26 prill 2011

Thesari i Juves


Ishin lojtarë për Juven, por fatkeqësisht në Torino kane hasur vështirësi dhe po rilindin tjetërkund.

Flasim për lojtarë që janë në pronësi të Juventusit dhe që mund të rezultojnë të frytshëm në marrveshjet e ardhshme të merkatos. Historia kalon nga Parma, Bari, Bologna, Siena, Modena.

Para kalohet nga Parma ku ndodhen Amauri dhe Giovinco. I pari, me 7 gola është rikthyer bomberi i mëparshëm, i paguar shumë shtrenjtë për ta sjellë nga Palermo. Amauri me këtë rendiment po fillon të bëhet i famshëm në merkato. Mirë për të, por edhe për Juventusin e cila mund ta shesi shtrenjtë.

Ndryshe situata e Giovinco-s i cili mund të mbetet tek Parma, por që kërkohet edhe në Spanjë. Një lojtar që të vjen keq ta humbasësh sepse e meriton Juventusin.

Pastaj shkojmë në Bari ku Almiron po rikonfirmon sezonin e mirë të zhvilluar vjet. Ashtu si ai edhe Ekdal qe ka treguar se sa vlen pas vitit të mirë të kaluar në Siena. Pastaj në Modena ndodhet Pasquato, një nga të rinjtë më të mirë të kampionatit të Serie B dhe në Siena ndodhet Morrone, një lojtar kyc i kombëtares Under 21 të Ferrara-s.

Një thesar i vogël ky në duart e Marotta-s, i cili duhet të kuptojë edhe të ardhmene Martinez dhe Iaquinta, dy lojtarë që nuk kanë përmbushur pritshmëritë. Edhe ata janë shumë të kërkuar në Skoci dhe në Firence. /fcjuventus-news/