news/