25 prill 2011
Del Piero arrin një rekord të ri
Alessandro Del Piero dje ishte shumë i zhgënjyer pas ndeshjes, por si zakonisht nuk u tërhoq përballë vështirësive dhe analizoi barazimin me Catania-n që ishte kurorëzimi i sezonit të dytë rradhazi katastrofal.
Sic na sjell La Gazzetta dello Sport, për të 15 vit, Del Piero arrin të shënojë një numër dyshifror golash, që e bën të kalojë Filippo Inzaghi-n dhe është njëkohësisht golashënuesi më i mirë i Juventusit për këtë vit (Matri ka shënuar pjesën më të madhe të golave tek Cagliari).
Në karrierën e tij si profesionist ka shënuar 312 gola, 283 nga të cilët me Juventusin(rekord absolut: është lojtari që ka shënuar më shumë me të njejtën fanellë). Ka shënuar 184 gola në Serie A (arrihet Batistuta).
Një legjendë e gjallë, që ndonjë tifoz me probleme kujtese e kundërshton. Alessandro është e tashmja e Juventusit dhe për sezonin e ardhshëm mund të jetë akoma e ardhmja nëse drejtuesit kujtohen t’i rinovojnë kontratën... /fcjuventus-news/