29 prill 2011

Juventusi, 100 milion për Mancinin


Ka disa ditë që një fakt shfaqet qartë, Roberto Mancini është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Juventusit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Trajneri italian i Manchester Cityt është në krye të listës së drejtorit të përgjithshëm, Giusepe Marotta, të cilin e ndjekin portugezi i Portos, Andre Vilas Boas.

Por, për momentin ish-trajneri i Interit nuk u ka dhënë ende asnjë përgjigje krerëve të klubit torinez, pasi për momentin është i përqendruar në blindimin e vendit të katërt në Premier League dhe te finalja “FA Cup”, kundër Stoke Cityt më 14 maj. Pikërisht kjo datë është edhe ultimatumi i Juventusit për të marrë një përgjigje përfundimtare nga ana e Roberto Mancinit.

Kjo do të thotë që Juventusi duhet të presë një telefonatë dhe një përgjigje konkrete nga trajneri i Sitit brenda 14 majit. Juventusi ka kontaktuar disa herë me Roberto Mancinin në muajt e fundit, ndërkohë që në javën e kaluar, menaxheri i tij ka qenë i pranishëm në një mbledhje me drejtorin Marotta dhe presidentin Angeli, në selinë bardhezi.

Aty, krerët e klubit torinez kanë kërkuar të kuptojnë kushtet e Roberto Mancinit për t’iu bashkuar Juventusit, dhe hapi i parë ka qenë paga 3.5 milionë euro në sezon.
/JUVENEWS.TK/