22 prill 2011

Kundër Catania-s, Matri - Del Piero


Po bëhet gati lista e të grumbulluarve të Del Neri-t kundër Catania-s. Në listën e atyre që do të jenë të pranishëm të shtunën spikat rikthimi i Chiellini, por që nuk do të aktivizohet nga minuta e parë për të mos u rrezikuar.

Për sa i përket Del Piero-s që ka rekuperuar plotësisht nga dëmtimi, do të kthehet në sulm përkrah Matri-t në skemën 4-4-2. Kthehet në dispozicion edhe Storari, për një një gripi që e kishte zënë në mesjavë.

Balotazhi mbetet në mbrojtje, mes Grosso dhe De Ceglie. /fcjuventus-news/