23 prill 2011
Juventus: Shumë blerje, por dhe një trajner
Juventusi synon Alberto Xhilardinon për sezonin e ardhshëm.
Lajmi jepet si i sigurt.
Por në ditët e kaluara është shpërndarë një zë në lidhje me tratativën për Tevez, i cili duhet bindur të pranojë projektin e bardhezinjve.
Megjithatë, të shumtë janë ata që mendojnë se do të jetë e vështirë, kur do t’u duhet të mos luajnë në Champions League.
Xhilardino e Tevez janë vetëm dy nga lojtarët e ndjekur nga klubi torinez, pasi më pas janë edhe Montolivo e Pirlo edhe pse lista nuk mbaron këtu. Vetë Marota ka deklaruar se në verë do të bëhen investime të mëdha për të paktën tre emra, por pa e përmendur trajnerin.
Ndërkohë që Del Neri nuk gëzon më respektin e tifozëve, pasi nuk ka bindur me lojën që ai ka propozuar. Prandaj kandidat është Mançini i Mançester Sitit, i cili mund të përdorë modulin 4-3-1-2 ose 4-2-3-1. Por në listë është edhe trajneri Vijas Boas i Portos. /JUVENEWS.TK/