23 prill 2011
Juventusi, në Çeçeni më 11 maj për 1 milion euro
Ndonëse bardhezinjtë janë ende në luftë për objektivin e tyre sezonal, kjo nuk do t’i ndalojë djemtë e trajnerit Xhixhi Del Nerit të luajnë një miqësore në Çeçeni përpara ndeshjes me Parmën në kampionat.
Juventusi do të jetë i ftuari i nderit për stadiumin e ri të skuadrës së Terek Groznit, e drejtuar nga trajneri Rud Gulit.
Ky operacion do të sjellë në arkat e klubit bardhezi një përftim prej 1 milion eurosh, shifër kjo që do të paguhet nga presidenti i klubit çeçen, Ramzan Kadirov.
I ftuar nderi në ceremoni do jetë edhe ish-juventini, Zinedin Zidan. /JUVENEWS.TK/