25 prill 2011
Del Neri u kap me gjyqtarin Bergonzi
Barazimi në kohën shtesë i Katanias, ka inatosur trajnerin: Fundi ishte i ndikuar, ashtu edhe shtesa
Është një Del Neri i vendosur për të kundërshtuar, ai që komenton barazimin “in extremis” kundër Katanias. Në shënjestër të trajnerit bardhezi është arbitri: “Bergonzi ka bërë një gabim trashanik tek ai faull,” shprehet duke iu referuar goditjes së dënimit të golit të fundit. “Melo nuk mund ta tërhiqte krahun.
Ne japim gjithçka që mundemi, por disa gabime kushtojnë shumë. Është arbitri i dytë ai që jep shtesë mbi shtesën.
E ardhmja ime?
Do të shohim në fund.” Faji nuk është i gjithi i arbitrit dhe Del Neri nuk e fsheh ndonjë problem:
“Kemi luajtur një ndeshje të keqe në krahasim me rëndësinë që kishte për ne. Kjo duhet të na bëjë të mendojmë,” tha trajneri bardhezi. “Nuk mund të lejojmë të rikuperohen 2 gola, kemi bërë edhe ne gabime.
Nuk është se nuk bëmë asgjë për të shënuar golin e 3-të, por duhet të jemi më shumë të kujdesshëm, duhet të jemi më të aftë për të qenë të vëmendshëm. Një skuadër e Serisë A nuk mund të dështojë një kundërsulm me 4 kundër një lojtari kundërshtar.”
Deri këtu janë përmendur gabimet e Juves, por sipas trajnerit të “Zonjës” edhe arbitri ka gabuar: “Fundi ka qenë i ndikuar, ashtu dhe shtesa. Na janë akorduar 2 goditje dënimi, 15 dhe 45 sekonda pasi kishte mbaruar shtesa,” dhe më pas sulmon në rastin kur Bergonci bëri gabimin trashanik.
“Nuk është hera e parë, duke parë që na ka ndodhur edhe kundër Kievos. Melo nuk mund ta tërhiqte krahun. Po paguajmë shtrenjt atë që ndodh, më vjen keq. Ne mund të japim maksimumin tonë dhe duhet të maturohemi, por edhe situatat në fushë na kanë penalizuar shumë.”
Trajneri bardhezi mund të ngushëllohet me performancën e Grosos dhe Del Pieros:
Groso ka rilindur?
Do të thotë se diçka më të mirë po bëjmë, jam i kënaqur për të, e kam parë teksa rritej,” komenton ai.
Del Piero?
Ka qenë vendimtar, 37 vite janë shumë dhe në fund duhet të marrë frymë, por më bëhet qejfi për të.” /JUVENEWS.TK/