23 prill 2011

Menez goditet me gurë nga tifozët


Ka arritur kulmin tensioni në Romë pas paraqitjeve të fundit zhgënjyese të skuadrës verdhekuqe. Një tension që ka shpërthyer në një sulm ndaj Zheremi Menez.

Pas ndeshjes së humbur kundër Interit, francezit, i cili po dilte nga stadiumi, i janë afruar disa njerëz me motorr dhe më pas e kanë goditur me një gur, që ka thyer xhamin e përparmë të makinës së tij. Ditën pasuese lojtari ka shkuar në polici. Fjalët e tij kanë qenë të qarta: “Eshtë një qytet të çmendurish”.

Në këtë pikë është e qartë se lojtari do të largohet shpejt nga kryeqyteti i Italisë, të cilin e ka përkufizuar edhe për shkak të zemërimit, “një qytet m…”. Pas këtij episodi, Menez është mbyllur në dhomën e hotelit ku jeton dhe nuk ka pranuar të dalë prej andje.

Ka qenë drejtuesi i Romës, Xhian Paolo Montali, që e ka bindur francezin se pjesëmarrja në seancën stërvitore do t’i bënte mirë. Ai ka shkuar me vonesë në Trigoria, dhe ky ka qenë edhe shkaku i sherrit me trajnerin Montela, para dy ditësh. /JUVENEWS.TK/